Nuk mund të mohohen pesëdhjetë vjet histori!

Nga Wikibooks

Nuk mund të mohohen pesëdhjetë vjet histori!


Në baltën e kohës,

shumë shqiptarë po zhgërryen,

anti-komunizmin,

në një modë e kthyen!



E ktheu në modë,

gati çdo njeri,

si e si ta nxijë,

me kalem të zi!



Një dreq e një djall,

në shpirt i ka kapur,

në demokraci,

dhe s’flasin dot hapur!



S’di se ç’gjak i shprishur,

u rrjedh nëpër vena,

po ku ishin fshehur,

gjithë këta legena?!



Komunist me teserë,

unë s’kam qenë kurrë,

po thotë të vërtetën,

ai që është burrë!



Po kemi jetuar,

bashkë në Shqipëri,

dhe të gjithë e dimë,

atë histori!



Shumica akoma,

jemi gjallë-për dreq,

dimë çfarë u bë mirë,

dimë çfarë u bë keq!



Neve ishim vendi,

gjysëm feudal,

në Dyzet e Katrën,

çdo gjë qe skandal!



Ndodhi mrekullia,

vetëm në pak vjet,

Shqipëri e vogël,

u bë super shtet!



Bënë njerëzit e thjeshtë,

një punë kolosale,

dhe shpunë socializmin,

deri lart në male!



Gati i gjithë vendi,

qe analfabet,

analfabetizmi,

u zhduk për dhjetë vjet!



Pesë shkolla të mesme,

kish vendi komplet,

po ngritëm shumë shpejt,

universitet!



Universitet,

dhe shumë institute,

vetëm dhjetë vjet,

nga fundi i një lufte!



Ata qé fashizmit,

dërrmën vetë i dhanë,

shpejt zhdukën malarien,

gjithë kënetat thanë!



E dinë shumë mirë,

po s’e thonë legenat,

si lokomotivat,

i ndezën sirenat!



Ju që po lexoni,

sot vargjet e “Ditës”,

si mund të harroni,

dhe “Rrugën e Dritës?!”



Një shtet dinjitoz,

u bë Shqipëria,

falas gjithë arsimi,

edhe shëndetësia!



Po rritej kultura,

mbarëpopullore,

përmbi errësirën,

pesë shekullore!



Vendi menjëherë,

nuk u ngjit në maja,

po shqipja jetonte,

me bukën e saja!



Armiq të betuar,

kishim rreth e rrotull,

po nuk u mposht kurrë,

ky vend e ky popull!


Arben Duka