Muzika/Këngëtarë/70
Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Demka dhe Hajro[1]
NË ENCIKLOPEDI
“Demka & Hajro” , babë e bir, këngëtarë të shquar të sazeve të Korçës të viteve ‘20-40 dhe interpretues virtuozë në violinë.
I pari është Hajroja me violinë (babai i Demkës), dhe para tij ishte i jati i Hajros-Ibrahimi me violinë. Hajroja hodhi i pari farën që brenda familjes së tij të mbinte shoqëria e sazexhinjve “Demka & Hajro”. Vitet intensive të veprimtarisë së Hajros si sazexhi përfshihen ndërmjet 1890-1920, së bashku me Qamilin e Famës, Arifin me llautë dhe këngëtar etj. Përveç krijimit të shoqërisë “D&H”, Hajros i njihet edhe krijimi dhe interpretimi i “Të qarës së Hajros” apo “Kabaja e Hajros”, e cila mbahej si himn i asaj kohe. Hajroja vdiq më 1920. Të tre djemtë e tij, duke filluar me Demkën, Shefkën dhe Rushanin, u bënë sazexhinj të njohur të viteve 1920-1950. Demka renditet ndër më të shquarit sazexhinj të qytetit të Korçës (1920-1950). Vazhdoi traditën e të gjyshit dhe babait të tij, dhe së bashku me sazet e Cilo Qorit patën ndikimin më të fuqishëm për konsolidimin e muzikës popullore qytetare korçare. Ishte aq i njohur për vlerat e tij saqë shoqëria “D&H” u bë formacioni i parë popullor që mori pjesë në një ceremoni mbretërore, siç ishte dasma e Mbretit Zog. Po me sazet, Demka gjatë një turneu në Itali në vitin 1938, zgjoi interesin e shoqërive diskografike italiane dhe afirmoi veten si një virtuoz i llojit të tij. Ky është tregues i një cikli të plotë që tradita të përcillej më tej. Në vitet ’20 Demka ka patur në sazet e tij Xhemal Gajden nga Përmeti me violinë, Qamilin e Famës me gërnetë, Kiço Podën, Malkën, Qerimenë me dajre dhe këngëtare, Sherifin me llautë etj. Pas viteve ’30, ’40 vërejmë zëvendësimin e brezit të vjetër dhe daljen e të rinjve si Skënder Xhelin me gërnetë, të pasuar nga fëmijët e shumtë të Demkës, ndër ta përmendim Sazanin dhe Abazin me fisarmonikë, etj. Atyre siç thuhet në popull: babai “U kishte futur në gjak muzikën”. Me sazet, Demka aktivizohej kryesisht nëpër dasma dhe në lokalet qëndrore të Korçës. Regjistrimet diskografike i kanë bërë kryesisht pranë “ODEON-it”,por një pjesë e tyre ka qënë regjistruar edhe pranë Radio-Tiranës dhe më vonë tek Radio-Korça …Demka vdes në vitin 1947.” Një ndër tiparet më dalluese të repertorit muzikor të sazeve të këtij qyteti për këtë periudhë, ka qënë mbizotërimi i repertorit muzikor me vegla në krahasim me atë vokal. Ky fakt e ka një shpjegim, i cili lidhet me traditën muzikore pararendëse në fushën e veglave muzikore popullore, e po aq me interpretuesit e saj të shquar të cilët e kishin kultivuar këtë orientim. Në këtë kohë në Korçë, përveç formacioneve të sazeve përmenden edhe shumë interpretë të tjerë të shquar në vegla popullore si bakllamaja, llauta, fyelli. Ndikimi i muzikës me saze të qytetit të Korçës si dhe në përgjithësi i sazeve të jugut, do të konstatohet më vonë edhe në interpretimet e këngëtarëve lirikë si Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko apo dhe të kompozitorëve si Thoma Nasi, Kristo Kono etj,.
Regjistrimet e shoqërisë “Demka & Hajro”-Korçë realizuar pranë “ODEONIT”:
- ab 242. Bej me se ma munde Qyqen. Kenduar prej Cobanit
253. Ibrahimi Tepelenes.Kenduar prej Cobanit - ab 243. As o Perendi me bej nje Pasha.Kenduar prej Cobanit
259. Pare kush t’a preu fustane. - ab 244. Edhe guret e sokakut. Kenduar prej Cobanit
258. Kenga e Hajros (Rush kuq i bardhe). - ab 245. Per mbi Tepelene ma kishe shtepine.
256. Ky Bilbil c’asht nje zog. Kenduar prej Cobanit - ab 239. Gjarperushke e Malit (Gernete). Lojtur prej Qamilit
252. Kenge e Carcis Topullit. Ibrahim Leskoviku. - ab 254. Kenge e Mahmudise. Kenduar prej Cobanit
246. Ne merak me shkoi jeta. Ibrahim Leskoviku - ab 236. Dyshe Berati (Valle). Lojtur prej Rushanit
234. Kenga e Jorgaq Beut. Kenduar prej Cobanit - ab 237. Valle Devollice. Lojtur prej Qamilit
264. Ali Pasha - ab 238. E qare e Malkes (Gernete). Lojtur prej Qamilit
263. Atje ku gjendet bukuria. Ibrahim Leskoviku - ab 240. Valle Dule Beut (Vllahce). Lojtur prej Qamilit
260. Ti moj sycke vetull Gjerpere. Kenduar prej Cobanit - ab 241. Valle Kolonjarce. Lojtur prej Rushanit
261. Ne Cipe te shamis lidhur nje flori.Kenduar prej Cobanit - ab 228. E qara e Hajros. Lojtur prej Rushanit
255. Behari c’u lulezua. Kenduar prej Ibrahim Leskovikut - ab 229. E qara e Malkes te Merenkes. Lojtur prej Rushanit
235. Po si Fleta Engjell i Zotit. Ibrahim Leskoviku - ab 230. Qan e Ama te Bire. Lojtur prej Rushanit
233. Si kur me nxjerr xhevaire. Kenduar prej Cobanit - ab 231. Avazi i Abidim Dudumit. Lojtur prej Rushanit
257 Zoge ku me qenke ritur. Kenduar prej Cobanit - ab 232. Me te qare me Gernete. Lojtur prej Qamilit
262. A po pelcas. Kenduar prej Ibrahim Leskovikut
Literatur:
- Bubani. Gjergj, “Vdekja e Ajros”, tek “Shqipëri e Re”, 1920, 20 Shtator;
- Tole. Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë, 1998 etj.