Jump to content

Mamuthët e mëdhenj të korrupsionit janë në Kuvendin e Shqipërisë!

Nga Wikibooks

Mamuthët e mëdhenj të korrupsionit janë në Kuvendin e Shqipërisë!


Si kudo në Botë,

dhe në këtë vënd,

shpesh parja dhe mëndja,

nuk janë në një vënd!



Them nga deputetët,

qënka bërë hataja,

se kanë pasuri,

super të mëdhaja!



Me rrogë deputeti,

ndodh në Shqipëri,

që të vësh mënjanë,

super pasuri?!



Neve veç gjyqtarët,

i dinim për dreq,

po derr-politika,

ka vjedhur më keq!



Kur vëndi është zhytur,

në kaq varfëri,

ka një deputet,

mbi pesëdhjet shtëpi!



Gjer në shtatë lëkurë,

është rrjepur ky vënd,

Derrat e Kënaqur,

janë në Kuvënd!



Pasuri e tyre,

është çudi vërtetë,

pa qënë bizesmenë,

po thjeshtë deputetë!



Vëndi ka jetuar,

në kohë tragjike,

se këta kanë zhvatur,

gjithë paratë publike!



Deklarojnë pa fund,

këta zabrahanë,

po dhe kaq të tjera,

të fshehura kanë!



Një rrogë deputeti,

thjeshtë në jetë të mba,

s’krijon pasuri,

super të mëdha!



Këta dyzet barqe,

me vete i kanë,

si mund ta shpëtojnë,

popull fukaranë?!



Këta paskan ngrënë,

në njëqind livadhe,

ndaj dhe është Vetingu,

tallja më e madhe!



Këta do hetojnë,

ata që kanë vjedhur,

ta besosh këtë,

veç të jesh i rrjedhur!



Ligji i Vetingut,

në çdo pikë stonon,

po këta Mamuthë,

kush i kontrollon?!



Shumicë e shqiptarëve,

rron në ditë të zeza,

këta kanë mbledhur,

lekë për dhjetë breza!



Ne në Nëntëdhjetën,

e nisëm njëlloj,

që kanë bërë kërdinë,

tani e besoj!



Mbeti Shqipëria,

bisht i Europës,

se nga kusaritë,

të lot mëndje e kokës!



Me kaq shpejtësi,

shumë kanë shtënë në duar,

sa as Donald Trampi,

nuk është pasuruar!



Fatin tonë të shkretë,

kush e ka në dorë,

njerëz të pashpirt,

hajdutë me këmborë!



Vjen Shtator i Zi,

sesionin do hapin,

me moral pa fund,

do na çajnë trapin!


A.Duka