Jump to content

Muzika/Këngëtarë/110

Nga Wikibooks

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Lena Gaço[1]
(Leskovik -1926)
NË ENCIKLOPEDI


Këngëtar dhe muziktar i shquar në lojën në gërnetë. Drejtues i sazeve që mbajnë emrin e tij. Sazet e Gaqo Lenës janë formacioni që jo vetëm lidh kulturat muzikore të qyteteve të Leskovikut me të Përmetit, por dhe paralajmëroi formimin e sazeve më të reja në qytetin e Përmetit. Gaqo Lena në vitet ’40 punon në Përmet dhe po aty mëson gërnetën pranë Usta Vangjel Leskovikut. Megjithëse i ri, futet në sazet e Usta Vangjelit si këngëtar me një repertor këngësh nga më të shquarat si “Hapi syt e zez të na sjellsh beharë”, “Moj kunadhja leshverdhë”, “Këngën e Mahmudisë”, “Vajza e valëve”, “Çupë e Veli Beut me nishan në ballë”, etj. Pas kësaj, në vazhdën e traditës së krijuar nga Vangjel Leskoviku, ngre sazet e tij të përbëra nga Nesimi, Asllan Tarja, Haliti. Në Korçë punon edhe me Usta Cilon, si dhe me Demkën e “Demka & Hajro”. Në Maj të 1945 vjen në Tiranë dhe punon së bashku me Qemal Baton me violinë dhe të shquarin Naxhi Berati. Më 1946 rikthehet përsëri në Përmet e Leskovik. Në Leskovik krahas tij përmenden edhe sazet e Vasil Podës me gërnetë, Llazo Podës me qemane dhe Vangjel Podës me llautë. Sazet e Gaqo Lenës në këtë kohë përbëheshin nga Mitro Apostoli, Kolo Nakja, Fishka dhe Vangjel Janushi. Ata bënë muzikë në Buhal, Kosinë, Këlcyrë, Dangëlli, Lupckë, Frashër, Tremisht, Këlcyrë, Kosovë, Badëlonjë, Bënjë, Lëshicë e deri në Rëzë e Çarshovë. Punon gjithashtu si sazexhi në Lekovik, Kolonjë, Korçë e më tej. Deri në formimin e sazeve të Usta Laver Bariut në vitet 1950, sazet e Usta Gaqo Lenës ishin sazet qëndrore të qytetit. Pas viteve ’50 ushtron veprimtarinë në Leskovik e Kolonjë së bashku me Usta Vangjel leskovikun duke marrë pjesë gjithashtu në të gjitha veprimtaritë e rëndësishme kombëtare. Më 1961 shpërngulet në Tiranë.

Literatur:

  • Tole Vasil S, “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Tiranë 1998 etj.

  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare