Jump to content

Muzika/Këngëtarë/150

Nga Wikibooks

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Ludovik Ndoj Gjergji[1]
(Shkodër 13.08.1925)
NË ENCIKLOPEDI


“Artist i Merituar”-1969, këngëtar i shquar i muzikës popullore shkodrane i gjysmës së dytë të shek. XX. Biku (siç e thërrasin që të gjithë në Shkodër), gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër “J.Misja”. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fisarmonikë Karlo Radoja. Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashte shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat I vogel je”, “Jare te due”, etj. Në Shtator 1999, teatri “Migjeni” organizoi 70 vjetorin e lindjes të Bik Ndojës, ku një vend të rëndësishëm zuri edhe koncerti me kengë dhe pjesë muzikore popullore nga më të zgjedhurat nga repertori i jareve të kenduara prej tij në gjithë këto vite. Bashkë me kolegët e tij Shyqyri Alushi, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi etj. kanë qënë dhe mbeten bilbilat e këngës popullore shkodrane. Shumica e regjistrimeve muzikore të tij gjenden pranë Radio-Shkodrës dhe RTV Shqiptar.

Literatur:

  • Zadeja Tonin, “Këngëtari popullor Bik Ndoja”, tek “Jeta e re”, 1976, 1 maj;
  • Caka Frano, “Bisedë me artistin e merituar Bik Ndoja”, “Zëri i rinisë”, 1979, 8 dhjetor;
  • Agolli Nexhat, “Dialog me artistë”, Toena 2000 etj.

  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare