Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit II/Kopertina

Nga Wikibooks

Kopertina


Ballina
faqe
- Kopertina -

Hyrje

Atij, i Cili, kujdeset për të gjitha krijesat e Tij, i mjafto-jnë vetëm këto dy fjalë dhe, këto fjalë, janë në fillim të hyrjes, në Kur’an, El’Hamdu Lil’lah dhe, gjithashtu, në përmbyllje të lutjeve tona. I Lartësuari thotë: “…ndërsa lutja e fundit e tyre do të jetë: Lavdi, është për All-llahun - Zot i botërave”. Falenderimi qëndron në këtë jetë dhe në ahiret, qëndron derisa krijesat janë në jetë si edhe atëherë, kur çdo gjë të kthehet tek Ai.

Do të ishte shumë e vështirë që njerëzimi të gjente formë falenderimi për All-llahun. Sado të mundoheshim për të gjetur formë falenderimi të kënaqshëm, nuk do të arrinim t’a gjenim atë, që e meriton dhe i takon Atij. Për këtë arsye, All-llahu, na mësoi që në fillim të librit të Tij, si t’a falenderojmë Atë, në mënyrë që, të gjithë robërit e Tij t’a falenderojnë njëlloj. Çdo njeri ka nevojë t’a falenderojë Atë, por atyre edhe u kërkohet që t’a bëjnë këtë. Meqenëse, robërit duhet t’a falenderojnë Atë, ata nuk do të ishin në gjendje t’a gjenin mënyrën e duhur të falenderimit të All-llahut të Lartësuar, pran-daj u është kërkuar kjo formë.



Autori:
Muhammed Mutevel-li el Sharavi

Libri:
MREKULLITË E KUR’ANIT
Libri i dytë

Titulli i origjinalit:
معجزة القرآن


Përktheu:
Muhamed Jusufi - Kajolli

Recenzent:
Ajni Sinani

Lektor:
Mimoza Hysku

Korrektor:
Muhamed Jusufi

Përgatitja kompjuterike:
HATT design – Prishtinë

Botimi i parë

Botoi:
Shoqata Kulturore
“Zëri Ynë”- Prishtinë
Tel . ++381 38 228 414
Mob. ++377 44 144 476
e-mail:info@zeriyne.com
www.zeriyne.com


Copyright © Zëri Ynë

Prishtinë 2004


Ballina
faqe
- Kopertina -

Hyrje