Mrekullitë e Kur'anit II/16

Nga Wikibooks

KUR’ANI DHE E VËRTETA


Faqe 15
faqe
- 16 -

Faqe 17
Pra, t’i kthehemi sërish tregimit të Dhulkarnejnit. Siç thashë, nuk kam ndërmend të hyj në personalitetin e tij, se kush ishte ky per-son, por, ajo që dua të flas këtu, është urtësia, të cilën, na rrëfen i Lartësuari.

Dhulkarnejnit, All-llahu xh.sh., i dha pushtet në tokë, me fjalë të tjera, e bëri mbret. Atij i mundësoi t’i ndjekë gjurmët objektive dhe subjektive të problemeve, d.m.th. përderisa posedonte këtë pushtet, ai kishte autonomi të plotë të bënte çfarë të dëshironte.

Meqenëse, kishte këtë forcë, çfarë bëri, në realitet, ky njeri? A mos vallë i mjaftoi, vetëm, shteti i tij? Përkundrazi, ai nuk u përqëndua vetëm në vendin e vet, por, ai, filloi të ndjekë dhe gjur-mojë shkakun e ngecjeve, ose fillet e problemeve. Me këtë shem-bull, i Lartësuari, sikur do të na tregojë se, nëse, Ne kemi dhënë shkakun e gjësendeve, atëherë duhet kuptuar se, ato shkaqe, për-cillen me shkaqe të tjera dhe nuk duhen stagnuar ato.

Kjo nuk përfundon me kaq, kjo formë mohon teorinë e mbështetjes dhe përtacësisë në punë. Nëse më ka mundësuar i Lartësuari të kam një copë tokë në shfrytëzim, kjo nënkupton, që unë duhet t’a punoj atë duke e lëvruar, mbjellur etj., deri sa të për-fitoj nga ajo arë. Nëse e lë atë të pambjellë, si dhe nuk e shfrytëzoj, d.m.th, kam marrë një pjesë, prej programit të relativitetit nga Zoti dhe bëhem shkaktar i ngecjes së procesit, ose bëj pengesa. Kjo neglizhencë, i shpien të tjerë, me të drejtë, të më cilësojnë si kundërshtar të sheriatit (ligjit) të All-llahut në tokë.

Nëse i Lartësuari më jep pasuri, detyrohem që, atë, t’a shfrytëzoj për vete dhe t’a përdor për të mirën e njerëzimit. Me këtë strategji, hapen dyert e rizkut për njerëzimin dhe, njëkohësisht, zhvillohet dhe ndërtohet planeti tokë. Nuk do të përfitoja asgjë, nëse pasurinë e deponoj dhe e ruaj. Kjo strategji, është kundër progresit, kjo i mbyll dyert për të tjerët. Nëse, pra, i Lartësuari më dhuroi pasuri, unë do të duhet t’a shtoj atë, me punën time. Këtë, do t’a ndërlid-hja, me të gjitha gjërat e jetës. Nëse, i Lartësuari më mundësoi në një specializim, obligohem që t’a shpërndaj atë dituri, nëse veproj kështu, atëherë, All-llahu xh.sh., do t’a kishte bekuar atë, dhe njëkohësisht do të më pasuronte edhe më shumë. Nga ne, kërkohet të jemi të hapur, e jo të mbyllur. Nëse, i Lartësuari më mundësoi të kem një diçka, që nuk e kanë të tjerët, atëherë, duhet t’a qarkulloj atë, sa janë në lëvizje të tjerët dhe të përfitojnë prej saj, etj.

Kështu, është edhe me ajetin Kur’anor:

“Derisa arriti në perëndimin e diellit (aty, ku dukej se po perën-donte), pa që ai perëndonte në një burim lymi të zi (turbullt) dhe aty, pranë, gjeti një popull (pra, tek populli më i largët, në perëndim, që përjetonte vuajtjet e parisë së tyre) Ne i thamë:” O Dhulkarnejn! Ose ndëshkoi, ose sillu me mirësi ndaj tyre”[1]

Kështu, i Lartësuari, i kishte dhënë liri, të sillej me ata njerëz, si të dëshironte: keqbërësit i dënonte, kurse me mirëbërësit sillej me shumë mirësi.

Ashtu siç na tregon, i Lartësuari, në Kur’ani Kerim: “Ai tha: mizorët do t’i ndëshkoj...” [2] . Pse u shpreh kështu, e nuk tha: O Zot, atë që është mizor, do t’a lë të ndëshkohet në Ahiret. Nuk tha kështu, sepse ligjet e jetës dhe mendoj se kjo pikë është shumë e rëndësishme, nëse gjykohet një herë, do t’i mjaftojë për të gjitha gjërat që i ka bërë. Ai e dinte se, në këtë botë, njeriu nuk gjykohet përfundimisht, por, sikur të mos ekzistonte edhe ky gjyq, përfun-dimi ynë do të ishte anarkia.

Në botë, ka besimtarë dhe jobesimtarë. Në të, ka të mirë dhe të këqij. Qëllimi i kësaj jete është përfitimi para sevapit. I Lartësuari i ka dhënë rregullat e jetës së këtij planeti. Nëse, një person pabesim-tar vjedh, patjetër duhet dënohet edhe në këtë botë. Gjithashtu, personi pabesimtar, i cili ka tejkaluar çdo kufi të All-llahut, patjetër, duhet të dënohet. Por, kjo nuk është e gjitha, nëse jemi ata që duam t’a kemi jetën e rregullt dhe në harmoni të plotë, atëherë, duhet të jemi shumë organizativë në punë. Sepse, ky rregull, të bën të përgjegjshëm, e kjo pastaj, do të detyrojë në gjykime, ose të bëhen dënime edhe për thyerësit e rregullores.

Të jemi, pak më të vëmendshëm, në këtë ajet. A thua, pse, i Lartësuari, i filloi thëniet e Tij, gjatë tregimit të biografisë së Dhul-karnejnit, me: “Ai tha: mizorët do t’i ndëshkoj” e pastaj tha: “Kurse, ai i cili ka besuar dhe bërë vepra të mira, do t’a shpërblejmë me mirësi...”[3] , sepse ndëshkimi është para, ai i paraprin dekorimeve, ose siç ne i quajmë shtesa ose dhënie kurajo. Nëse marrim nje punë, pa marrë parasysh cila është ajo, dhe ad-ministratorët e ndërmarjes, nuk e ndëshkojmë hilexhiun, dhe po ashtu nuk e stimulojnë punëtorin, atëherë, ajo punë nuk do të jetë frytdhënëse. Do të ishte e rregullt, sikur të ndëshkohej hilexhiu, sepse puna, pastaj, do të ecte në baza të shëndosha, e kur të arri-hen frutat e para të asaj pune, atëherë vjen në shprehje shpërblimi, ose stimulimi i punëtorëve më të mirë.

Referencat
  1. Kurani, Kehf - 86
  2. Kur’an, Kehf - 87
  3. Kur’an, Kehf - 88

Faqe 15
faqe
- 16 -

Faqe 17