Jump to content

Mos u habisni kur të prishen dhe varrezat e dëshmorëve!

Nga Wikibooks

Rilindja me fund,

do ta kthejë shishen,

varret e dëshmorëve,

edhe mund prishen!



Me Zogun dhe Lumon,

u krye testimi,

nuk pati gjëkund,

një shenjë rebelimi!



Të gjithë në kokë,

mbajtëm atë feste,

nuk pamë gjëkundi,

asnjë lloj proteste!



Dita e Çlirimit,

them-do ta tregojë,

Rama tek dëshmorët,

nuk besoj të shkojë!



Biles mund të bëjë,

më ekstremen fare,

që pa ditë çlirimi,

të na lërë fare!



Gjersa ju bë Ballit,

rehabilitim,

as ditë e çlirimit,

nuk ka më kuptim?!



Gjersa lart u ngritën,

gjithë tradhëtorët,

dolën të këqij,

heronjtë dhe dëshmorët!



U nderua Balli,

që qe me gjermanët,

pse duhen nderuar,

tani partizanët!



Gjersa u nderuan,

zogistët-ballistët,

të këqijtë e vetëm,

mbetën komunistët!



Po e bën këtu,

këtë lloj kiameti,

një djalë komunisti,

edhe deputeti!



E bënë socialistët,

këtë batërdi,

në ç’duar ke mbetur,

qyqja Shqipëri!



Veprimet e Ramës,

baza s’i kupton,

degën ku është ulur,

krejt po e sharron!



PS-në e mbështeti,

një brez heroik,

Rama sikur thotë:

“Nuk të dua!..Ik!”



Në udhëkryq Rilindja,

tani është vërtet,

siç duket s’do më,

pare dhe pushtet!



Monika me Lulin,

kot po ulëret,

se Rama pushtetin,

do t’u’a lëri vetë!



Se Rama pushtetin,

do t’u’a lërë vetë,

por jo pa kaluar,

dhe gati tri vjet!



Po pis-opozita,

tufa me idiotë,

dy vjet e shtatë muaj,

nuk duroka dot!



Ndaj po thotë Monika,

dhe shoku Petrit,

se dy palë zgjedhjesh,

do ketë në një ditë!



Ndërsa për lokalet,

nuk di ç’t’u them unë,

se ato në fakt,

janë një tjetër punë!



Gjithnjë tek bashkitë,

fati do të shkojë,

tek ai person,

që do kandidojé!



Fjala vjen për Ramën,

do të protestoj,

por Erion Velinë,

them se do votoj!



Sërish kundër vetes,

Rama do punojë,

po pushtet-lokalin,

s’besoj ta dorëzojë!


A.DUKA

22 nëntor 2018