Jump to content

Muzika/Këngëtarë/100

Nga Wikibooks

Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Idajet dhe Jashar Sejdiu[1]


Vëllezër, muziktarë popullore të shqiptarëve të Tetovës. Trashëgojnë dëshirën për muzikën popullore nga gjyshi i tyre Jusufi, i cili ishte shumë i njohur si këngëtar popullor. Më 1978 antarësohen pranë SH.K.A “Xheladin Zeqiri” në Tetovë. Qysh në moshë të re këndojnë së bashku dhe në vitin 1978 bëjnë regjistrimet e para pranë Radio-Tetovës dhe më 1979, regjistrohen dhe filmohen pranë televizionit të Shkupit. Në vitet 1995-1999 kanë marrë pjesë në “Odën dibrane”-Peshkopi, dhe më 1995 vlerësohen si “Rapsodët më të mirë” në festivali “Preshevë 1995”. Repertori i tyre mbështetet në këngët tetovare, këngë të cilat janë bërë mjaft të njohura edhe prej interpretimeve të tyre. Përvecse këndojnë të shoqëruar me vegla popullore, ata vetë interpretojnë në disa prej tyre si: çifteli, sharki, def, fyell, etj. Përveçse interpretë të këngës popullore, ata kanë mbledhur edhe një pjesë të këngëve të vjetra të kësaj treve, të cilat i përcjellin më tej me aktivitetin e tyre folklorik. Me këngët e kënduara prej tyre kanë realizuar disa audio-kaseta.


  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare