Mjaft më me Babalet! Helmuat një popull të tërë!
Në ekrane kemi parë,
orë pa fund një ndyrësirë,
as Heroit Kombëtar,
s’i është dhënë kaq hapësirë!?
Për Babalen e kam fjalën,
realisht një kryepis,
sot është llumi më i madh,
i të gjithë Shqipërisë!
Pse e nxirrni këtë llum,
pyes çdo televizion,
kuptohet që për së largu,
që vetëm shpif e mashtron!
Gazetaret i drejtohen,
gjithë delikatesë,
dhe pse e dinë që është,
i pacipë e i pabesë!
Se ç’u shkul Eni Vasili,
gjer në Prishtinë e takoi,
këtë super derdimen,
si një shënjtor e trajtoi!
Pse helmoni këtë popull,
me këtë anicirë,
dhe për të mbushur programet,
s’gjeni dot njerëz të mirë?!
Një orë të tërë u mburr,
dhe pse fliste kot së koti,
tha-se jam çam sypatrembur,
që s’kam frikë as nga Zoti!
Ta dimë-o Babale ziu,
dhe të shkretën trimëri,
të ishe ashtu si ç’thua,
nuk do fshiheshe si mi!
Kur the që jam faqebardhë,
i gjithë Planeti m’u nxi,
se ti je në gjithë Planetin,
më i madhi faqezi!
Agronit t’i bëje gropën,
ishe betuar me jetë,
se kur dergjeshe në burg,
nuk të pruri një paketë!
Desh na dogje Shqipërinë,
o faqeziu Babale,
se Agron Xhafa s’të pruri,
një paketë me cigare!
Ndryshe do jetë historia,
pak nga pak do ta tregoni,
ty Babale ligësia,
në burg s’të futi Agroni!
Ai nuk të kishte mik,
ndaj nuk kishte detyrim,
po ti je njeri i lik,
ndaj të lanë në harrim!
Tani paske refuzuar,
gati dyqindmijë dollarë,
kur këtë turp ke gatuar,
veç për një paketë cigarë!
Gazetarët të kërkojnë,
të shtojnë shikimet tona,
po ti more burrë i dhier,
si s’ke turp që flet akoma?!
Kot që fshehur aty rri,
për rrezik jete gënjen,
dil se nuk të nget njeri,
se nuk ngitet një legen!
Azilin mund ta fitosh,
se PD-ja krahë të dha,
po me lëmoshë do jetosh,
se ti punën nuk e ha!
Në çdo vend që të jetosh,
shqiptarët s’do të afrohen,
sa ta marrin vesh kush je,
si prej zgjebes do largohen!
Shkrova krejt i revoltuar,
për të më s’do shkruaj fare,
që tani është pagëzuar,
si turp i rracës shqiptare!
Me të gati njëlloj janë,
gjithë ata që e përdorën,
mbasi mbollën pocaqira,
turpin me drapër e korrën!
A.DUKA
18 tetor 2018