Muzika/Këngëtarë/310
Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi
Bilbil Vlora[1]
( Përmet 1883 † Vlorë 1948)
NË ENCIKLOPEDI
Bilbil Vlora këngëtar popullor dhe muziktar i shquar në gërnetë, figurë qëndrore e muzikës popullore qytetare dhe e sazeve të Vlorës të viteve ‘30-40 së bashku me vëllanë e tij Asim Cenaj (1917-1949). Njëri me gërnetë dhe tjetri me violinë, u krijua bërthama e parë e qëndrueshme e sazeve të cilat më vonë do të mbanin emrin “Shoqnia e Zotit Bylbyl”.
Familjen Ceno-Vlora disa e konsiderojnë të ardhur nga Gjirokastra, të tjerë i quajnë sot me të drejtë vlonjatë, ndërkohë që origjina e vërtetë e familjes së tyre është nga Përmeti. Bilbili e mësoi gërnetën nga i jati-Abdyli. Më 1922 fillon aktivizimin si saze kryesisht të përbëra nga elementë të familjes. Pas një dasme në Kaninë, sazet e tij filluan te pëlqeheshin, duke u futur natyrshëm në jetën e qytetit. Më 1925, dalin jashtë Vlorës për të bërë muzikë në Berat. Po më 1925, sazet e Bilbilit ftohen në qytetin e Shkodrës nga familja Marubi me ndërmjetesine e Shtjefën Gjeçovit dhe Dom Mark Vasës, i cili punonte në këtë kohë në kishën katolike të Vlorës. Në vitin 1927 dhanë koncerte në Leçe të Italisë. Në vitet ’40, vendi me i pëlqyer i tyre, por në përgjithësi i muziktarëve popullorë të Vlorës, kanë qënë pijetoret e Osmanllinjve dhe të Moneve. Holli i shtepisë së Eqrem bej Vlorës ka qënë gjithashtu një nga vendet e pëlqyera ku bënin muzikë sazet e Bilbilit. Ashtu si dhe në rastin e muzikës me saze të qyteteve toske, edhe sazet e Bilbil Vlorës u orientuan për nga folklori tradicional i fshatit. Për këtë arsye, Bilbil Vlora do të mbetet një nga reformuesit kryesorë të këngëve qytetare vlonjate me saze, të mbështetura mbi ato polifonike popullore me iso, si dhe autori i strukturimit të “Kabasë labçe-labërishte” me gërnetë Kjo është e dukshme në të, pasi kënga qytetare e Vlorës është e përngjashme me këngët fshatare pa saze të fshatrave përreth si: Kaninë, Drashovicë, Oshëtimë, Panaja, Cerkovinë, të cilat u bënë thelbi i këngës së re qytetare vlonjate. Kuptohet që praktika e sazeve e zgjidhi këtë çështje në vijueshmëri dhe në përputhje me traditën pararendëse. Kështu, këngët “labçe” me saze krijuan realitetin tjetër të madh, që muzika me saze formësoi në këtë kohë. Me realizimin e tyre, u orientua krijimi i repertorit muzikor dhe veçanërisht kënga popullore qytetare labe. Regjistrimet diskografike të Bilbilit janë bërë kryesisht pranë “COLUMBIA”-s. Ndër këngëtarët dhe interpretët e shquar të këngës qytetare labe të kësaj kohe, përmendet edhe Zoj Havaja” etj. Tradita e krijuar në këto vite në këngën dhe, më gjerë, në muzikën popullore qytetare të Vlorës, e vazhdoi pas viteve ’50 formacioni i njohur me emrin “Trioja vlonjate”.
Disqet e Bylbyl Vlorës regjistruar tek “COLUMBIA”. Made in England:
- Pllaka 37698. “Kapitani Las”. Z.Bylbyli me shoqni. Vlonë.
- Pllaka 37697. “Kapitani i Vlonës”. Shoqnija Z.Bylbyli Vlonë.
- Pllaka 37691. “Penxheren e Zotnis. Valle për meççe”. Z.Bylbyli, Vlonë.
- Pllaka 37692. “Alas Taksim”. Shoqnia Z.Bylbyli, Vlonë.
- Pllaka 294291. “Valle me Trish”. Z.Bylbyli me shok. Vlonë.
- Pllaka 294292. “Valle Zylesh”. Shoqnija, Berat.
Shih vlonjate trio.
Literatur:
- “Një bandë popullore në Vlorë”, tek Përlindja e Shqipnies, 1913;
- Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë 1998 etj.