Ndonjëherë them:”Rama le t’i ngrejë monument djallit të zi, vetëm këta të mbajë larg pushtetit!”

Nga Wikibooks

Unë shkruaj e shkruaj,

por inat nuk mbaj,

e për të urryer,

s’e kam hiç kollaj!.



Mëria-urrejtja,

askujt s’i bëjnë mirë,

s’ka gjë më të vyer,

se zemra e dlirë!.



Dhe unë ndonjëherë,

nga vetvetja dal,

kur shoh e dëgjoj,

një njeri skandal!.



Që të shoh TV-të,

jam i detyruar,

sepse kjo rubrikë,

përditë duhet shkruar!.



Nëse nga satira,

një ditë dorë do hiqja,

asnjë emision,

edhe lajm s’do ndiqja!.



Ka kohë që Saliun,

nuk e kam dëgjuar,

por është një Monikë,

që ja ka kaluar!.



Që ja ka kaluar,

Saliut dhe pikë,

edhe në fjalor,

edhe në logjikë!.



Kur Monën tek “Opën”,

të premten kam parë,

Ilirin e shpalla,

Hero Kombëtar!.



Nëse një mallkim,

më kërkoni mua:

“Të rëntë në pjesë,

një e tillë grua!.”



Në kazan të Ferrit,

natë e ditë do gjendesh,

dhe është e sigurtë,

që shumë shpejt do çmendesh!.



Të premten nga “Open”,

u pataks mileti,

nga pisllëku i fjalës,

dhe vulgariteti!.



Po si mund të flasi,

kaq shumë një njeri,

si Kallashnikov,

veç me breshëri!.



Rama bën shumë mirë,

që nuk reagon,

se helmi i fjalës,

s’dihet sa thellë shkon!.



Po ato ekrane,

ku ndyrësi fliten,

disa miliona,

duhet të gjobiten!.



Duhet të gjobiten,

të falimentojnë,

që perversitetin,

mos propogandojnë!.



Peza kur dëgjonte,

Monikën si fliste,

atë emision,

duhet ta braktiste!.



Dhe Manastirliu,

plot nur e finesë,

duhet që të ikte,

fare pa pendesë!.



Socialistët ndryshe,

s’kanë si reagojnë,

në këto debate,

nuk duhet të shkojnë!.



S’duhet që të futen,

në këto siklete,

ta lënë opozitën,

të flasi me vete!.



Dhe Ramës me vete,

po i them tani:

”Ngriji monument,

dhe Djallit të Zi!.”



Kështu them se thotë,

shumicë e miletit,

vetëm këto mostra,

mbaji larg pushtetit!



Trembëdhjetë vjet para,

me shtetin jam ndarë,

por s’përshtatem dot,

me këta barbarë!


A.DUKA

25 nëntor 2018