Jump to content

Miqësia e Fan Nolit me Petro Nini Luarasin

Nga Wikibooks

Miqësia e Fan Nolit me Petro Nini Luarasin

Në ditët më tragjike të jetës së kombit tonë, kur u shkel liria e pavarësia e vendit nga Italia fashiste, Diplomati i Monarkisë, Faik Konica e kuptoi se 7 prilli i 1939 nuk mund të kalohej me heshtje dhe ai iu rikthye së kaluarës, duke braktisur metodën e dafinave dhe treguar mënyrën e keqe që përdori Monarkia në kremtimin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Mbretëria nuk e anashkaloi këtë përvjetor, por u përpoq dhe bëri shumë ta kthejë në një festë të shkëlqimit të saj, por aspak të lirisë, të pavarësisë, që po rrezikoheshin fort. Në ethet e përgatitjeve për kujtimin e 25 vjetorit, Zogu bëri shpenzime të tepërta oborrtare, si mënyrën më tëirë për të fshehur mjerimin e varfërinë e popullit. Konica e quajti këtë një aheng, ku ftoi jo vetëm besnikët e tij të vjetër, por edhe mysafirë të nderuar të jashtëm si Cianoja, që përgatiste një Vlorë të dytë. Maxhordomët e Oborrit e këshilluan të hartohej edhe një listë me emra “veteranësh të klasit të parë” dhe njkohësisht të zhvillohej një konkurse për një hymn të ri, ku shpejtuan 76 bejtexhinj që e kthyen konkursin për hymn të NaltMadhërisë së tij, konkurs që dështoi për bejte “të dobëta”.Ahengu i bejtexhinjve zhvillohej porsa ishte ndrequr qeveria e “Kabinetit të të rinjve”, i cili në vend ta zbukuronte mbretërinë me një maskë“europianizimi”, dështoi duke treguar një zell të tepëruar për t’iu nënshtruar Italisë fashiste.

Këto e masa të tjera të Oborrit, F.Konica iu vlerësoi si dëshmi të një situate tragji-komike. Ai shkruante:“Shqipëria ka qenë e njohur si komb me njëfarë dinjiteti tragjik; Zogu e katandisi Shqipërinë në nivelin e një farse të lirë muzikore.Monarkia në Shqipëri ka dy lloje armiqsh:ata të cilët e lavdërojnë pa masë dhe pa vend dhe ata që e bëjnë qesharake me festime të shumta. Nëse e duam monarkinë, atëhere le ta bëjmë atë serioize dhe të denjë, duke i flakur karnavalet”. Ai parshikoi më 7 prill, të Premten e Zezë, edhe fundin e këtij ahengu, madcje tregoi edhe emrin e dirigjenti tëe këtyre karnavaleve: “Mbase nuk ka nevojnë të shtoj se i vetmi person që mban përgjegjësinë për karnavalet ishte vetë Zogu. Në të vërtetë e tërë mbretëria nuk ishte gjë tjetër veçse një karnaval, i cili përfundoi tragjikisht”. Konica na tregon atë mënyrë të përkujtimit të ngjarjeve të rëndësishme historike të një kombi, që kthehen në një një tragji-komedi kombëtare.

Por lexuesi mund të pyesë: Ç’ka të bëjë gjithë kjo me Petro Nini Luarasin? Ja përse ka të bëjë. Në festimin e 25 vjetorit të Pavarësi, Zogu pat sajuar edhe një listë veteranësh të nderuar, “të shkallës së parë”. Në variantin e parë të kësaj liste mungonte emri i Petro Nini Luarasit. Këtë e vunë re atdhetarë, të cilët i dërguan një letër proteste, që u botua në fletoren “Drita” nr.212,10.VIII.1937 të nënshkruar me monogramën anonime X. Në të thuhej:”Mësuam se qënka formuar një komision i psaçëm për mbledhjen e biografive dhe fotografive të veteranëve.Ky komision paska hartuar dhe një listë me 29 emra veteranësh të vdekur, që i ka cilësuar “të klasit të parë”. Na tërhoqi vërejtjen lista në fjalë, sepse midis atyre emnave të veneruar, nuk pamë të figurojë dhe emni i apostullit dhe dëshmorit të gjuhës shqipe, të mallkuarin nga ana e dhespotit të Kosturit Petro Nini Luarasi. Nuk e dimë se ç‘ka menduar komisiuoni në fjalë, duke mos e kategorizuar të ndjerin Petro midis veteranëve të klasit të parë, por e di sigurisht se, veprat, përpjekjet e puna pun a e Petros, për realizimin e pavarësisë shqiptare, mund të bartazohet me ato të cilitdo nga veteran ët që figurojn ë në listën e klasit të parë. Prandaj i lutemi komisionit që të bëjë rektifikimin e duhur, të cilën nuku e imponojmë neve, por veprat, theroritë dhe fundi i fundit jeta e Petros, i cili vdiq i helmuar nga armiqtë e këtij kombi, pas një veprimtarije të pa prerë, qysh nga viti 1883 deri më 17 gusht 1911”.

Por as që i duhej P.N.Luarasit, as familjes së tij emri në këtë “klasë të parë”, se Shqipërisë nuk i mungonin atdhetarë të vërtetë për ta vendosur në vendin e merituar të historisë së Shqipërisë, duke e kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së tij. Qysh në kryeratikullin me titull “Qëllimi ynë”e numrit tëe parë të revistës “Bota e Re”deklarohej:”Fakti që një revistë e re fillon të botohet provon se ka njerës që ndjejnë nevojën të thonë fjalën e tytre mbi çështje të mëdha, që kanë të ëjnë me fatin e vendit tonë, dhe mbi rrugën që duhet ndjekur për të dalë nga gjendja kritike ku na kanë prurë gabimet e përsëritura, qoftë nga interesi ose nga ignoranca. Ka ca kohë që në vendin tonë nacionalizmën nuk e quajnë atribut të vetkuptueshëm të çdo shqiptarti të lirë. Atë e lidhin tani me disa doktrina ideologjike të importuara andej këtej dhe po e bëjnë monopol përhapësit e këtyre ideve”. Për të mos mbetur në deklarata abstrakte “Bota e Re” iu përvesh punës për hartimin e platformës së shpëtimit kombëtar. Në tre kyeartikujt e revistës (9,10,12)me tituj “Nacionalizma” (I,II,III) paraqitej kjo platformë si themel i përparimit të vendit:”Për ne nacionalizma shqiptare,-shkruhej në këtë Manifest,- duhet të ushqehet me tradita të shenjta të epokës heroike të Rilindjes Kombëtare. Emrat e atyre burrave që ngjallën me shkrimet, veprat dhe sakrificat e tyre ndërgjegjen kombëtare të fjetur për disa shekuj, duhet të jenë ylli drejtonjës i të gjithë rinisë shqiptare që kërkon përparimin e këtij vendi dhe lartësimin e këtij kombi në ato kulme begatie e kulture që ëndërronin pionierët e nacionalizmës shqiptare. Një nga këto emra është edhe ai i Petro N. Luarasit, që vdiq i helmuar sot e njëzet e pesë vjet më parë dhe shkoi theror i idealit, për të cilin kish luftuar tërë jetën e tij”.

Në revistën “Bota e Re” T. Zavalani, një nga mendimtarët më të shquar të viteve’30, shkruante:”Nacionalizma ushqehet me tradita, shpirti i sakrificës ngjallet me shembulla, idealizma krijohet duke lartësuar vlerat morale të kombit. Të gjitha këto i jep historia. Për neve historia që mund t’i shërbejë këtij qëllimi fillon me epopenë e Rilindjes Kombëtare”. T.Zavalani përmend librin “Mësuesi im i shqipes”, të cilin e vlerëson lart:”Në një qind faqet e këtij libri janë përmbledhur tridhjet vjete jete që kanë bërë një vepër që s’e ka shoqen në letërsinë tonë”. Ç’është e vërteta ca “historianë”rrëmihin të gjejnë në rrënojat e historisë ca “vatra hoxhaqesh”, lloj-lloj “sojllinjsh” nga sëra e Don Kishotit, por “harrojnë të përmendin,-shkruan T. Zavalani,-Fytyra të ndritura si të Petro Luarasit, ku mishërohen virtytet e lashta të truallit shqiptar. Prej gojës së tij del një kushtrim i fuqishëm lufte për liri, një erë e re fillon të fryjë në botën shqiptare, që ka harruar veten e të shkuarën, gjallohet në ky apostull i shqiptarizmës nën petkun e një mësonjësi katundi, që arrin lartësinë morale të një figure biblike,që pat çelur qysh më 1883 shkollën e parë shqipe në një katund të Kolonjës. Te Petro Nini shohim të bashkuar në një mënyrë të mrekullishme të gjitha cilësitë që i duhen luftëtarit të papërkulur të një ideje. Ai ka kulturën më të gjërë, është i zoti i pëndës, flet më një talent të çuditshëm që elektrizon turmat më refrektare, por nuk ka asnjë nga të metat e intelektuialit të çrrënjosur me nervat e sëmura, me shpirt të paqetë, me dyshime e kriza pesimiste. Por edhe kur mbetet filli vetëm, kundër të gjithëve, Petro Nini nuk dëshpërohet:Edhe nëntëdhjet e nëntë herë të biem, prapë duhet të ngrihemi!” thotë ai në të tilla raste. Ai është njeriu që e ndezin pengimet, e forcojnë kundërshtimet. Por sidomos fjala, fjala e Petro Ninit, ka një fuqi magjike, është fjala apostolli, pioinieri të epopesë kombëtare”.

Dhe revista “Bota e Re” jep një shembull të kësaj Fjale shqipe, të mbajtur prej Petro Ninit në mitingun mijravetësh në Korçë me rastin e shpalljes së Hyrjetit:”I ngati mëmëdhethi ynë, e gjora Shqipëri, fatkeqja gjindje shqipëtare, përjetoi provime të këqia dhe fort të hidhura nën plaft të fortë të dimrit të paditurisë, nën të cilin fati i ashpër e dënoi atë përpara ndofta mijra vjetesh.Dimëri që hoqi shqiptari u ndodh i ftohtë, i hidhur e fatkeq dhe prishës; i dobëti u sëmur e vdiq, po sa shpëtuan do të shohën pranverën, të arrijë cakun e diturisë dhe lirisë. Me një hop prej afër tridhjetë vjeç, që kur zuri fill çështja e diturisë shqiptare a e zhvillimit të kombit tënë, në mes të mijra ngatërrimesh dhe ndalimesh e pengimesh të brendshme që ngrenë kundër shqiptarisë armiqtë e saj, nuk është bërë pun e shumët, ndonëse nevoj’e kohës kërkonte të bëhesh më tepër. E para dhe e fundit më e nevojshmja mënyrë që është rrëfyer në botët për mbrothësi punrash të vyera e të mëdha është bashkimi. Pasdituria na ka vëvë napë përpara syve dhe nuk shohëm dot se në ç‘hall gjendemi. Rrojtja jonë është bërë mosrrojtje. Shqipëtarë!Le të lëkundemi nga bloza e marrëzisë që na ka plakosur dhe ta shpëtojmë kombin tënë, për rrojtjen me nder të vetes sonë.Kemi mall e dëshirë që të jemi edhe ne popull i liruar, të ecim në udhë që sjell qytetërinë, lirinë dhe mbarësinë! Ora e trymbetës afroi, pra të gjithë në urdhër të parë nën flamurë e zjarrtë të Shqipërisë, le të bëjmë atë kurban e shenjtëruar që kemi detyrë për shpëtim të mëmëdheut, për vlerën dhe çmimin e vetes sonë, për nder të jetës sonë”.



Është për të ardhur keq që ndonjë shkrues, nga dëshira për t’u dalluar si historian “novator”, në vend që të bënte hapin e parë, të pashmangshëm, të njihte dokumentet erkzistuese, të botuara ose të pabotuara, fillon t’i paraqitë ngjarjet, personalitetet historike së prapthi, duke e rishkruar historinë nga e para, por shtrembër. E themi këtë se ca “zbulues”, të “botës së re”, të vonuar, këto kohët e fundit kanë hyrë edhe në sinorët tanë kolojarë dhe kanë guxuar të bëjnë kësi eksperimentesh, dhe me cilin pa, me të pamundurën majë të historisë sonë kombëtare, me një nga më të lartat e saj, Fan Nolin. Duket do të kenë menduar se ngjarjet janë shumë të vjetra e s’rrojnë njerëz që e dinë të vërtetën për to dhe kështu mund të shijnë si ua do qefi i tyre prej shpifarakësh. Prandaj, na bie jo vetëm të mos e harrojmë atë histori, të krijuar nga burra kolonjarë, por edhe të krenohemi me veprën e tyre. Për këtë qëllim duam të rikujtojmë tani, nga fundi i shek.XX, një histori të viteve të para të këtij shekulli, histori që lidhi në një miqësi të shenjtë dy kolonjarë të mëdhenj, që qëndrojnë në një rradhë me emrat e përfaqësuesve më të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare: Petro Nini Luarasin me Fan Stilian Nolin.

Nuk besojmë që të mos ketë lënë gjurmë qysh në hapat e para të njohjes së tyre fakti, që fshatrat e origjinës, Luarasi dhe Qyteza, qëndrojnë pranë njëri tjetrit në Kolonjën tonë. Në “Botën e Re” i pari zbriti Petro Luarasi, më 1904, në një kohë kur kish disa dekada, që kish nisur aty emigracioni ekonomik i kolonjarëve. Petro Luarasi vinte për arsye të tjera. Pas burgimesh të njëpasnjëshme për shkak të punës që bënte për çeljen e shkollave të para shqipe, të mbështetura në platformën partriotike të Rilindjes Kombëtare, kur po e burgosnin rrishtas, shpërtoi për arsye të një ngatërrese që ndodhi në burgun e Korçës me emrin e tij; përfitoi nga rasti, u arratis në Manastir, aty siguroi pasaportën me emrin Petro Konstandini dhe prej andej, pas peripecish të shumta, arriti në SHBA. Aty menjëherë tregoi po ato qëllime kombëtare, për të ëilat kish punuar në Atdhe. Qysh ditët e para u shndërrua në një misioner shëtitës të çështjes kombëtare, duke bërë propagandaë në gjithë kolonitë e emigrantëve shqiptarë, të shpërndarë në Amerikë. Përpiqej të organizonte shoqata kombëtare me emigrantët shqiptarë. Dhe nuk e pati të vështirë, se gati kudo u takua jo vetëm me mallin e ndezur për vendlindjen të bashkëkombësve, por edhe me mjaft ish nxënësit e tij të fshatrave, ku kishte hapur shkolla shqipe qysh në vitin 1883, nxënës që i kish mëkuar me ide atdhetarie.

Me përpjekjet e tij, siç rrëfejnë Ll.Bimbli,. M.Grameno, Th.Mborja etj. u krijua shoqata e parë atdhetare “Malli i Mëmëdheut”. Në mbledhjet e kësaj shoqërie u diskutua dhe u vendos që të botohej edhe një gazetë shqipe “Kombi”, që u drejtua nga miku i Petros, Sotir Peci, të cilin e pat ftuar të vinte në Amerikë, pasi kishte përfunduar universitetin. Petro Luarasi ndiente nevojën që të shtohej numri i shqiptarëve me shkollë, intelektualë, për t’i dhënë hov shqiptarizmës në Amerikë. Për këtë arsye, pasi u këshillua me patriotin e Egjyptit, Thanas Tashkon, i dërgoi Fan Nolit aty pasaportën e vet me emrin “Petro Konstandini”, me të cilën edhe mundi të futet më 1906 në SHBA Fan Noli,që gjithashtu, u përfshi menjëherë në përgatitjen e gazetës.

Rasti e solli që midis Petros dhe Fan Nolit të lidhet edhe një nyje tjetër bashkëpunimi. Qysh kur ish në Shqipëri, Petro Luarasi ish përpjekur të kishëronte në shqip, pati përkthyer ungjij e shërbesa fetare në shqip, veprimtari që e plotësonte përhapjen e arsimit shqip. Më 1906, kur vdiq një shqiptar në Amerikë, prifti grek refuzoi ta varroste. Atëherë Petro Luarasi ndihmoi që të varrosej me Ungjill të lexuar shqip, por prift nuk u bë, megjithse iu lutën bashkëatdhetarët ortodhoksë që kishin nev jë. Petrua e shpjegon këtë me disa arsye: së pari, nuk kish ndërmend të qëndronte në Amerikë dhe priste rastin që të kthehej në Atdhe, ku dhe shihte fushën kryesore të berejës për shqiptarizmën.Veç kësaj, ai nuk qëndronte në një vend, por shëtiste nga një koloni në tjetrën, kurse priftit i duhej të qëndronte aty ku punonte shumica e shqiptarëve. Pasataj, Petrua kishte lënë familjen në Luaras e do të kthehej në gjirin e saj.

Ndonëse vetë nuk pranoi të bëhej prift, ai i mbushi mendjen djalit të ri, Fan Nolit, ta merrte përsipër këtë detyrë kryesisht për qëllime patriotike, për të krijuar një kishë autoqefale shqiptare. Fan Noli në fillim hezitonte, se ai ishte i formuar me kulturë laike e s’ish i përgatitur për të marrë përsipër sanin e klerikut. Petrua i premtoi ta ndihmonte në fillimet e kësaj kariere kishtare. Në gazetën “Kombi” 10 i pari 1908 shkruhet:”Pasi prifti Jakov, që bëri të njohur se arqipeshkopi rus Platoni do të ndihmonte, z.Petrro Luarasi, me një fjalë të shkurtër, rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse, porsa të ndihmojnë të fillojë kisha shqiptare.Kështu mbetën të gjithë të kënaqur dhe plot gëzim nga kjo”.

Po kjo gazetë shkruante:”Pasi u dorëzua Fan Noli prift, nxorri meshën e parë shqipe në Boston. I vetmi që mund të zinte vendin e psallmit qe Petro Luarasi, i cili psallti mirë…Pas Ungjillit mbajti fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të kishte patur Atdheu ynë porsa të kish përdorur gjuhën e vet në Kishë”.

Fan Noli imbeti mirënjohës Petro Luarasit dhe këtë e ka shprehur në një letër të tij, të shkruar më 21 i shtati 1928:”S’ka dyshim që Petro NIni Luarasi luajti rolin kryesor në themelimin e shoqatës “Malli i Mëmëdheut”. Ai ishte propagandist i palodhur dhe kudo ku kishte qëndruar në Amerikë, linte pas nga një grup patriotësh enthusiastë. Punonte rëndë për të fituar bukën, por nuk i kursente harxhet për çështjen dhe të djelave udhëtonte nëpër kolonitë shqiptare për të përhapur Ungjillin e naëionalizmës. Rreth Bostonit kam gjetur gjurmë të tij pothuaj kudo.Ish i pari piuoner i lëvizjes kombëtare në Amerikë”.

Do të duheshin edhe faqe të tjera për të përshkruar bashkëpunimin e Fan Nolit jo vetëm me Petro N.Luarasin, por edhe me të bijtë e tij, Skender P. Luarasin, Dhimitër P.Luarasin e pjestarë të tjerë të këtij fisi..


Prof. Alfred Uçi

Gazeta “Kolonja”nr. 2, qershor 1999