Më 1930, qeveria greke e njihte çështjen çame

Nga Wikibooks

Nga Nasho Bakalli

Për pozitën dhe opozitën, në të dy vendet tona, punët e shtetit lipset të jenë të parat dhe të fundit. Kjo sjellje është e domosdoshme, po nuk është e mjaftueshme. Sepse për të kryer një punë – për shembull për të argumentuar qënien ose mosqënien e çështjes çame – duhet që të ekzistojnë edhe elementet e nevojshëm. Konkretisht. Greqia nuk do të kish mundur të arrinte shkallën e qytetrimit të sotëm sikur ajo të mos kishte të gatuar – në embrionin e vet të lashtë – “bonsensin”, dhe tërë elementet e tjerë të nevojshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, ndonëse ajo u copëtua dhunshëm, 105 vite më parë, nga Fuqitë e Mëdha.

Një prej elementwve të nevojshëm, për mirëfunksionimin e shtetit, mbetet pushteti i massmedia. Gazetat shqiptare dhe greke të vitit 1930, pa hyrë në analet e historisë diplomacisë dypalëshe, i kanë bërë jo pak jehonë çështjes çame. Nga një tufë stërmadhe kryeartikujsh, njoftimesh, deklaratash, letrash, shkrimesh dhe komentesh të shtypit shqiptar, të cilat i kam të skeduar, veçova, nga faqet e të përditshmes “Vullneti i Popullit” dy materiale, të cilat shpërfaqin fare shkoqur, edhe sot, për publikun e gjerë, dhe opozitën shqiptare, pozitën ose njohjen zyrtare të qeverisë greke, të vitit 1930, të çështjes çame.