Miqtë e popullit dhe të kombit tonë/Xhimi Shea
Gjenerali i medias-Xhemi Shea
ISLAM SADIKU
Me sulmin e NATO-s mbi caqet Serbe, përpos luftës së drejtëperdrejt, u zhvillua edhe nji luftë e rreptë e mediave botërore. Atë çka arriten në front,forcat e NATO-s e stërarriti edhe më shumë lufta propogandistike e Aleancës, ku për çdo ditë (të 87 ditët e luftës ) u mbajten konferenca të rregullta me gazetarë, në bazën e Aleancës në Bruksel. Propoganda negative e luftës u mposht që në fillim duke mos i lënë asnjë depërtim në radhët,jo vetëm të Aleancës po edhe në mediat e tjera të interesuara për dhe rreth konfliktit të Kosovës.. Kjo antipropogandë ja arriti qëllimit që në aksionet konkrete luftarake të marrin pjesë të 19 shtetet e Aleancës, si njesi kompakte dhe këtë kompaktësi ta ruajnë deri në fund të konfliktit, d.m.th deri në fitore. Edhe pse kishte kontradikta për dhe rreth sulmeve ( kush për shkak të interesave ekonomike e kush rreth interesave kombëtare ) prap se prap fitoi shumica, pra e mbështetur nga SHBA, Britania e Madhe. Që kjo kompaktësi të mbetët deri në fund dhe pa përqarje, të dukshme, në radhët e aleances, meritë të madhe, ndër të tjerët, pati dhe luajti Xhemi Shea, zëdhënës i Aleances. Çfarë taktike përdori Xhimi Shea Luta propagandistike është një luftë,që në kahje pozitive por edhe negative arrijnë rezultate të mëdha. Duke u bazuar në parimet e luftës kundër propogandës, Aleanca përgaditi dhe zhvilloi konferencat e rregulta me gazetarë të medias. Nga fillimi i sulmeve e deri në përfundim, këtë konferencë e udhëheqi z. Xhemi Shea. ( Kishte vetëm nji ditë të vetëm të lirë.) - Z. Shea në fillim,gazetarëve,ua paraqiste caqet e sulmeve të aleances, efektet e tyre si dhe kolonat e gjata të të deportuarëve për Shqipëri dhe Maqedoni. Edhe pse efektet ishin të hiperbolluara më shumë se sa kishin arritur efektin e tyre, këto kishin qëllime vetëm strategjike për vetë Aleancën. Edhe kolonat e të ikurëve i përdori në mënyrë taktike,që vetëm e vetëm të ngrit moralin e vetë Aleancës. Në fillim çdo gjë shkonte sipas parashikimeve dhe se asgjë nuk paraqiste ndonji problem përmanent. Të gjithë kishin menduar se sulmet do të jenë shumë të shkurtëra dhe se ato do të përfundonin mbrenda javës apo dhjetë ditëve. Duke u zgjatur ditët e sulmeve edhe pakënaqësija e disave nga anëtarët e Aleances filloi të dal në shesh. Bile disa ishin për ndërprerjën sulmeve,të tjerët t'i tërhiqnin forcat e tyre nga ekspedita e sulmeve. Duke e vërejtur këto mospajtime e nga frika e tejkalimit të tyre, Xhimi Shea luajti taktikën e tij mjaft efikase,që ia arrijti edhe atij vetë popullaritetin,po edhe të Aleances. 1-Në fillim ai iu iku komentimeve të caqeve civile duke mos i dhënë përparsi efekteve negative. Këto sulme i minimizoi aqë shum sa që vetëm i përmendi. Kur u pyetej për pasojat ai gjithëmonë përgjigjet se janë duke u zhvilluar hetimet rreth rastit e me kohë do të njohtoheni. Më pas ndodhte nji sulm i sukseshëm i NATO-s ku e tërë konferenca i kushtohet atij sulmi e për atë të mëparshmen as që bëhej fjalë. "Ishin gabime teknike" dhe...pa ndonji koment të madhë. 2-Pas përfundimit të muajt të parë të sulmeve e në mungesë të fakteve nga vendi i ngjarjeve, për efektin, z.Shea luajti taktikën tjetër duke i ftuar si mysafirë të drejtëpërdrejt përsonalitetet më të rëndësishëm jo vetëm në radhet e Aleances po edhe në botë. Këto përsonalitete ai i zgjodhi me mjaft përpikëri duke i japur përparsi atyre që ishin për vazhdimin e sulmeve deri në fitore,që edhe përbënin vetë boshtin e Aleancës. Në konferenca ai ftoi ( Transmetime të drejtëpërdrejta në sallen e Konferencës) Klintonin, Olbrajtin, Cohen, Clark, Solana, Bler, Kuk, Shirak, Shrëder, Robinson etj,etj. Nga vetë përzgjidhja e tyre jepë të kuptosh se ata ishin edhe më tej për vazhdimin e sulmeve. Këtu bën perjashtim vetëm Shiraku i cili vetëm falë popullaritetit të tij jasht shtetit Francez, u ftua prezent. 3-Ju përgjigjet pytjeve në atë menyrë, të shkurtër, sa që pyetësit të mos i jipej shansi për replikë. 4-Duke mos i komentuar fare TV dhe Gazetat Serbe dhe qendrimet e aleatëve të saj. 5-Duke e përdorë çdo efekt negativ nga radhët e Serbisë (paknaqësinë, dezertimet, pritjet e gjata për bukë, benzinë, humbjet nga forcat e UÇK-së etj) Këtë sistem të informimit aleanca e përdori për herë të parë në historikun e sajë. Këtë sistem për herë të parë e përdori Sllovenija në luftë me APJ e ku pati mjaft sukses. Kush është Xhimi Shea Jamie Patrick Shea lindi me 11 Shtator 1953 në Londër. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka doktoruar në shkencat politike dhe Juridike. Ka kryer disa detyra me rëndësi si mësimdhënës në univerzitetet Angleze deri sa vie në radhët e Aleancës. Në bazen e NATO-s vie në tetor 1980. Nga ky vit ka ushtruar këto funksione. Tetor 1980-Shtator 1982 -Administrator i sekretariatit Operativ për sektorin Ekzekutiv pranë Aleancës. Shtator 1982-Shkurt 1985 -Programues operativ pranë Aleancës Shkurt 1985-Nëntor 1988 -Udhëheqës (përpilues) i samiteve dhe konferencave të ndryshme që i organizonte Aleanca. Nëntor 1988-Janar 1991 -Asistent i Sekretarit gjeneral të Natos për projekte specijale si: -Zëdhënës i vetë Sekretarit. -Editor i artikujve të ndryshëm reth Aleancës. -Botime Librash -Udhëhoqi stategjinë e komunikimit me publikun. Janar 1991-Maj 1993 -Këshilltar i Sekretarit të NATO-s -Drafter(përpilues projektesh) i NATO-s pranë ministrive të Informimit të anëtarëve të Aleancës. -Udhëheqës i Sektorit afarist pran Aleancës -Oficier (Ushtrues i detyrës) Operues, Planbërës. Maj 1993-.... -Zëdhënës gjeneral i Aleancës. Përpos gjuhës Amëtare (Angleze) flet edhe disa gjuhë të tjera si: -Frangjishten. -Gjermanishten. -Italishten. Për paraqitjen e tijë 86 (-1) ditëve para medias, në periudhen Mars-Prill-Maj-Qershorë 1999 ishte ndër përsonat më sharmant dhe më të popullarizuarit në botë. Gjatë gjithë kohës ishte i vendosur nën masa të mëdha të sigurisë. Fitorja e NATO-s është edhe një pjesë e meritës së z. Shea (ndër meritat tjera), dhe më të drejtë quhet sot Gjenerali i medias. Sot jeton i lirë me familje në Bruksel.