Marrëveshja e Ohrit/2
Marrëveshja e Ohrit
ANEKSI "A"
Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë.
Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të drejatave individuale dhe të shoqërisë civile siç pason më poshtë:
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët - Republikës së Maqedonisë - në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqeja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë. . .
- Neni 7
- (1) Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
- (2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar më poshtë.
- (3) Cilëtdo dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, gjithashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese edhe në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin.
- (4) Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë; Zyra e tillë do t'i përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase. Cilido person mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare që të komunikojë me pushtetin qendror, i cili do të përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase.
- (5) Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare e ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin.
- (6) Në njësitë e pushtetit lokal ku së paku 20% të popullatës flasin gjuhën e caktuar, ajo gjuhë dhe shkrimi i saj do të përdoren si gjuhë zyrtare dhe në mënyrë plotësuese do të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Sa u përket gjuhëve në të cilat flasin më pak se 20% e popullatës në njësitë e pushtetit lokal, pushteti lokal do të vendosë për përdorimin e tyre në organet publike.
- Neni 8
- (1) Vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:
- - Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;
- - Përfaqësimi proporcional i personave që u takojnë të gjitha bashkësive në organet publike, në të gjitha nivelet dhe në objekte të tjera të jetës publike;
- - Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;
- Neni 19
- (1) Garantohet liria e besimit.
- (2) Garantohet shprehja e besimit të lirë dhe publik, individual apo në bashkësi dhe shprehja tjetër e besimit fetar.
- (3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Islame në Maqedoni, Kisha katolike dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të lira që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bëmirëse e sociale, sipas procedurës së paraparë me ligj.
- Neni 48
- (1) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që lirisht dhe publikisht të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin dhe veçantitë e bashkësive të tyre, dhe të përdorin simbolet e bashkësive të tyre.
- (2) Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
- (3) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucionet e tyre kulturore-artistike, shkencore e arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore e të tjera,në mënyrë që të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre.
- (4) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë për mësim në gjuhën e tyre në shkollat fillore dhe të mesme, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.
- Neni 56
- (2) Republika garanton mbrojtjen, përparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni, por edhe të të mirave që e përbëjnë atë, pavarësisht regjimit të tyre juridik.
- Me ligj rregullohen edhe mënyra dhe kushtet sipas të cilave të mira të caktuara e me interes për Republikën,mund të lihen për shfrytëzim.
- Neni 69
- (2) Me ligje me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytëzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicën e votave të deputetëve që janë të pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e shumicës së deputetëve që deklarohen se i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të Kuvendit, kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.
- Neni 77
- (1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në kuadër të së cilës duhet të jenë edhe shumica e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni.
- (2) Avokati Popullor mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato u shkilen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike. Avokati Popullor vëmendje të posaçme do t'i përkushtojë mbrojtjes së parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit proporcional të bashkësive në të gjitha nivelet e organeve publike dhe në fushat e tjera të jetës publike.
- Neni 78
- (1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive.
- (2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga rradhët e maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë nga një nga rradhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të fundit do të jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se 5 bashkësi të tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë jashtë përbërjes së Parlamentit.
- (3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit
- (4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime e propozime për zgjidhjen e tyre.
- (5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.
- (6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.
- Neni 84
- Kryetari i Republikës së Maqedonisë i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie ndërnacionale;
- Neni 86
- (1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë.
- (2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës, Kryetari i Kuvendit,
Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, e të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e emërimit të tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të shprehë edhe përbërjen e popullatës së Maqedonisë. - (3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.
- Neni 104
- (1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.
- (2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të zgjedhur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në Maqedoni.
- Neni 109
- (1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.
- (2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën e votave të nurmit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.
- Neni 114
- Pushteti lokla rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicën e votave prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Ligjet për financimin lokal, për zgjedhjet lokale, për kufijtë komunal dhe për qytetin e Shkupit, sillen me shumicë të votave të deputetëve të pranishëm, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve të pranishëm të cilët deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.
- Neni 115
- (1) Në njësitë e pushtetit lokal, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve marrin pjesë në vendosjen për çështjet me rëndësi lokale dhe veçmas për fushat e shërbimeve publike, të urbanizmit dhe të planifikimit rural, të zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale, veprimtaritë kulturore, kulturën, sportin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe fushat e tjera të përcaktuara me ligj.
- Neni 131
- (1) Vendimin për t'u hyrë ndryshimeve në Kushtetutë e merr Kuvendi me shumicën prej dy të tretave të votave e prej numrit të përgjitshëm të deputetëve.
- (2) Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave të numrit të përgjitshëm të deputetëve dhe atë e vë në dikskutim publik.
- (3) Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e sjell Kuvendi me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
- (4) Për vendimin për ndryshim të Preambulës, të neneve për administratën lokale, të nenit 131, cilado dispozitë që ka të bëjë me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike, duke përfshirë këtu nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe për vendimet për plotësime të cilësdo dispozitë të re që ka të bëjë me materien e atyre dispozitave dhe të atyre neneve, do të jetë e nevojshme që të votohet me shumicën prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votava të numrit të përgjitshëm të deputetëve që pohojnë që i takoojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.
- (5) Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.