Mahi të zgjedhura nga lufta/Shtypi
Appearance
I Mahi nga lufta | |
---|---|
1. Në kodër të qyqarëve Gjatë ofenzivës së forcave serbo-çetnike, në verën e vitit 1998, një familje nga Drenica shkoi në Prishtinë. Kur u paraqit në Këshillin e Emergjencës, ata pasi e shikojnë një listë, i thonë: -E kemi një shtëpi të lirë në Kodër të Trimave, mund t`ju vendosim nëse doni? -Jo- ua ktheu drenicaku- mua ma gjeni një shtëpi në Kodër të Qyqarëve, se po të isha trim, unë do të isha tash në Drenicë, e jo këtu. 2. Prej nga je? Gjatë ofenzivës serbe të shtatorit të vitit 1998, në malet e Qyqavicës u strehuan shumë familje nga Drenica. Aty dëgjova këtë dialog: -Kah të patëm oj shoqe? -Nuk di as vet. Kam qenë e martuar në Polac. Dy javë ndejta në Galicë, një muaj në Dubofc, dy muaj në Kollë e qe tri ditë jemi këtu në bjeshkë. E ti a po e din ti tash nga jam? 3. A po qesin? Gjatë luftimeve në Prekaz, në mars të vitit 1998, disa gra e fëmijë erdhën në lagjen tonë. Baqica i kishte mjelë lopët dhe hyri në shtëpi. Njëra nga gratë mysafire e pyet: -A po qesin? Baqica duke aluduar tek lopët, i përgjigjet: -Po valla, po qesin boll. -Uh, qyqet na, donë me ardhë edhe këndej-ia kthei ajo. -Qysh mori qyqet na, çka kishin me pi fëmijtë? -Uh, gru, gru, unë mendova mos po gjuajnë shkjetë. 4. Kjo më nuk durohet Në një fshat, diku në Kosovë, banorët kishin ikur para ofenzivës serbe dhe ishin fshehur në një mal. Ata, nga mali i shihnin shtëpitë duke u djegur nga kumbarët e deridjeshëm serbë. Kur shkjetë hynë edhe nëpër kopshtet me perime dhe shkatrruan edhe serrat, njëri nga ata bërtiti: -Vëllezër, kjo më nuk durohet. Kush është i gatshëm të vdesë, le të vijë pas meje. 5. Do ta ndajmë oborrin Një familje nga Drenica, me një kerr fëmijë, ia mësyn Mitrovicës dhe vendoset tek një familje e cila e pranon me ngrohtësi. Pas pak ditësh, drenicaku kishte blerë dërrasa. I zoti i shtëpisë e pa duke i shkarkuar dhe e pyeti: -Çka po të duhen ato dërrasa, o lum miku? -Burrë, vendosa ta ndajmë oborrin. Shumë fëmijë, po përzihen e besa edhe po lazdrohen. 6. Mos i qaj tapetat Njëri nga Drenica gjatë luftës së 98-ës ishte vendosur në një familje në Mitrovicë. I zoti i shtëpisë e kishte pritur mirë, por një ditë ishte ankuar tek mysafiri se fëmijtë kishin nisur t`ia shkatrrojnë tapetat në mur. Drenicaku ia ktheu: - Qysh bre nuk po të vjen marre, mua ma kanë djegur shtëpinë e nuk u bë nami e ti ankohesh për tapetat, lëri burrë fëmijtë le të luajnë. 7. Veturën po e blej unë Një familje kishte ikur nga lufta dhe ishte vendosur në Mitrovicë. i zoti i shtëpisë nuk kishte qenë edhe aq i fortë ekonomikisht, por kishte vendosur ta mbante me shpenzime të vetat. Kur iu harxhuan paratë, ai i tha mysafirit se kishte vendosur ta shiste veturën. Ky farë trimi e kishte pasur një duç marka me vete, por që nuk e kishte shpenzuar asnjë cent, po i thotë: -Veturën po e blej unë, sa e merr tjetërkush. 8. Këta kanë vdekur, jo unë Një ushtar i UÇK-së nga Dërvari ishte plagosur rëndë gjatë luftimeve të ofenzivës serbe të shtatorit në Qyqavicë. Kur e gjejnë disa shokë e tërheqin prej aty dhe e vendosin në një vend të sigurt, i lajmërojnë edhe shokët tjerë. Derisa vijnë të dytët, ushtarët i zë gjumi, kurse ushtari plagosur nuk mund të flinte nga dhembjet. Me të arritur, ata e pyesin: -A nuk ke vdekur, a? -Jo, unë jo, por këta shokët-iu përgjigjet ushtari në shaka. 9. E kam nemë viçin Në Prekaz të Poshtëm, derisa ishte si zonë më e lirë, ishin vendosur disa familje nga fshatrat ku ishte më rrezik nga luftimet. I zoti i një shtëpie që kishte shumë mysafirë e kishte prerë një viç. Pas dy ditësh aty shkoi edhe një nip nga Gllobari. Daja po i thotë nipit: -Rras mish se e kam prerë atë viçin që i thosha të hëngërshin qentë. 10. A e biem pulën o babë? Njëri kishte pranuar në shtëpi disa të zhvendosur. Një mbrëmje derisa hanin darkë, çka kishte qëlluar, një fëmijë po i thotë të zotit të shtëpisë: -A e biem pulën o babë? -Jo, jo, prit edhe pak! Mysafirët merrnin ngapak, por nuk largoheshin, duke menduar se njëmend do të bijnë edhe pulë. Prit e prit, pasi pula nuk erdhi, ata u larguan nga sofra. Atëherë plaku i tha atij fëmijës: -Bjere babo tash pulën! Pasi i hëngri trohat e bukës, pulën e përzunë përjashta. 11. Uji në benzinë Gjatë luftës, Qirezi ishte ende zonë e lirë dhe e kontrolluar nga UÇK-ja. Aty bëhej njëfarë tregu dhe njerëzit furnizoheshin me artikuj të ndryshëm. Njëri duke shprazur një kanistër me benzinë, e mbante ombrellën sipër kapakut të rezervoarit për të mos rënë pikat e shiut. Njëri duke e shikuar këtë skenë i tha: -O lum jarani, hiqe atë ombrellë, se uji ka hyrë moti në kanistër. 12. O babë, hajde ngjitma bishtin Derisa Besimi punonte në hapjen e istikameve të UÇK-së në Polac, kishte thyer bishtin e kazmës. Kur kthehet në shtëpi, e sheh të atin duke qëndruar me një fqi. Nga larg e thërret e i thotë: -O babë, hajde ngjitma bishtin! 13. Këmba në fyt Gjatë luftës edhe Bilalli nga Polaci, një kohë të gjatë me familje kishte qëndruar në luginën e Tushilës, në një tendë najloni. Një natje i kishte thënë gruas: -Allahile, a mundesh me i ra në fije një ëndrre që e kam parë mbrëmë? -Hë, hajërli qoftë- ia ktheu e shoqja. -Gati më ka dalë shpirti, disi njëfarë trau më kishte rënë në fyt dhe ma zinte frymën-ia ktheu ai. Ndërkaq, ajo duke qeshur ia ktheu: -Mos u bën merak, se nuk ka qenë tra, por ishte këmba ime. 14. Andej ka përplot policë Njëfarë Sadiku nga Kozhica, një ditë ishte nisur këmbë për në Polac. Diku në rrugë e takon njërin me veturë që shkonte në drejtim të Qirezit. Ai u ndal dhe e pyeti plakun: -A mund të shkohet për në Qirez? -Çfarë Qirezi, more burrë, andej nga Beçiqi, po vijnë forca të shumta. Ai e ktheu veturën, e mori edhe plakun dhe kur arritën në Polac, Sadiku po i thotë atij: -Mua ndalma këtu se e kam një motër e po zbres e ti nëse ke ndonjë punë shumë me rëndësi, shko në Qirez, se ndoshta më kanë bërë sytë se s`ka policë. 15. O ti njeri u kall Në kodrën Te Lisat e Xanit në fshatin Polac, një kohë të gjatë ka qëndruar një punkt i policisë serbe. Ata ditë e natë gjuanin me armë të ndryshme, kurse fshatarët vështronin mos po vijnë më afër. Një grua, një ditë po i thotë të shoqit: -O ti njeri, u kall ! -Ai turrevrap nga dera e oborrit, të shikojë mos po digjet fshati, kurse e shoqja ia pret: -Jo, jo, nuk u kall fshati, por… 16. Dikush po lypë hu në këtë shtëpi Njëri që e kishte shtëpinë afër me atë ku ishte vendosur njëfarë komisioni i emergjencës, një ditë duke kaluar pranë murit të oborrit të vet, i vërejti dhjetra kuti të shprazëta të gullashit. Shkoi në shtëpi dhe iu drejtua së ëmës: -Nënë, dikush po lypë hu në këtë shtëpi. Si bën që tinëz të hahen gullashat e neve po don me na bi në bark pasuli i emergjencës. -Jo, djali i nënës, nuk janë ata gullashat tanë, po ata po i gjuajnë mbi mur në oborr tonin. 17. Do të vdesim të gjithë Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, njerëzit e patën shumë vështirë nga sulmet e parreshtura të forcave serbe. Një plak që i kishte humbur shpresat se do të shpëtonin gjallë, iu thotë disa ushtarëve të UÇK-së: -Edhe nëse shpëtojmë nga granatat, të gjithë do të vdesim nga uria. -Jo, axhë, liria është afër, dy javë mbahemi me qumësht. -E pastaj- ç`bëjmë?- tha plaku. -Pastaj edhe dy javë e shtyjmë me mish, i presim lopët. -Jo, jo, të gjithë do të vdesim- këmbëngul plaku. -Ishalla akshami nuk na pret-ia kthu njëri. Atëherë plaku u kthjellua pak e tha: -Mos bre djalë, mos fol ashtu, a e din që e kemi zotin, ai na ruan e na shpëton. 18. Rojet e lara n`gjak të lopës Dy ushtarë të UÇK-së një mbrëmje kishin dalur në roje. Shokët e tyre në “shtab” për nevojat e ushtarëve kishin prerë një lopë aty në oborr. Kur filluan gjuajtjet nga punkti i policisë serbe, 19. Çka po sheh? Një ushtar i UÇK-së që kishte dylbi përpiqej t`i përcillte fluturimet e avionëve të NATO-s. Një shok i tha: -A po sheh diçka? -Po-iu përgjigj ai-piloti e ndezi një dunhill, kurse unë e ti po pimë dushk mali të mbështjellë me letër të thasëve. 20. Abeja ia sosi prapanicën policit Katër pesë shokë, ushtarë të UÇK-së kishin zënë pozitë të mirë përballë një punkti të policisë serbe, por nuk kishin armë të tjera pos kallashëve. Ata gjuanin në drejtim të policisë, por pasi që plumbat nuk arrinin deri atje, policët ua shplonin prapanicën dhe talleshin me ta. Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur i sheh të mërzitshëm i pyet: -Çka keni, mos iu kanë mbytur xhemitë në deti? -Jo, i thanë ata-por këta kallashët tanë nuk po na bëjnë punë. -Hajt gjuani ju njëherë-iu tha Abeja. Ata gjuajtën, kurse polici që u zhvesh, më nuk u ngrit në këmbë, nga snajperka e Abesë. |
I Mahi nga lufta (pjesa e dyte) | |
---|---|
20. Abeja ia sosi prapanicën policit Katër pesë shokë, ushtarë të UÇK-së kishin zënë pozitë të mirë përballë një punkti të policisë serbe, por nuk kishin armë të tjera pos kallashëve. Ata gjuanin në drejtim të policisë, por pasi që plumbat nuk arrinin deri atje, policët ua shplonin prapanicën dhe talleshin me ta. Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur i sheh të mërzitshëm i pyet: -Çka keni, mos iu kanë mbytur xhemitë në deti? -Jo, i thanë ata-por këta kallashët tanë nuk po na bëjnë punë. -Hajt gjuani ju njëherë-iu tha Abeja. Ata gjuajtën, kurse polici që u zhvesh, më nuk u ngrit në këmbë, nga snajperka e Abesë. 21. Ma kishte pirë lopa ujin Njëri prej Klinës së Poshtme, gjatë luftës, kishte pasur shumë njerëz në shtëpi, që kishin ikur nga fshatrat tjera. Një ditë i thotë të shoqes që t`ia vokë një kusi ujë për t`u pastruar. Të hyjë në banjo në shtëpi i vinte turp nga gratë e huaja që ishin mysafirë, po i thotë të shoqes t`ia dërgojë kusinë në ahur. Ajo ashtu edhe veproi. Pas pak, ky me sapun e peshqir në dorë, shkoi në ahur dhe saora doli pa u pastruar. E shoqja e pyeti pse doli aq shpejt e ai ia ktheu: - O, ma kish pi lopa ujin. 22. A po mundesh me ikë o vëlla Vëllai tepër i merakosur për fatin e familjes në Kosovë, thërret të vëllain në telefon nga Zvicra. -A jeni gjallë o vëlla? -Po, po gjallë jemi edhe pak. -A po mundeni të ikni nëpër male, o vëlla? -Po ikim ngapak, po ikim por jo aq larg sa ti o vëllau i jem trimi. 23. S`e vrau shkaun që pinte birrë Zukë Dajakut i kishin thënë shokët se do t`ia jepnin një snajperkë, po qe se do ta vriste një shka që shihej nga larg në oborrin e vet. Zuka e pranoi kushtin, por kur përmes dylbisë së snajperkës e vërejti se shkau po e pinte një birrë, iu tha shokëve: Burra, unë nuk mund ta vras. Qenka duke pirë birrë. Gjynah. 24. A po ta hanë lopët kashtën o mik Një grup të rinjsh nga Polaci, duke bredhur nga fshati në fshat, u bie rruga edhe nëpër Braboniq. Afrohen te një shtëpi, thërrasin dhe kërkojnë leje që atë natë me shi ta kalonin në plemen e tij me kashtë. -Jo, valla nuk mund t`u bëj konak, se nuk ma hanë lopët pastaj kashtën. -Ishte përgjigjur i braboniqsi. Pas dy-tri ditësh, këta të rinj, duke u kthyer nga Kotorri për në Mitrovicë, e shohin plemen rrafsh me tokë dhe të zotin që sillej andej pari e pyetën: -Apo ta hanë lopët kashtën, o lum miku? 25. Shokët e Bunkerit, nuk i zë tash as kulla e Ademit Një grup gazetarësh ishin ofruar tek bunkeri ku kishte qëndruar Adem Jashari para e gjatë luftës. Pasi i bënë disa fotografi po e pyesin një vendës. -E dini ju zotri, kush ishin shokët e Adem Jasharit që kanë qëndruar në këtë bunker? -More zotni gazetar, siç po e shihni këtu është bukur ngusht, por siç po flasin tash njerëzit, ata që kanë qenë në bunker me komandantin, tash nuk i zë as kulla e Jasharëve. 26. O ti djalë, merr edhe ti najsen ! Lufta kishte mbaruar. Naimi nga Drenasi që kishte qenë luftëtar i UÇK-së, ishte kthyer nga mali në shtëpi. Mezi kishte hyrë brenda nga kuterbimi i një qeni të vrarë kaherë, po brenda gjeti një grua me disa fëmijë duke marrë gjësende. Ajo duke mos e njohur, i thotë Naimit: -O ti djalë, merr edhe ti najsen se këtu paska gjithçka! 27. T`parat le të vijnë ato qëjanë kallë Pas luftës, një ditë në shtëpinë e shëndetit në Skënderaj para ordinancës së mjekut pritnin përplot njerëz. Mjeku, pa të keq, por duke dashur t`iu jep përparësi pacienteve me shtëpi të djegura, del e thotë: -Ju lutem burra, lironie rrugën për gratë që janë kallë. 28. Perde për ahur Pas luftës, në një shitore të tekstilit, në Skënderaj, hyn një fshatar nga Llausha dhe i drejtohet shitësit: -Ju lutem, a keni perde për dritare të ahurit? Shitësi: ( duke e shikuar me habi) -Çka po thua lum jarani, njerëzit nuk po kanë të blejnë perde për shtëpi e ti thua për ahur. -O burrë, unë nuk kam shtëpi, por më duhet perde për dritaren e vogël të ahurit që e kam adaptuar për banim, se po të kisha shtëpi s`do të mërzitesha fare për perde. 29. Hiqmi këto shkina prej oborrit Pas mbarimit të luftës, njëri i kishte “ gjetur” në një fshat të serbëve disa lopë të mira, aso bardhezi. I merr e i qon në shtëpi, po ato nganjëherë hynin edhe në oborret e fqinjve. Një ditë fqiu po e thërret të zotin e lopëve e po i thotë: -O kojshi, aman hajde hiqmi këto shkina prej oborrit se s`po mund t`i shoh me sy! 30. O babi, po ecën kapela e UÇK-së Një familje nga Runiku ishte kthyer pranë shtëpisë së djegur. Derisa të rriturit përpiqeshin të bëjnë pak vend për të hyrë brenda një voglush 4 vjeçar uante nëpër oborr. Kur e kishte vërejtur një breshkë, ai me zë të lartë e kishte thirrur babain: -O babi, eja shih si po ecën një kapelë e UÇK-së. 31. Shtëpitë kabriolet Pas mbarimit të luftës, në pjesën jugore të Mitrovicës, derisa ecnim me Hamdi Miftarin, një serb nga Runiku që shkonte nën përcjelljen e KFOR-it, prej së largu po e pyet Hamdiun: -Komsho, a din qish i kena shpijat atje në Runikë? -Aaaa, komsho, mos vet, shumë bet, sikur tonat, kabriolet-iu përgjigj Hamdiu. 32. Serbët pam-pam Gjatë ofenzivës së shtatorit të vitit 1998, Hilmi Xani, një ushtar i UÇK-së, ishte plagosur rëndë në malet e Qyqavicës. Pas luftës shkon në Tiranë për një kontroll tek mjekët italianë. Duke hyrë në portën e spitalit, njëfarë aparati nisi të fishkëllojë. Roja e ndali. Hilmiu nxjerr nga xhepat gjithçka që kishte, por aparati prapë fishkëllonte. Hilmiu atëherë nisi t`iu shpjegonte italianëve: -Serbët, pam-pam, dhe bënte me dorë nga këmba. Kur e fotografuan në aparat të rentgenit, i thanë: -Ti vërtet armë nuk paske, ama pam-pam municion po. 33. Me ta thye edhe tjetrin krah Njëri nga Rezalla gjatë luftës e kishte thyer krahun. Dikur vonë, pas lufte shkon te mjeku në Prishtinë. Kur hyn brenda, mjeku po e pyet: -Me kë je axhë? -Me një djalë kam ardhur-iu përgjigj i rezallsi. -S`po të pyes për djalin, po a je me Rugovën a me Thaçin- vazhdoi mjeku. -Jooo, ne Drenica jemi të gjithë me Thaçin-i tha ai. -Qenka mirë me ta thye edhe tjetrin krah-ia ktheu mjeku me nervozë. 34. Plaku dhe kriteret për shtëpi Një plak nga Rezalla kishte shkuar të ankohet pse ende nuk ia kishin ndërtuar shtëpinë e djegur. Një anëtar i komisionit komunal po i thotë: -Mixhok, për t`i plotësuar kriteret për shtëpi, ti duhet të kesh fëmijë nën 5 vjeç, s`duhet të kesh lopë, s`duhet të kesh tokë, traktor apo dikë në botën e jashtme. -Demek- tha plaku me nervozë-sipas jush unë po u dashka të jem i vdekur dhe t`i plotësoj kushtet për varr, a ? 35. Hyri KFOR-i, na u paska luajt nëna Një plak po e sheh një mocanikun e tij duke ikur në drejtim të malit. -Ou, ndalu burrë e mos u tut se kanë shkuar serbët, ka ardhë KFOR-i, erdhi liria, mos ik ! -Liria ka ardhë për ty se mua m`u paska luajt nëna, tha plaku i cili nuk kishte qenë bash i rehatshëm. |
GAZETARIA SI PËRVOJË | |
---|---|
1. Shkronjat e vogla Redaktori i një gazete, i thotë korrespondentit: -Ju lutem, ju do të më verboni me ato shkronja aq të vogla me të cilat po shkruani. -Z. Redaktor, unë vet jam i vogël, gruan e kam të vogël, rrogën po ashtu të vogël, e si mund të bëj përjshtim e t`i shkruaj shkronjat më të mëdha-i përgjigjet korrespondenti. 2. Qentë në radio Gjatë ditëve të para të punës në Radio Mitrovicë, mora për detyrë nga redaksia ta zhvilloj një bisedë me një drejtor të një shkolle të mesme në Skënderaj. Intervistën e mbarova, ndërkaq pjesën hyrëse e kisha lënë ta kryej në shtëpi. Duke e montuar atë pjesë, UHER-i im regjistroi një të lehur të fortë të qenve mu në mbarim të fjalisë: “Dëgjues të nderuar në vazhdim do të ndiqni bisedën që zhvilluam me drejtorin NN”. 3. Ti këtu e atje Një të shtunë isha gazetar kujdestar në Radio. Për të arritur më heret në shtëpi, emisionin “ Ngjarjet e ditës” ,të orës 16,5o minuta e lash të incizuar në shirit dhe ia dorëzova teknikut. Kur arrita në Skënderaj, hymë me disa shokë në çajtore. Në ora 16,50, unë fillova t`i jap lajmet në radio, kurse njëri nga tavolina tjetër më shikonte me habi e duke i fërkuar sytë: -A po më bëjnë veshët, apo je ti duke i dhënë lajmet-më tha. -Jo- i thash, nuk po të bëjnë veshët. -Atëherë a po më bëjnë sytë, apo je ti edhe këtu-ma ktheu. E si është e mundur ti këtu e atje, përnjëherësh? 4. Nuk kam tremë, pasi jam me ty Në radio, shpeshherë e realizoja edhe një emision për fëmijë. Një ditë kisha ftuar mysafir Agim Gashin nga Kryshefci, i cili shkruante vjersha për fëmijë. Para se të hyjmë në studio, i them Agimit: -A po ke tremë? -Jo, më tha-pasi jam me ty e njihemi kaherë. 5. Vetëm karrigën mos ma zë! Në kohën kur isha korrespondent i radio Mitrovicës, në Skënderaj, nuk kisha zyrë as telefon. Gjendesha si mundesha. Një ditë shkova në zyrën e Sadri Hajrës, të cilin e kisha shok shkolle, e që atëherë ai ishte sekretar i BVI-së për punësim. Derisa ai shkoi në një zyrë tjetër për një punë, unë e e dërgova një raport në radio. Kur u kthye i thash: -Më fal, ta shfrytëzova pak telefonin. -More sa për telefon, fol edhe me Amerikë nëse ke nevojë, por të lutem vetëm karrigën mos ma zë- ma ktheu. 6. Po e rrëzojmë një shtëpi Gjatë dimrit të vitit 1985 pati rënë një borë e madhe. Atëherë punonim në një zyrë me Xhavit Çitakun. Ne raportuam disa herë për dëmet që kishte shkaktuar bora. Një ditë, s`kishim asnjë ngjarje. -Ç`po bëjmë sot-i thash Xhavitit. -Paj, po e rrëzojmë edhe një shtëpi-ma ktheu. 7. Më mirë kah ky bërllok Ecnim rrugës nëpër qytet me Hamdi Miftarin. Papritmas ai më tërhoqi për dore andej kah një grumbull bërlloku. -Përse po na shtin nëpër këtë bërllok?-i them. -Më mirë të hyjmë nëpër këtë bërllok, sesa të takohemi me atë bërllokun që po vije drejt nesh!- ma ktheu ai. 8. Mbledhja e mbyllur Në komitetin e atëhershëm të mbrojtjes në Skënderaj, mbahej një mbledhje. Ne gazetarëve na thanë se nuk bën të marrim pjesë, ngase kjo mbledhje ishte e mbyllur pasi ishte e një rëndësie të veçantë. Pas mbledhjes, Sadriu po i thotë Hamdi Miftarit: - Çfarë gazetarësh jeni ju që ju përzunë nga mbledhja, në të cilën u bë fjalë për blerjen e dy maskave mbrojtëse. Hamdiu ia priti. -E po çfarë burri je ti, kur të ndërruan nga Kryesia, me një femër, bile edhe ajo, grua shterpë. 9. Kafja pa sheqer Shkuam një herë me Hamdi Miftarin te një drejtor. Ai na priti mirë, por e hetuam se s`deshi të na ofronte kafe me arsyetimin se nuk kishte sheqer. Hamdiu po i thotë: -Ne i pimë kafetë edhe pa sheqer. 10. Ekspozita Me Hamdi Miftarin një herë trokitëm në derën e shtëpisë së kulturës në Skënderaj. Portiri e hapi derën vetëm pak sa për t`u marrë vesh me neve. Hamdiu e pyeti: -Përse bre vëlla dera mbyllur në pikë të ditës, mos keni rënë në bela me kend? -O vëlla, është hapur një ekspozitë e po vijnë njerëzit, po e bëjnë korridorin pa fshi, hajt thash t`e mbylli derën më mirë- ishte përgjigja e portirit. 11. Ma blej këtë majmun Një pasdite, dolëm në qytet me kolegen Sebiha dhe me djalin e saj. Duke i shikuar vitrinat, djali i vogël u ndal e nguli këmbë: -Mami, ma blej këtë majmunin në vitrinë ! -Jo, biri i nënës, se më bëheni pastaj dy-ia ktheu Sebi. 12. Rrugëdalja mbi rrethojë Me Xhavit Çitakun shkuam te Rexhep Rushiti, i cili asokohe ishte drejtor i në fabrike. Pasi që punët në këtë kolektiv nuk shkonin edhe aq mirë, e punëtorët iknin në shtëpi kur t`iu tekej po i them: -Z. Drejtor, ku është rrugëdalja? -Mbi rrethojën e telave-m`u përgjigj. 13. A ka ndonjë të re Para derës së kryetarit të komunës, unë e Xhavit Çitaku takojmë sekretareshën e kryetarit. E pyeta atë: -A ka ndonjë të re sot këtu? -Pse a e vjetër po të duket ty kjo a- ndërhyri Xhaviti. 14. Pulën e hamë, ryshfetin jo Pas luftës siguruam një zyrë me Kajtaz Gecajn e Bekim Kastratin, por telefon nuk kishim. Një ditë po i themi një tekniku të postës si me shaka: -Sa po kërkoni të na e siguroni një linjë telefonike? -Ne nuk e hamë ryshfetin- na e ktheu. -Atëherë, pasi nuk e hani ryshfetin, a bën të shkojmë ta hamë një pulë bashkë? -Eh pulën bën, na tha. 15. Gruaja nuk është golf Një ditë në zyrë erdhi një koleg. Mua e Kajtazit na tha: Sot nuk jam në punë. Erdha vetëm sa t` ju shoh se nuk kam kohë të rri , e kam lënë gruan tek hyrja e ndërtesës. -Mos u frikëso se nuk ta merr askush, ajo nuk është golf-ia ktheva. 16. Ramtamtamin na e le neve Në kombibusin e TMK-së, ishim përplot gazetarë që shkonim për në Runikë, ku do të vazhdonte puna në aksionin e pyllëzimit të sipërfaqeve të zhveshura. Një kolege nga Prishtina ia mori këngës: Ou moj Shqipni, mos thuaj mbaro-i-ova, e pastaj vazhdoi me ram, tam, tam, ram, tam, tam. Unë i thash asaj: -Ti vetëm vazhdo të këndosh, ramtamtamin na e le neve! 17. Ju në burg unë punoj për juve Unë përkohësisht isha i papunë, ngase u ndërpre dalja e gazetës në të cilën punoja si korrespondent nga Skënderaj. Gati çdo ditë dilja në qytet dhe takohesha me kolegët. Një ditë Isa po më thotë: -Po na akuzojnë lidhur me një shkrim dhe po na kërcënojnë me burg. A do të vish të na vizitosh nëse na burgosin? -Jo- i thash-nuk do të kem kohë, ngase atëherë do të punoj në vend të juajin. 18. Dy rreshta një faqe, një faqe dy rreshta -Kajtazit mjafton t`ia tregosh ngjarjen me dy rreshta, e ai ta mbush një faqe, po i them Isës. -Mua-tha- mjafton të ma japësh një faqe, prej saj i bëj dy rreshta. 19. A ka këtu xharrah Kolegut Adem Metës (korrespondent i Kohës Ditore) i kishte shkuar një komision i KEK-ut dhe pasi nuk e kishin gjetur në shtëpi ia lënë porosinë që të paraqitet ne zyret e KEK-ut, ose do t`ia këputnin (rrymën). Me të kuptuar për këtë, Ademi shkon atje, hyn në zyrë dhe iu thotë: -Unë erdha kush është këtu xharrah që don të ma këput, ja ku jam. |
TË BËMAT E DAUTIT | |
---|---|
1. Dauti e zuri lepurin me dorë Para shumë vitesh, gjatë një dimri, kishte rënë një borë e madhe. Duke qëndruar në odë, Dauti iu thotë të pranishmëve se po dilte ta zinte ndonjë lepur. Pas pak, ai vërtet u kthye me lepurin e gjallë në dorë, të cilin e kishte zënë në borë, në kopësht, aty afër shtëpisë dhe e hëngrën për drekë.. 2. O Murat pritma qenin Mursel Gjinofci ka qenë dhëndërr yni dhe vinte shpesh te ne. Njëherë qëllon në ramazan e shkojnë me i falë taravitë në xhami. Atë mbrëmje hoxha kishte thënë se është gjynah ta trembësh e ta frikësosh njeriun. Pasi i falin taravitë, Dauti shpejton dhe arrin i pari në oborr e po i pret pas një dardhe të madhe. Kur arrijnë, Murseli ndalet e don të derdhë ujë aty afër dardhës, kurse Dauti n`atë moment lehë si qen. -Murseli nga frika bërtet: -O Murat, mule pritma qenin se më hëngri. Kur e marrin vesh se ishte Dauti, Murseli po i thotë: -Daut bre, shpejt e harrove vajzin e hoxhës se është gjynah ta frikësosh njeriun. 3. Me bukë e pa bukë Gjatë viteve të gjashtëdhjeta, Dauti së bashku me disa nga Kozhica shkon në Maqedoni për të punuar. Dalin në vendin ku shiteshin argatët dhe merren vesh me një pronar vreshte që të punojnë disa ditë tek ai. Sipas marrëveshjes, i zoti i vreshtës duhej t`ua qonte edhe bukën. Para se të shkojnë në punë njëfarë Aliu, iu thotë që ditën e parë të hanë shumë bukë, në mënyrë që ditëve të tjera t`iu sjellë edhe më tepër. Në ditën e parë, kur e pa i zoti i vreshtës se sa bukë hanin ata, iu tha: -Që nga nesër, do të punoni me bukë të juaj! Të nesërmen, ata shkojnë në punë vetëm me nga një bukë nën sqetull. 4. Odë e mirë me pshurrë Shkon Dauti te dajët në Shallc, në një darkë të odës së re. Kishte aty pleq e hoxhallarë e këndonin edhe mevlud. Pasi mendohet pak, Dauti i thotë dajës: -Vallha, more dajë, për hajr të qoftë oda se të paska rënë e mirë dhe e mbarë, po çka koka mirë me pshurrë nga dritarja. 5. Për hajr bajrami Te daja tjetër, Dauti shkon në fjalë nusje. Në mëngjes, sipas zakonit, mësiti qohet e ia bën përhajr dajës, e pastaj me radhë të gjithë të pranishmit. Kur daja vije te Dauti, ai i thotë: -Daja Murat, për hajr të qoftë bajrami ! -Hajr paq nipash, po cili bajram, i madhi a i vogli? 6. Dauti te dajtë n`dasëm Në një dasëm te dajtë në Shallc, Dautit dikush nga dasmorët ia kishte futur në xhep një gotë të çajit, atje ku e kishin marrë nusen. Ai nuk e kishte diktuar derisa kishte daluar të kërcejë, aty në një kopësht ku ishin dasmorët. Kur e pa se ka gotë në xhep ai e nxori dhe e përplasi për trupi të një dardhe të vjetër. Prej aty dolën qindra anza, të cilat u vërsulën mbi dasmorët dhe i bënë pikë e pesë. 7. Dajë, të gjithë ishit bërë kuaj Kur shkon njëherë në Shallc, Dauti takohet me dajën Rexhë. Pasi kishte kuptuar se shumica prej dajëve i kishin hequr qetë e kishin blerë kuaj, i thotë: -Dajë, po më vjen mirë, të gjithë ishit bërë kuaj. 8. Laj dardhat Në treg të Mitrovicës, Dauti e sheh një dajë duke shitur dardha. Dauti i mbush xhepat dhe kur don të largohet, atëherë daja i thotë: -Daut, laj dardhat! Dauti niset kah çeshmja, kurse daja i thotë: -Jo, jo, me ujë, po me pare. 9. Dauti i hëngri gjashtë bukë te tezja Dauti kishte shkuar mysafir te tezja në Vërnicë të Vushtrrisë. Në mëngjes, tezja kishte nisur t`i piqte bukët e elbëta. Ajo e piqte një, Dauti e hante. Kështu, me ngapak kripë, i hëngri që të gjashtat. Kur Ukshini, burri i tezes, zgjohet nga gjumi e kërkon bukë, tezja i thotë të priste derisa t`i piqte të tjerat, se të parat i kishte ngrënë Dauti. 10. Hallvën e hëngri Dauti Një natë të madhe, pasdarke, Dauti shkon n`kojshi me ndejtë. E shoqja e Seferit ia ofron tavën me hallvë, e Dauti e hëngri krejt. Në mëngjes, kur Seferi kërkon pak hallvë nga e shoqja, ajo i përgjigjet: -Vallahi, pati mbrëmë mjaft, por ka qenë Dauti dhe e hëngri krejt. 11. Qel ti babë Para shumë vitesh, Dauti së bashku me të vëllain dhe babain nxirrnin cunga në një mal të cilin donin ta shndërronin në arë. Dauti fliste diçka, kurse babai i tij, i cili vërtet nuk kishte flokë, po i thotë: -Daut, qel ( cunga) mos fol! -Qel ti, babë-ia ktheu Dauti. 12. Autobusi në ler Derisa Dauti punonte në ndërmarrjen bujqësore “Produkti” e udhëtonte me autobus, një ditë e kishte harruar biletën mujore në shtëpi. Në teposhtëze të Polacit dalin kontrollorët dhe e zënë pa biletë. Kur ata e pyesin përse nuk e ka nxjerrë biletën, ai ua kthen: -Më falni se e kam harruar mujoren në shtëpi, po nuk bëhet nami, le ta lëshojë shoferi autobusin në ler, asgjë nuk harxhon, përse të paguaj biletë tjetër. 13. Ndryshimi në pension Pasi ishte ndarë nga bashkësia familjare, Dauti del një ditë në Skënderaj. E takon postieri dhe ia jep një letër të të vëllait. Ai e hap, e lexon dhe e kupton se letra ishte nga gjyqi dhe fjala ishte për dy muaj burg për vëllain që e kishin zënë pylltarët në mal. Kur shkon në shtëpi i thotë të vëllait: -Këtu është një vendim për një ndryshim në pension dhe duhet ta ndajmë së bashku. Kur ai kundërshton, ky ia jep duke i thënë: -Ia pafsh hajrin, i ke dy muaj burg! 14. Qeshni lopë qeshni Kur unë hyra në punë në shkollën e Qirezit, një natë i ftova shokët në darkë. Disa që e njihnin Dautin si hokatar, i thanë t`iu tregojë se si ka vllaqitë vet me vllaqë të therrës, pasi që nuk i kanë shkuar mirë lopët. Ai iu rrëfeu, se si i ka lidhur lopët e u ka vënë tallë të hanë, të cilave duke vllaqitur iu ka thënë: -Qeshni lopë qeshni. Mysafirët nisën të qeshin me të madhe, e ai e përsëriste prapë atë “Qeshni lopë qeshni” 15. Kishe lopët janë këtu Atë natë që i kisha arsimtarët mysafirë, disa që nuk e njihnin mirë Dautin u prekën pak nga fjalët e tij “Qeshni lopë qeshni”, por gati i harruan ato, kur pasdarke Dauti shkoi t`iu merrte ushqim bagëtive dhe me koshin përplot sanë hyri në odë dhe iu drejtua me fjalët: -M`falni burra, mendova se lopët janë këtu. 16. Dauti i ka derdhë kazanat Hashim Xani e martonte një djalë. Kishte bukur shumë dasmorë. Njëri nga nipat më të vjetër i tha Hashimit se nuk kishte mjaft mish. Hashimi i tha: -Ka pasur mjaft mish, po Dauti i ka derdhë kazanat. 17. Ju dhefsha n`të Hashimi ishte duke ndërtuar një WC në fund të oborrit të Dautit. Derisa ishin duke punuar erdhi Beka prej Kllodernice dhe në vend se t`iu thotë puna e mbarë, iu tha: -O ju dhefsha n`të. 18. Tungatjeta-jo, jo Duke shkuar për në Skënderaj, Dauti takohet me Avdullah Veliun, i cili vinte nga drejtimi i kundërt me bashkëshorten. Ai i thotë Dautit tungatjeta, kurse ky ia kthen: -Jo, jo! Kur e pyet më vonë Dautin përse i kishte thënë ashtu, ky i përgjigjet: |
KUSH ËSHTË KY PLAK KAQ I RI? | |
---|---|
1. Ka vdekur Hajdari Në mbrëmje dikush thirri tek dyert e oborrit tim. Doli djali im i vogël të shihte se kush ishte e ç`donte. Kur u kthye më tha: -Babi, ishte një djalë i Taloviqe e të thirri se kishte vdekur Hajdari, po varrosej nesër. Të nesërmen me kolegët gazetarë shkuam në Kodrën e Dëshmorëve për ta përcjellur varrimin e një komandanti. Kur e pash Hajdarin në livadhe duke ruajtur bagëtinë u thash kolegëve: -A e shihni këtë plak, mbrëmë kam qenë i thirrur të marr pjesë në varrimin e tij që ëshë dashur të bëhej sot. Ata më shikuan me habi, ngase nuk e dinin se lajmi kishte qenë i rremë. 2. Çelësat Duke ecur nëpër trotuarin e një rruge në Mitrovicë, shoku me të cilin isha, kur i pa dy vajza nga drejtimi i kundërt më thotë se do t`i mashtrojë. Posa u afruan ai nxori një palë çelësa, po i sjell rreth gishtit e po iu thotë: -I shihni këta çelësa, janë të mercedesit tim. -Qenkan si të traktorit tonë-ia ktheu njëra. 3. Byreku Më heret çmimi i byrekut dallonte, varësisht se a ishte me mish a me djath. Pasi e hëngra byrekun, kur desha ta paguaj, byrekxhiu më pyeti: -E patët me mish, apo me djath? -Vallahi nuk e di-ia ktheva, as s`kishte djath, as mish, ishte vetëm pite. 4. Ka gullash-s`ka gullash Hyra në një gjelltore në Skënderaj dhe pyeta se ç`kishte për të ngrënë. Ai djaloshi që punonte aty m`i numëroi disa lloje gjellrash e i ha se kishte edhe gullash. Kur i thashë të më sillte një gullash, ai ma ktheu: -M`falni por gullash nuk ka. -Po ju thatë se ka. -Unë të thash, se ashtu m`është mësuar goja. 5. As me mish as me qyfte Ditën tjetër, po në atë gjelltore, derisa po drekoja, hyri njëri që e kishte kuletën e hollë. Gjellbërësi i thotë se ka pasul me mish, ai ia kthen: -A s`ka me qyfte a, atëherë ma sillni pasulin pa mish. 6. A ka biçikleta në Mitrovicë? Me Enver Bimbashin e Llaushës një herë shkuam me autobus në Mitrovicë. Posa zbritëm nga autobusi, unë me hapa më të mëdhenj e lash atë bukur larg. Ai po më thërret e po më pyet: -Halil, a din, a ka biçikleta me ble në Mitrovicë? -Pse – i thash, a biçikletë ke ardhë të blesh a? -Jo, më tha- por desha ta marr një, mbase mund të vij me biçikletë pas teje. 7. Kur është e shtunë në Skënderaj? Në bifenë e Radios, në Mitrovicë, pinim kafe me shokët e punës. Pasi ra fjala për ditët e tregut, një shok më pyeti: -Kur është e shtunë në Skënderaj? -Të hënën-iu përgjegja shpejt e shpejt. 8. Kush është ky plak? Bashkë me dhëndrrin po udhëtonim me makinë nga Theranda për në Prizren. Diku rrugës, ai e takoi një shok të vetin dhe e mori. Posa hyri ai shoku e pyeti për mua, dhëndrrin tim: -Kush është ky plak? -Baballaku-iu prgjigj, ky. -Mendova mos është babai yt kaq i ri -ia ktheu ai shoku. 9.Tegllat n`aeroplan Duke udhëtuar me aeroplan nga Prishtina për në Dyzeldorf të Gjermanisë e dëgjova këtë dialog të një plaku e një plake: Plaku: Çka dreçin i marrshe këto teglla me speca? Plaka: Për djalin, plak. Atje s`ka speca. Çka po ta zënë tash rrugën tegllat. Plaku: Jo, rrugën nuk po ma zënë, por bëri e u rrëzua aeroplani, tegllat thehen e na prejnë. 10. Drutë e Xhelës si thuprat e mësuesit Me Kajtazin nga Skënderaj po pinim çaj. Në ndërkohë erdhi edhe Xhela nga Qubreli. Ai e ftoi që ta shkarkonin traktorin me dru të mira për dimër. Kur i shkarkojnë, Kajtazi i pakënaqur me drutë, i kishte thënë Xhelës: -Këto drutë tua qenkan si ato thuprat me të cilat na rrihte mësuesi në shkollë. 11. Murseli e theu sahatin Mursel Beqiri nga Likashani e kishte pasur për merak një sahat xhepi. Një ditë i prishet diçka e ia jep të birit t`ia ndreq në Prishtinë. Pas pak ditësh i prishet sërish. I thotë të birit: -Ahmeto, bjerma një çekiç ta ndreqi sahatin. -Po qysh ndreqet sahati me çekiç o babë -ia kthen ai. -Ndreqet ndreqet-thotë Murseli dhe kur ia qon çekiçin, ai e mori dhe e bëri copë-copë sahatin. 12. Mbylle-hape derën -Jam n`hall me këta mashkujt e mi-iu kishte thën mysafirëve Mursel Beqiri i Likashanit. Shkon gjysma e dimrit e më duhet t`iu them: Ou, mbyllne derën se u mërdhimë. Pastaj shkon gjysma e verës duke iu thënë: Ou lëreni derën hapur se u kallëm nga zhegu. |
EDHE PULËN EDHE LULEN | |
---|---|
1. Lopa është e re Njëri e qet lopën në treg për ta shitur. Afrohet një blerës e i thotë: -E mirë po më duket lopa, po mos është pak e vjetër? -Jaaa, ta jap me garancion se s`ka mbi 4 vjet. Kur e bënë pazar, çobani që ishte edhe ai aty, ia nisi vajit e tha: -Po më dhimbset, se qe tetë vjet e kam ruajt në fushë. 2. Shumë paske ngrënë Në një odë burrash, gjatë një ndeje, Murseli po i thotë një nipit të vet që ishte një barkmadh: -Çka ke n`atë bark? -Mut!-iu përgjigj ai. -Vallha, boll shumë paske ngrënë. Kur Murseli e pyet edhe Hashimin, ai për të mos i thënë si Imerit, i thotë se në bark ka bineq, kurse Murseli këtë e pyet se me kë i kishte. 3. Ou hajde merre edhe viçin Njëri kur shkon pasdarke në ahur, vëren se dikush ia kishte vjedhur lopën. Ai nga nervoza, del në sokak dhe duke menduar se hajni ende është diku afër, bërtiti: - Ou, hajde burrë merre edhe viçin se është i vogël, po bërtet, gjynah. 4. S`mund të dal se po bie shi Shkoi njëri i Skënderajt për ta regjistruar makinën në Mitrovicë Me dokumente nën sqetull, kur hyri tek referenti, ai i tha se duhet ta sjellë edhe makinën, për t`ia shikuar numrat. Ky turrevrap u kthye dhe sërish shkoi, por kur i tha atij referentit se tash e ka sjellur makinën, ai iu përgjigj: -Më vjen keq, nuk mund të dal te makina, se po bika shi. 5. Lum ti për djalin Bisedojnë dy shkrimtarë nga Drenica: I pari,( tepër i nervozuar): -Merreni me mend, djali ma dogji dorëshkrimin e romanit të fundit. I dyti: Sa vjeç është djali? I pari: Trevjeçar. I dyti: Lum ti për djalin, aq i vogël, të dijë çka është për stufë. 6. Zemra Një plakë nga Murga i ankohet kardiologut në Skënderaj: -Mbarova, doktor, vdiqa nga zemra. Doktori: Mos u bëni merak, zemra do t`ju punojë si sahati sa të jeni gjallë. 7. Këmbët mocanike Një plak nga Baksi duke u mbajtur në kërrutë, hyn te mjeku, në Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj dhe i ankohet se ka dhembje të mëdha në njërën këmbë. Mjeku i thotë: -Nuk është çudi. Vitet i kanë fajet. -Po, z. mjek, edhe kjo këmba tjetër është mocanike me këtë tjetrën, por nuk po më dhemb - i përgjigjet plaku. 8. Falli në shpatull të pulës Pasi hanë darkë, njëri i thotë një plakut: -Allahile, a priton me ma kqyrë këtë shpatullë t`pulës, çka po më thotë, se ti kogja merr vesh në to. Ai po e kqyrë e po i thotë: -Qysh pi shoh unë, ti e paske një lopë plle e po dojka me të pjellë së shpejti. -Po, vallha ia qëllove ia ktheu ai. Pas pak ditësh, lopën ia hëngri ujku në mal, e ky i zoti i lopës shkon te ai farë falltori e po i thotë: -Ma hangër ujku lopën, nuk më doli si më pate thënë! -Burrë, unë nuk mujta n`shpatull ta dalloj a është ujk a viç pas lope, veç diçka e shihja që po i shkonte pas. 9. Paska ndjellë kob për krye të vet Plaka: -O ti njeri! Shimi: Hoj, more, çka të mirën kie? Plaka: Jo, unë jo, as të mirë as të keqe, po pula që po knon si knus. Shimi; Eee, çka thojnë? Plaka: Vallha qysh kam nie, thojnë ndjell kob për të zotin e shpisë. Shimi: Për të zotin e shpisë?! Bjerma qat sakicë! Plaka: Çka pi do o njeri? Shimi: Bjerma sakicën, e mos e zgjat shumë, se kjo pula që po knojka si knusë, nuk paska ndjell kob për mu, të zotin e shpisë, po për krye të vet. 10. Mua m`i jep para Një grup shokësh hyjnë në një kafiteri. Njëri prej tyre iu tha shokëve: -Folni, çka dëshironi të pini? -Birra, po çka, u përgjigjën njëzërit, pos Ukës, i cili tha: -Mua në vend të birrës m` i jep para. 11. Kujdes minat! Në orët e hershme të mëngjesit, inspektorët komunalë kishin marrë një aksion për ndalimin e punëve në ndërtimet pa leje në qytetin e Skënderajt. Në shumë dyçane e shtëpi banimi ( pa leje) kishin vendosur shirit të verdhë. Kur njëfarë Dushi, u ngrit e deshi ta hap derën, e shoqja i bërtiti: -Ngadalë se na qove në ajër, a s`po i sheh shiritat e minave. 12. Më ka humbur qeni Sheremeti nga Klina e Mesme, një natje ishte zgjuar heret dhe kishte dalë në ara. Kur takohet me një fqi ai e pyet: -Çka je dalë kaq heret? M`ka hupë qeni bre e ka qenë shumë i mirë, se babën nuk e kisha lypë. 13. A e shkeu maqorri gazetën Njëri shkon për kryeshëndosh. Oda ishte e vogël e në dritare në vend të xhamit kishte gazetë. Kur hyri ai që ishte bukur trupmadh, maçorri që ishte nën stufë u tremb, s`pati nga t`ia mbaj, i ra gazetës e doli përjashta. Ky u ngushtua e nga hutimi iu drejtua burrave: -Burra a e shkeu maçorri gazetën a, zoti iu lashtë shëndosh. 14. Edhe pulën edhe lulen Sylë Xani nga Polaci, pasi kishte dalur në pension, shkonte shpesh ndër miq për vizitë. Pothuajse askund nuk shkonte pa të shoqen Ajeten, të cilën e kishin lënë pak veshët. Një ditë shkojnë në Makërmal. Ata të shtëpisë e dinin se Ajetja i do fort lulet dhe flasin ndër vete që të mos harrojnë t`ia japin një, kur të nisen për në shtëpi. Ajo nga lëvizjet e gojës, mendoi se ata po flasin për pulën, e iu tha: -Jo, jo, për neve mos preni pulë, nuk jemi jabanxhi. Kështu Syla e Ajetja e hëngrën pulën, por të nesërmen e morën edhe lulen. 15. A po flet baci Sylë Baci Sylë një herë pati shkuar te djali i dytë në Norvegji. Një ditë e pyeta Sadikun a po flet Baci Sylë. Ai m`u përgjigj: -Po more po flet, bile edhe po ecë. 16. Dhëmbi i qenit Oda ishte përplot burra. Meshkuj të shtëpisë e mysafirë. Avdyli nga Rezalla, duke e lëkundur me gisht një dhëmb, i ngeli në dorë. Ia dha të birit e i tha: -Shko në shtëpi e jepja nënës këtë dhëmb e thuaj se është i ujkut. Djali ashtu veproi, por e ëma ia ktheu: -Gjuaje diku në oborr, djalin i nënës, se ky nuk është dhëmb i ujkut por i qenit e s`të duhet gjë. 17. Unë prej Muçibabe, e ti ? Në minjerë kishte shkuar një punëtor i ri. Pas dy-tri ditësh i vjetri po e pyet të riun: -Nga të patëm, lum miku? -Nga Muçibaba-i përgjigjet ai, e ti? I vjetri duke menduar se ai po tallet me të, ia ktheu: -Unë prej Muçinane. 18. Kah shkon ky autobus ? Një grua paksa e shtyrë në moshë, kishte zbritur nga fshati në qytet. Në satcion të autobusëve ajo qëndronte si e humbur, ngase nuk dinte të lexonte. E pyeti një djalë që ishte aty afër: -Djalo, kah shkon ky autobus? -Autobusi a, udhës po kah mendove ti, për qiell a?-iu përgjigj djali i pasjellshëm. 19. Oj nënë e lava buallicën Një djalë shkon te bunari për të marrë ujë. Aty e sheh një buallicë, për të cilën mendoi se është e tyre. E lau mirë e mirë dhe deshi ta qonte në ahur, por ajo nuk hynte. Shkoi e I tha së ëmës: -Oj nënë e lava buallicën, po s`po mund ta ngujoj. -O bir, buallica jonë është brenda, kjo qenka e huaja-ia ktheu e ëma. |
SI DASHURIA | |
---|---|
1. Vitet i kam kthyer në Euro Ato ditë që hyri në përdorim euro, një njeri i thinjur i vardisej një femre rreth të njëzetave. Ajo u bë nervoze dhe i tha atij: - Si s`po të vjen turp prej 50 vjetëve - që i paske e po më nguc? - Jo! Ia ktheu ai- unë që nga fundi i shkurtit - vitet i kam kthyer në euro. 2. A ma ndreqe atë punën që të kam porositur Seferi nga Klina e Poshtme shkonte me të shoqen në shtëpinë e shëndetit. Ajo mbahej fort për krahu të tij dhe mezi ecte. Aty diku në rrugë Seferi e takon një shok të tij dhe e pyet: -A ma ndreqe atë punën që të kam porositur? -Çfarë pune o njeri- i thotë e shoqja. -I kam thënë të ma gjej një grua, se ti më ke lodhur, gjithë e sëmurë. -Jo po kthehemi në shtëpi-i tha ajo se më kaloi krejt. 3. Shtruar toka vajza Takohen dy të moshuar. Njëri e pyeti tjetrin: -Sa djem i ke, a i ke të martuar? -I kam pesë djem, nuk i kam martuar, as nuk e kam ndërmend. Shtruar toka me vajza, le t`i marrin vet. 4. Nuk ma ethe lopën vëlla Njëri që e kishte një racë të mirë, një lopë ia shiti dhëndrrit. Pas disa ditësh motra po i thotë të vëllait: -O vëlla, lopa po na del shumë e mirë, po çfarë hajri, qe disa herë ka lypë mëzet, po badihava ti nuk erdhe. -Aiii, çka fole motër, pse me ardhë unë e me ta ethë lopën tue pasë ti burrin e djemtë tu. 5. Merre gruan time, s`më duhet gjë Derisa po rreziteshim në plazhin e Golemit, një grua me të cilën u njohëm, e mori gruan time dhe u nisën të lahen. -Vali-i them, po qe se më mbytet gruaja, unë e dua një tjetër në vend të saj. Nauni, një 65 vjeçar, nga Tirana po i thotë asaj: -Vali, moj, e dëgjove se ç`tha kosovari, më mirë merre gruan time, edhe po qe se mbytet unë nuk kërkoj tjetër, ngase as kjo nuk po më duhet gjë. 6. Bëhu gati, tash ta bie mëzatin Njëri e qoi të birin ( pa lopë) të një kojshi me e pyet se a do t`ia lëshonte mëzatin. Troket në dyer,del ai kojshia, po e sheh djalin pa lopë, e po i thotë të hynte brenda. -Jo, tha djali, erdha me të pyet a ma lëshon mëzatin. -Po more qysh jo, veç zhvishi ti pantollonat deri sa ta bie tarakun. 7. Kur s`mundesh ti, unë edhe ma hiç Ishte martuar një djalë, por me nusen flinte sikur me motrën. Priti sa priti mos po ndryshon diçka në të mirë, por asgjë. Iu kishte mbushur mendja se ndonjë plakë i kishte bërë magji. Më në fund vendosi të shkojë te një hoxhë i fortë e të shkruaj hajmali. Duke pritur, aty në një kopsht të hoxhës, njerëzit bisedonin për hallet e tyre, kurse djali çileguri gojën, vetëm i dëgjonte. Kur i erdhi radha këtij djalit, edhe pse u ngushtua shumë, po i thotë hoxhës: -Hoxhe efendi, jam në hall të madh. Jam martuar tash sa ditë, por asgjë hiç, thash mos mundesh ti të më bësh një hall. -Jo bre djalë, kur s`mundesh ti kaq i ri, unë nuk mundem edhe më hiç. 8. Veç m`u tranu I vdes një plakut gruaja. Shkojnë me e pa disa shokë si mocanikë të tij dhe po e pyesin: -Allahile, a po mërzitesh? -Allahile, mos me ju rrejtë hiç, veç m`u tranu e me dalë në mal. -Qysh bre ti m`u mërzitë, a ende mujshe… -O, jo bre burra mos ma merrni dallash. Po mërzitna se plaka më merrte n`gji e me atë kërhamzën e saj më vente në gjumë. 9. Thirrma një vajzë Duke kaluar afër konviktit të vajzave, njëri i thotë portirit: -Ju lutem, a bën të ma thirrni një vajzë? -Cilën vajzë, në cilin kat? -Cilën të duash ti, s`ka rëndësi. 10. Ia kërkoi gruan për nuse Një grua kogja e re dilte shpesh pa burrin e saj. Një djalë iu kishte paraqitur dhe kishte kërkuar që të fejoheshin. Ajo djalit i kishte thënë se jam e Filan Fistekut. Ditë pas ditësh djali e gjen shtëpinë e atij dhe shkon i thotë: -Burrë, po më vije keq të të them, por unë jam duke kaluar me vajzën tënde, kam ardhë ta kërkoj për nuse nëse pajtoheni edhe ju. -More djalë, unë atë nuk e kam vajzë. Ajo është gruaja ime e të lutem të mos kalosh më me të. |