Jump to content

Muzika/Këngëtarë/160

Nga Wikibooks

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Qemal Ponoçi[1]
(Përmet 05.05.1920 † Përmet 04.02.1979)
NË ENCIKLOPEDI


Këngëtar dhe interpretues popullor i këngës dhe muzikës me vegla të qytetit të Përmetit. Qysh fëmijë, nga i jati-Xhemali mëson shprehitë e para në veglën e buzukut. Gjatë viteve të Luftës së dytë botërore, në mënyrë autodidakte mëson fisarmonikën, vegël të cilën e kishin sjellë italianët në Përmet. Qemali është i pari interpretues në fisarmonikë që merr pjesë në sazet e Vangjel Leskovikut e më pas në ato të Laver Bariut. Krahas interpretimit në fisarmonikë, ai ka kënduar një pjesë të repertorit të artë të muzikës popullore përmetare së bashku me sazet e Usta Laverit. Ndër to, shumica të regjistruara pranë Radio-Tiranës dhe Institutit të Kulturës Popullore përmendim “Një natë janari”, “O borzilok”, “Të dielën sahati tetë”, “Ç’ke moj zogë që po qan”, “Pëllumb i Përmetit” etj.


  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare