Jump to content

Mirëqenia e popullit po ulet, të gjitha borxhet po ngrihen!

Nga Wikibooks

( A ka ardhur koha të krijohet Partia Antifashiste e Shqipërisë?)

E gjithë qeveria,

duhet të shkarkohet,

kur mirëqenia ulet,

edhe borxhi shtohet!


Natyrisht do vinte,

ditë e kiametit,

kur e gjithë valuta,

fluturon jashtë shtetit!


Dhe të ndodhte ndryshe,

nuk kishte se si,

gjersa jemi kthyer,

në një koloni!


Në kohën e Salës,

qenkësh bërë hataja,

sa i kish lënë Ramës,

borxhe të mëdhaja!


Dhe mavria Ramë,

mandatin e parë,

që të lante borxhet,

mendjen e kish ndarë!


I lau-s’i lau,

nuk e dimë-o lumë,

po dimë që gjith’ borxhet,

janë shtuar më shumë!


Në kohë të Berishës,

kur qënkish bërë nami,

shefi i parave,

qe Bode Ridvani!


Këtë arkitekt,

të gjithë kiametit,

Rama po e çon,

në Bankën e Shtetit!


Për Ramën s’është thënë,

se është copë idioti,

as kur thotë për Boden,

se është shumë i zoti!


Po tani i bie,

të jem unë idiot,

Ramës-dy variantet,

nuk ja besoj dot!


Variantin e parë,

nuk e kam harruar,

për Boden hajdut,

dhe të korruptuar!


Varianti i dytë,

Bodes i bën nder,

si mjeshtër i fushës,

super financier!


Bodja le të shkojë,

me këmbë të mbarë,

s’ka problem se është,

apo s’është kusar!


Nuk dimë ç’version,

është me të tallur,

po Rama të vetëve,

gjithnjë u’a ka kallur!


Po tash u mësuam,

me këtë muzikë,

në PS-në e mbetur,

s’ka zëra kritikë!


Ngordhi zëri ndryshe,

dhe idealizmi,

monument kanë ngritur,

frika-servilizmi!


Në një tufë me dele,

janë katandisur,

Kryetari Mao,

nuk duhet bezdisur!


Ruçi dhe Pandushka,

Braçja dhe Ulqini,

janë nga Gardë e Vjetër,

po shpresa mos kini!


Se me kokën ulur,

zgjodhën té jetojnë,

dhe ”gjeniun” Bode,

në grup do votojnë!


Ndere që PD-ja,

s’i ka bërë kurrë,

në PS-ë s’ka mbetur,

as edhe një burrë!


Po e fsheh Erioni,

këtë dekadencë,

ngaqë Këshilli i Bankës,

është emergjencë!


Dikur Socialistja,

ka qenë heroike,

ka qenë Kryqëzor,

ka mbetur kaike!


Një kaike e vogël,

që s’del dot në breg,

se Rama me mijëra,

votues po ndjek!


Me mijëra që lufta,

dot s’i ka përkulur,

po Rama i do,

të rrinë kokëulur!


Ata janë burra,

dhe burrat nuk qajnë,

por-të tradhtuar,

nuk dinë nga t’ja mbajnë!


Asnjë votë të tyre,

Shqupistët s’do kapin,

po fisnikët s’dinë,

votën kujt t’ja japin?!


Dita e votimit,

është ca larg vërtetë,

po s’dimë nëse Rama,

do Mandat të Tretë!


Ka hambarë me vota,

e majta shqiptare,

po parti të majtë,

tani s’kemi fare!


Te cila parti,

mund të vemi ne?

Mos koha kërkon,

një parti të re?


Jo një komuniste,

jo një socialiste,

por një Popullore,

dhe Antifashiste!


Barku që e polli,

nuk është shterpëzuar,

dhe tani është koha,

fiks për ta krijuar!


Trashëgimi i luftës,

nuk është i pakët,

bijtë e veteranëve,

dhe ish ushtarakët!


Me një vjershë të gjitha,

nuk i themi dot,

po Antifashistja,

do ketë njerëz plot!


Familje dëshmorësh,

ende mijëra ka,

kjo Parti do ngjalli,

shpresa të mëdha!


A.DUKA

29 nëntor 2018