Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit II/14

Nga Wikibooks

VEPRA E MIRË ...
NUK ZHDUKET



Faqe 13
faqe
- 14 -

Faqe 15
T’i kthehemi, tani, të vërtetës së tretë. Tek fshati i kopracëve. Fshatarët nuk i ushqyen ata të dy, edhe pse, këta kishin kërkuar nga fshatarët për t’i ushqyer. Dy të panjohur, shumë të uritur, ki-shin hyrë në fshat. Gjëja më e rëndomtë, do të ishte që fshatarët të tregoheshin bujarë. Nëse, një i huaj hyn në një fshat, pikë së pari, atij i ofrohet ushqim. Ai mund të mos jetë i uritur, por nëse ai tre-gon se është i uritur, fshatarët janë të detyruar që t’a ushqejnë atë. Kurse këta fshatarë, Musaun dhe Njeriun e Mirë, edhe pse duke-shin nga pamja e jashtme, se ishin shumë të uritur, i keqpritën, bile edhe i qortuan. Nga uria e tepërt, ata, si duket, nuk i kishin dëgjuar qortimet e tyre, ata kërkonin ushqim pa pretendime, nuk kërkonin ndonjë ushqim të veçantë ose llojllojshmëri të gjellrave, kërkesa e tyre ishte shumë e vogël, disa kafshata bukë, sa për t’a larguar ur-inë ekstreme.

Fshatarët refuzuan edhe këto kërkesa të thjeshta. Gjatë rrugës përmes fshatit, Njeriut të Mirë, i shkoi syri tek një mur, i cili ishte duke u rrëzuar. U drejtua drejt atij muri, dhe filloi t’a riparojë. Mu¬sau, nuk kishte si të duronte dhe tha: Populli i këtij fshati, refuzoi të na japë dy kafshata bukë, e ti po ua riparon këtë mur pa pagesë, po ua zbukuron fshatin, si shpërblim të qortimit të tyre ndaj nesh! Kjo është një çudi e urryer!

Pas kësaj kërkese ose situate, Musaut a.s., i tregohet e vërteta e kësaj vepre humane, prej Njeriut të Mirë. Vërtet, fshatarët nuk e meritonin këtë të mirë, por, kjo vepër e tij, nuk u dedikohet fshatarëve. Ky mur ishtë pronë e disa fëmijëve jetim. Një njeri i mirë, i këtij vendi, e kishte njohur mirë, mentalitetin e fshatarëve të tij. Ai e paska ditur se këta janë matrapazë, nuk i mbajnë prem-timet, dhe nuk janë mikpritës. Ata janë kopracë, dhe asgjë nuk shpenzojnë në emër të All-llahut xh.sh. Vërtetë, All-llahu ju paska ndaluar, që këtyre t’ju bëhet mirë. Por, njeriu i mirë i këtij fshati, para se të ndërronte jetë, ju kishte lënë, fëmijëve të tij, një thesar, poshtë këtij muri.

Këtu ishte edhe ndarja, ndërmjet Musaut dhe Njeriut të Mirë. Pasi, u sqaruan këto urtësi të All-llahut, në këto ngjarje, vërejmë se urtësia ndryshon njëra prej tjetrës.

Shikuar nga një këndvështrim, ose të bazuar në logjikë, dy veprimet e para të Njeriut të Mirë, dukeshin si shumë të këqia, të shëmtuara dhe të papranuara. Por ja, që e vërteta e tyre, ishte kre-jtësisht e kundërt. Një prishje e vogël e tragetit, i shpëtoi, ata të shkretë, nga tirania e sundimtarit të kohës, që mos t’ua uzurponte atë. Në ngjarjen tjetër, vrau fëmijën, për t’i shpëtuar prindërit e atij fëmije, por, atë, e zëvendësoi me një fëmijë tjetër të mirë.

Kurse, ngjarja e tretë, ka të bëjë me fshatarët jo mikpritësa. Meg-jithatë, Njeriu i Mirë, ju bëri një “shërbim”, ai ju riparoi murin, që po rrëzohej. E vërtea e këtij muri ishte se, Njeriu i Mirë nuk i shër-beu atyre, por i pengoi, që ata të arrijnë deri tek thesari. Këtë e bëri, ngase fshatarëve ju ishte e ndaluar bamirësia.

Muri i shkatëruar, poshtë tij, kishte një thesar. Ky thesar, u përk-iste dy fëmijëve jetim, që jetonin ne qytet. Babain e kishin patur të mirë. Pasurinë e dikujt, normalisht, se duhet t’a trashëgojnë fëmijët. Babanë e mirë, All-llahu, e përgëzon me fëmijë, që do t’a trash¬ëgojë pasurinë e tij, që të jetë pjesëmarrës në furnizimin e tyre. Ky shpërblim, ishte i All-llahut xh.sh., për shkak të veprës së tij të mirë.

Shtrohet pyetja. Vërtetë a do ta trashëgonin atë thesar, këta dy fëmijë? Jo, gjithsesi se jo. Gjykuar sipas sjelljeve dhe moralit të fshatarëve, të cilët, nuk pranuan t’i ushqejnë dy të uriturit. Sikur, rastësisht, t’a kishin gjetur thesarin, ata, kishin për t’a marrë për vete. Ata nuk do t’ua jepnin fëmijëve, atë. Për shkak të moralit të dobët të fshatarëve, All-llahu i Lartësuar, ua kishte ndaluar atyre çdo bamirësi ose thesar. Veçanarisht, kur ishte në pyetje, vepra e mirë e babait të fëmijëve. Ai, ua ruajti atyre, atë thesar, derisa të rriten.

Kjo ishte një nga urtësitë, dhe të fshehurat. Çfarë ishte e qartë para fshatrëve? Në fshatin e tyre, u futën dy të panjohur, të uritur. Ata refuzuan t’i ushqejnë ata dy, kurse njëri prej tyre, u bëri një të mirë, u riparoi dhe e zbukuroi një mur brenda fshatit të tyre.

Sikur të ishe banor i atij, dhe t’a përjetoje këtë ngjarje, do të thoshe Subhanallah (i Lartësuar është All-llahu)! Populli i tërë, refu-zoi t’i ushqejnë dy të huaj, të uritur. Refuzuan, urdhërin e Zotit, ndaj përkujdesit të skamnorëve. Në vend të bujarisë, që duhej të ishte shpërblimi tyre, ata shprehën urrejtje dhe nuk ju dhanë as dy kafshata bukë. Më pastaj, vërejmë që njëri prej tyre, ashtu i lodhur, ngrihet dhe e riparon një mur. Jo vetëm kaq, por edhe e zbukuron atë. Me siguri, do të drejtoheshe drejt qiellit duke thënë: O Zot, ç’po më shohin sytë! Ke dërguar njeri, t’ju riparojë murin këtyre, fshatarëve të poshtër, të cilët, nuk i ushqyen këta të shkretë!? O Zot, si t’ju shpërbehet këtyre të poshtërve, në këtë mënyrë?!

Do habiteshe me ato sjellje, si po e nënshtron, All-llahu i Lartë¬suar, një njeri, ndaj një populli, i cili është shumë larg bindjes së besimit dhe kërkon, prej tij, t’a zbukurojë fshatin e tyre. Kjo e shtyri, Musaun a.s., që të mos durojë. Por, kur atij iu shpalua e vërteta e atij veprimi, ai kuptoi se fshatarët nuk kishin kurrfarë dobie prej asaj “mirësie”, përkundrazi, ajo ishte ndalesë e të mirave të tyre. Për ata, që nuk e dinin përfundimin, kjo vepër konsiderohej dhuratë, kurse realiteti ishte krejtësisht i kundërt.

I Lartësuari, na solli këto shembuj në këtë sure, për t’ia tërhequr vërejtjen, qenies njerëzore, të mos nxitojnë në gjykimet e veta. Që ata të jenë të bindur, të përdorin logjikën e tyre, por, pa u nxituar. Sikur ju thotë atyre, dituria absolute është tek Unë, kurse ju, mos këmbëngulni në fjalën përfundimtare, me të gjitha ato argumente, që i keni para jush.

Unë e di, se gjoksi juaj ngushtohet, para ngjarjeve, të cilat ju shty¬jnë t’a humbni durimin. Ju habiteni, kur shihni, se disa ngjarje “shumë të rënda e të këqia”, i kapin njerëzit e mirë dhe të devot-shëm, kurse, në anën tjetër, shihni “shumë të mira”, tek personat, që bëjnë mëkate. Mos paragjykoni se ky është përfundimi tyre. Ajo, se çfarë ju shihni, është logjika juaj, kurse e vërteta absolute qën-dron tek Unë. Ndodh që, e servuara para jush, të jetë e kundërta e së vërtetës. Atë, që ju e vlerësoni të dëmshme, mund të jetë e mirë e madhe, kurse atë, të cilën ju mund t’a vlerësoni të mirë, mund të jetë e dëmshme ose pengesë e mirësive tuaja.

Referencat

Faqe 13
faqe
- 14 -

Faqe 15