Muzika/Këngëtarë/80
Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Roza Dhami
(Pogradec 22.02.1946)
NË ENCIKLOPEDI
Këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare pogradecare. Rrjedh nga një familje me tradita në muzikën popullore. Aktivizohet që prej vitit 1965, pranë ansamblit artistik të shtëpisë së kulturës “Lasgush Poradeci”-në Pogradec dhe në vitin 1968 punon si këngëtare profesioniste pranë estradës së qytetit të Pogradecit deri në vitin 1990 vit që del në pension. Ka kënduar shumë këngë popullore qytetare pogradecare nën shoqërimin e sazeve të qytetit të drejtuara nga mjeshtri Jashar Nazifi brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe këngëtarin tjetër pogradecar Ilmi Sulollarin. Ndër këngët e tyre përmendim shumë të njohurën “Po bien tre dajre”. Për veçoritë e saj të interpretimit të këngës popullore është vlerësuar nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë me medaljet “Naim Frashëri”, II-III.[1]