Mos i ndyni Tri Vëllezërit Frashëri me bustin e kryetradhëtarit Mit’hat!

Nga Wikibooks

(Iku si tradhtar dhe po e kthejnë si hero!)


Qeveria ka vendosur,

Mit’hat Frashërin ta shpërblejë,

si një Hero Kombëtar,

eshtrat në Atdhe t’ja kthejë!


Kthimi i eshtrave të tija,

s’do të ishte problem fare,

po është turp të celebrohet,

me ceremoni zyrtare!


Vërtet’ është djali i Abdylit,

që bëri Lidhjen e Parë,

po është dhe kryeballist,

është dhe kryetradhëtar!


Domosdo që ka dhe vlera,

nuk është fare myteber,

po kur je një tradhtar,

asnjë vlerë nuk ka vlerë!


Po tani u regjëm paq,

u mësuam me këto,

s’është i vetmi tradhtar,

që po kthehet si hero!


A nuk kthehu Ahmet Zogun,

Sala që i rëntë flama,

tani njëlloj me Saliun,

u bë edhe Edi Rama!


Me këtë vendim të turpshëm,

ju mbush mëndja çdo njeriu,

Ram gënjente kur thoshte:

“Nuk jam njëlloj si Saliu!”


Sigurisht që dekoratat,

Meta gati i ka bërë,

se politikanët tanë,

një prerje kanë të tërë!


Rama thotë që s’kam para,

gjithnjë s’ka e marrtë e mira,

po i nxjerr lekët nga varri,

për këto ceremonira!


Është një çudi e madhe,

me qeverinë socialiste,

financon gjithë projektet,

kur janë antikomuniste!


Po themi gjëra konkrete,

nuk merremi me cic-mic,

pse ta ketë Shqipëria,

ndyrësirën “Aushvic”?!


Aty derdhen lekët lumë,

nga Ministri e Kulturës,

që një projekt për dëshmorët,

s’financoi kurrën e kurrës!


Mit’hat Frashëri bashkëpunoi,

fare hapur me gjermanët,

dhe “Balli” i tij sulmoi,

tok me hasmin partizanët!


Dhe kur ishte në egzil,

s’e ndaloi aktivitetin,

punoi kundër Shqipërisë,

për t’i përmbysur pushtetin!


Po qelbësirat balliste,

s’i lanë baballarët tanë,

tradhtarët dhe të vdekur,

dhe në varre janë çibanë!


Qeverinë e kanë mbështetur,

më të shumtit e shqiptarëve,

po nesër mundet të ketë,

vetë fatin e tradhtarëve!


Shkrova dje-se përsëri,

kokëulur do votojmë,

po pas kësaj poshtërsie,

me shumicë do bojkotojmë!


Kur të mbeteni cullak,

domethënë në pikë të hallit,

dilni dhe si lafarakë,

kërkoni votat e “Ballit”!


Dhe pse bëni këto ndere,

do kini dështim të plotë,

se ballistët dhe zogistët,

për ju s’japin asnjë votë!


Treqind mijë veteranë,

kanë votuar me dëshirë,

po juve mbështetjen tuaj,

po largoni me pahir!


Arben Duka

2 tetor 2018