Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit II/18

Nga Wikibooks

PASURIA.. AJO QË JEP ALL-LLAHU


Faqe 17
faqe
- 18 -

Faqe 19
Tani, të shohim, se ç’ndodhi me Dhulkarrnejnin, kur arriti tek diga. I Lartësuari, thotë:

“Derisa arriti mes dy kodrave, poshtë tyre, gjeti një popull, me të cilët shumë vështirë ishte për t’u marrë vesh. Ata i thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhux-hët janë shumë (të llastuar dhe pervers) shkatërrimtarë në tokë...”. [1]

Ajeti Kur’anor, vazhdon të na tregojë, kur ata i ofruan atij kundërvlerë, për mundin dhe dijen e tij.

“...atë, që mua ma dhuroi Zoti im (nga pasuria), është shumë më e mirë (se ç’po më ofroni ju), por ju më ndihmoni me fuqi (punëtore), derisa të ngrejmë një digë ndërmjet jush dhe atyre, që kjo pastaj të bëhet e pakalueshme”.[2]

Këtu, kemi të bëjmë me dy dispozita të All-llahut xh.sh., i Cili dëshiroi të na i tregojë, nëpërmjet tregimit të Dhulkarnejnit.

Dispozitën e parë, e nxjerrim nga thënia e Dhulkarnejnit: atë që mua ma dhuroi Zoti im (nga pasuria), është shumë më e mirë. Kjo jep të kuptohet se, njeriu i drejtë dhe i mirë, gjithnjë bën punë të mira. Ai nuk mërzitet për pasuri, e as që punon për t’a grumbulluar e deponuar atë. Ka bindje të plotë, se veprat e mira, të cilat i bën, janë më të vlefshme se sa, ajo që i ofrohet, sepse ajo i mbetet përgjithmonë. Ai e di se, ajo që shpërndahet për bamirësi, nuk humbet, por përkundrazi, ajo shtohet. Ky, qe një prej argu-menteve, se Dhulkarnejni ishte njeri i drejtë. Sikur të ishte njeri, që paraqitej si i mirë, ai, me siguri, do të gëzohej në momentin kur iu ofruan para. Njeriu i tillë, nuk ngopet kurrë me pasuri, ai synon të mirat e kësaj bote. Ai nuk mendon, që pasurinë e tij t’a deponojë tek All-llahu i Lartësuar, i Cili do t’ia shumëfishonte mirësitë.

Me këtë, i Lartësuari, sikur do të na thotë: mos lakmoni pasur-inë, por lakmoni veprat e mira, që ua paraqes juve. Mos ikni nga këto mirësi, kapini ato, sepse këto janë më shumë se pasuri. Këto vepra, do t’ju sjellin dobi, në këtë botë dhe ahiret.

Dispozita e dytë. I Lartësuari, gjithashtu, shprehet me fjalët e Dhulkarnejnit: ...por ju më ndihmoni me fuqi (punëtore), derisa të ngrejmë një digë, ndërmjet jush dhe atyre, që kjo pastaj të bëhet e pakalueshme”.

Mesazhi, në pjesën e dytë, është: All-llahu dëshiron, që ne të punojmë pandërprerë, derisa t’a evitojmë të keqen prej veteve tona. Nëse bota ka njerëz të llastuar dhe pervers, atëherë, të mirët duhen të bëhen tok, për t’a evituar rrezikun ose kërcënimet. All-llahu xh.sh. na ka dhuruar mendjen, na ka mundësuar, që me të, t’a evitojmë çdo të keqe, e kjo arrihet duke punuar vepra të mira. Mendjen, nuk duhet t’a humbasim nëpër diskutime, ose polemika të kota, e as në hulumtimet e kota, të cilat janë të panjohura për ne, për ato, të cilat nuk na përkasin neve. Mos t’a shkatërrojmë veten nëpër ato vende, që nuk janë produktive, që nuk japin rezul-tate, ose nëpër diskutime, që nuk mund të vërtetohen. Nga ne, kërkohet që mendjen t’a shfrytëzojmë në hulumtimin e sekreteve, të cilat janë të kapshme, që mund të zbulohen, ndaj atyre krijesave që janë nën patronazhin tonë, etj, që këto pastaj, të na shërbejnë për lehtësimin e jetës, ose për evitimin e të këqijave, gjithashtu, për të jetuar një jetë të ndershme dhe të hareshme. Edhe pse, i Lartësuari, na dhuroi këtë mendje, për të mirën tonë, gjenden njerëz, të cilët e shfrytëzojnë këtë, për vepra të liga, e të pado-bishme. Ata nuk kënaqen vetëm me kaq, por çka është edhe më keq, ata u pengojnë të tjerëve. Ata futin huti dhe dyshime ndër njerëz, fusin hundët në metafizikë dhe, me këtë, ata vetëm sa i ndihmojnë shkatërrimit. Këto veti të këqija, All-llahu xh.sh, nuk ia ka dhuruar mendjes, e cila është e kufizuar. Njeriu është i korni-zuar, kurse All-llahu xh.sh. nuk ka kufij, e as kondita.

Detyrë e mendjes së njeriut, është që t’a angazhojë atë, në krije-sat, që janë krijuar për të.

Ajo është toka dhe ç’ka në të, si dhe gjithësia, deri aq sa dëshi-ron i Lartësuari të na zbulojë nga sekretet e Tij.

All-llahu dëshiron që t’a shfrytëzojmë mendjen, vetëm në ato gjëra, që na përkasin dhe preokupojnë neve, në këtë botë. Ai nuk do të dëshironte, që ne t’a mundojmë atë, për gjëra, që nuk na përkasin dhe që nuk janë në domenin tonë. Angazhimi ynë, në këto hulumtime, do të na shpinte në përfundim të dëmshëm dhe pa rezultat për ne.

Referencat
  1. Kur'ani, Kehf 93-94
  2. Kur’an, Kehf 95

Faqe 17
faqe
- 18 -

Faqe 19