Mrekullitë e Kur'anit/Zhveshja e një të ardhmeje

Nga Wikibooks

IBRAHIMI NUK U DOGJ

Kur’ani shpalosi perden e ardhmërisë. Duhet që kjo temë të shpjegohet në disa etapa.
Në etapën: koha koherente, qëllimi ishte që bashkohanikët e shpalljes, qofshin besimtarë ose pabesimtarë të njiheshin me vërtetësinë e Kur’anit.
Në etapën: koha e ardhme e largët, qëllimi ishte të provohej vërtetësia e Kur’anit në të gjitha kohërat që do të pasojnë pas shpalljes.
Ky pra, është libri i vërtetë i All-llahut. Sfida këtu ishte dy llojesh për një të ardhme të afërt, si dhe për gjeneratat e më vona. Dëshiroj t’ju paralajmëroj për një gjë shumë të nevojshme, për përdorimin e shkronjës Sin që ka kup-tim(do të) në Kur’an. Siç dihet nga gramatika arabe, SIN nuk shfrytëzohet ndryshe por veçse kur tregon ngjarjet e kohës së ardhme. Kur’ani është i mbrojtur nga çdo shtrembërim dhe leximi tij është adhurim. Ai do të vazhdojë të jetë i mbrojtur deri në Ditën e Gjykimit. Kjo nënkupton se ai nuk pranon ndryshime, zëvendësime ose mohime nga kushdo qoftë. Ai lexohet ashtu si ka zbritur. Paralajmërimet e ngjarjeve në Kur’an janë pjesë e besimit. Kjo edhe mund ta dëmtojë fenë, që në brendësi të saj, atëherë kur vërtetohet se ajo që është paralajmëruar me Kur’an, nuk është e vërtetë. Autori i Kur’anit është i padyshimtë dhe i bindur, se një paralajmërim i tillë do të ndodhë në një të ardhme. Cili nga njerëzit mund të na bindë se ç’mund të ndodhë pas një ore, ose ç’mund të thuhet për paralajmërimet e disa ditëve, ose viteve. Pa dyshim përgjigja do të ishte askush.
Forca e njeriut për ndërtimin e ngjarjeve është e kufizuar. Pengues për të është koha, është vendi. Nëse pohoj, se do ta ndërtoj pas një viti një ndërtesë në këtë vend, unë nuk mund t’ju siguroj, se do të jetoj vetë pas një ore. Nuk mund të gjykoj nëse do të ekzistoj atje ose jo. Ndodh që urbanistika ka plani-fikuar të ndërtojë një spital, treg, ose autostradë. Unë pra, nuk mund të ga-rantoj ato çka mund të ndodhin pas një të ardhme të kufizuar. Ai i cili mund të jetë bindës për këtë, është ai i cili e disponon atë forcë. Vetëm ai është i cili do të jetë bindës, se kjo mund të ndodhë pas një kohe të paracaktuar. Ai i cili do të mund ta bëjë këtë, është vetëm All-llahu i Lartësuar, sikur ato ngjarje t’i përkasin edhe pas mijëra vitesh. Ajo është mbi forcën e mbarë njerëzimit. Nëse Kur’ani ka paralajmëruar, se një gjë do të ndodhë pas disa vitesh, e ajo nuk ndodhi siç tha, por ndodhi pas mijëra vitesh, nuk llogaritet i shenjtë. Por, atë që pohon i Lartësuari, Ai është plotbindës, dhe ajo domosdo do të ndodhë ashtu siç Ai pohon. Të shohim thënien e të Lartësuarit :
“ Grupi do të pësojë disfatë duke u kthyer pas”.67
Kjo sure ka zbritur në Mekkë, kur muslimanët ishin fare pak, dhe të dobët. Omeri i biri Khatabit tha: cili është ai grup i cili do të mundet, kur ne mezi mbajmë vetveten. Kështu paralajmëroi Kur’ani, se islami do të ngadhënjejë në Mekkë. Këto grupe, të cilët do të bashkohen në luftimin e islamit në Mekkë, do të pësojnë disfatë, dhe do të ikin mbrapa. Paralajmërimi ndodhi pikërisht atëherë, kur muslimanët ishin pakicë dhe të dobët. Nuk ishin në gjendje të mbrojnë as veten e tyre. Atyre u paraqitet një ngjarje e cila ishte bindëse, sepse ai që e thoshte, e do ta realizonte atë, ishte All-llahu. Më vonë shohim çudinë.
Velid ibn Mugire, armiku i përbetuar i islamit, ishte i njohur për arro-gancën dhe urrejtjet e tij. Kur’ani thotë, ky njeri është megaloman dhe egoist.
“Ne do ta dëmkosim në turinin e tij”68
Ai do të vritet nga goditjet në hundë. Kur’ani përcakton vendin e goditjeve. Dhe vërtetë, në luftën e Bedrit, u gjet i vrarë dhe përçudi, goditjet i kishte marrë në hundë (turinj). Cili është, ai që mund të tregojë goditjet dhe përcaktimet e tyre. Cili është ai, që mund të garantojë, se çfarë do të ndodhë pas edhe një ore të vetme.