Llojet e fjalive
Fjalia është njësia e plotë ndërtimore,kuptimore e intonaciore e formuar nga bashkimi i fjalëve dhe i grupeve të fjalëve sipas rregullave të gjuhes.Me anë të fjaleve shprehim mendimet,ndjenjat dhe vullnetin tone.
Fjalia
Fjalia është fragmenti i ligjërimit i përbërë zakonisht prej dy a më shumë fjalësh kuptimplota të
bashkuara sipas raportesh të caktuara, në bazë të ligjeve të një gjuhe, në një tërësi të vetme kuptimore, gramatikore e intonacionore. Mund të jetë e formuar edhe prej një fjale të vetme me vlerën e një kumtimi. Vjeshta e artë i mbushi plot këtë vit hambarët e kompanisë. Çështje kryesore: - Kriteret e klasifikimit të fjalive Fjalitë e thjeshta janë ato që kanë një bërthamë kallëzuesie. Për t’i grupuar këto fjali mbështetemi në këto kritere: - në kriterin e modalitetit
- në kriterin e qëllimit të thënies (sipas llojit të kumtimit)
- në kriterin e ndërtimit
- kriteri i modalitetit
Sipas modalitetit, fjalitë shprehin karakterin e lidhjes me realitetin, e pasqyrojnë realisht atë, duke pohuar ose duke mohuar diçka nga ky realitet. Si rrjedhim, ka fjalipohuese dhe fjali mohuese. Fjali pohuese: Atë vit vera bëri më nxehtë se herat e tjera. Të rroni sa malet, o bir.Nxito pak më shumë. Fjali mohuese: Atë njeri s’e njoh fare. Në shkollë nuk duhet të nënvleftësojmë asgjë. - kriteri i qëllimit të thënies Sipas qëllimit të thënies fjalitë ndahen si më poshtë: 1. Fjalia dëftore
Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka. Ajo përbën tipin më të zakonshëm të fjalive dhe përdoren
në të gjitha stilet e gjuhës.
Fjalia dëftore foljen kallëzues e ka zakonisht në mënyrën dëftore, por në raste të veçanta, për arsye
stilistike, mund të ketë edhe në mënyrën urdhërore ose habitore.
Fjalitë dëftore mund të jenë të thjeshta e të përbëra, dykryegjymtyrëshe e njëkryegjymtyrëshe,
mohuese e pohuese. Afrimi mëson. Puna është nder e detyrë. Matanë dritares dielli shkëlqente mbi dëborë. 2. Fjalia pyetëse
Fjalia pyetëse shërben për të pyetur. Folësi pyet bashkëbiseduesin për diçka që është e panjohur për të
ose për të cilën është i pasigurt. Përdoren zakonisht në dialog, sepse pyetja parakupton përgjiigjen, p.sh.: Nga këto anë je ti? Sa vjet ke në këtë punë?
Veçori e fjalisë pyetëse është intonacioni pyetës, i cili karakterizohet nga ngritja e theksuar e zërit në
fjalën me theks logjik për të cilën kërkohet përgjigje, p.sh.: Ju do të shkoni në teatër? Do të shkoni ju në teatër? Në teatër do të shkoni ju?
Në fjalinë pyetëse përdoren dendur edhe fjalët pyetëse: përemra pyetës, ndajfolje pyetëse dhe pjesëza
pyetëse.
- Përemra pyetës: Cili është ky fshat? Sa vjeç është vajza? Ç’do të sjellë ajo makinë? - Ndajfolje pyetëse: Ku shkoni more djem? Nga erdhi ky lajm? Si do ta organizojmë një orë mësimi? - Pjesëzat pyetëse: A erdhën të gjithë? Mos je caktuar edhe ti në këtë grup? Mund të harrohet, vallë,
një bisedë e tillë?
Ka fjali pyetëse që e ka përgjigjen në vetë pyetjen: Ç’jeni kaq të gëzuar? Ç’paskan ardhur gjithë
këta? Fjalia pyetëse retorike shpreh pohim në formën e pyetjes. Fjalia retorike ka forcë të theksuar shprehëse - emocionuese: A ka njeri që s’e do tokën mëmë? E kush nuk preket nga ato akte heroizmi? A mund të ekzistojë një popull pa gjuhën, pa artin e tij?
Fjalitë pyetëse tërësore: A do të jetë gati ndërtesa e re për këtë vit shkollor? Fjalitë pyetëse të pjesëshme: Cilin shok kërkon ta takosh ti? Fjalitë e pyetjes së drejtë shprehin pyetjen drejtpërdrejt Fjalitë e pyetjes së zhdrejtë shprehin pyetjen në mënyrë të tërthortë: Donte ta pyeste se ç’mendonte
për këtë ngjarje të re. Se ç’kërkonte as vetë s’e kishte të qartë?
3. Fjalia nxitëse Fjalia nxitëse shpreh vullnetin e folësit në formë urdhëri, kërkese, lutjeje, këshille etj. që nxit dikë për
të realizuar veprimin.
Dallohen: Fjalitë nxitëse të mirëfillta dhe jo të mirëfillta. Fjalitë nxitëse të mirëfillta shprehin vetëm urdhër: Pusho! Nisu! Mos na pengoni! Hapni rrugën!
Çështja të zgjidhet me doemos!
Fjalitë nxitëse jo të mirëfillta shprehin këshillë, kërkesë, udhëzim, lutje, grishje, paralajmërim,
kërcënim, etj. p.sh. Ti, baba, mos u mërzit! Dokumentet do t’i gjeni vetë!
4. Fjalia dëshirore Fjalia dëshirore shpreh vullnetin e folësit në formë dëshire, urimi, mallkimi, por ky vullnet nuk u
diktohet të tjerëve si në fjalinë nxitëse. Psh.: Lulëzoftë toka jonë! U trashëgofshin e paçin jetë të lumtur!
Fjalitë dëshirore kanë intonacionin e veçantë dëshiror e nxitës. Folja kallëzues është kryesisht në
mënyrën dëshirore, por mund të jetë edhe në mënyrën lidhore, rrallë edhe në atë që quhet lidhorehabitore. Në fund të fjalisë dëshirore vihet pikëçuditje. Të kishte thënë ç’desh!
5. Fjalia thirrmore Fjalitë thirrmore shprehin ndjenja të forta dhe fitojnë kështu shprehësi të lartë dhe ton të ngritur
thirrmor. Kështu, ka fjali dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore, nxitëse-thirrmore, kurse fjalia dëshirore është shumë afër fjalisë thirrmore. Të punojnë edhe burrat në vjeljen e pambukut? Sa e bukur qenka kjo tablo! - kriteri i ndërtimit
Sipas ndërtimit fjalitë ndahen: Fjalitë me një gjymtyrë kryesore - njëkryegjymtyrëshe dhe
Fjalitë me dy gjymtyrë kryesore - dykryegjymtyrëshe
Në gjuhën shqipe, përveç fjalive me dy gjymtyrë kryesore, ka edhe fjali me një gjymtyrë kryesore.
Nëpërmjet kësaj gjymtyre shprehet kallëzuesia dhe prej saj fillojnë lidhjet me gjymtyrët e tjera. Këto fjali janë të plota si nga ana kuptimore ashtu edhe nga ana gramatikore, kanë kallëzuesi të plotë, intnacion të përfunduar dhe janë njësi normale komunikimi. Këto e pasurojnë strukturën sintaksore të shqipes.
Fjalitë njëkryegjymtyrëshe ndahen në dy grupe kryesore strukturore: - fjali, kryegjymtyra e të cilave shprehet me folje dhe - fjali, kryegjymtyra e të cilave shprehet me emër.
Fjalitë njëkryegjymtyrëshe me gjymtyrë kryesore foljen
-Fjalitë njëkryegjymtyrëshe vetore 1. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe me vetë të caktuar E kanë të shprehur gjumtyrën kryesore në vetën e I ose II njëjës dhe shumës. P.sh.: Atë javë punova
nga mëngjesi deri në mbrëmje.
2. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe me vetë të pacaktuar Gjymtyrën e dytë e kanë një folje në vetën III shumës, në mënyra dhe kohë të ndryshme. Vëmendja
përqendrohet te veprimi e jo te vepruesi, i cili ose është i panjohur ose është e nevojshme të saktësohet. P.sh.: Rrëfejnë se dikur në këtë fshat pati ardhur një mësues i shqipes. Agronin e caktuan kryeinxhinier etj.
3. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe me vetë të përgjithësuar Shprehin veprime që mund t’u përkasin të gjitha vetave, të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe
folësin. Zakonisht folja kallëzues është në vetën II njëjës. P.sh.: Me këtë njeri s’merresh dot vesh! Duaje atdhenë si shqiponja folenë!
Foljen kallëzues këto fjali e kanë në mënyrën dëftore, dëshirore, por më së shumti në mënyrën lidhore
e urdhërore: Më mirë të dish se sa të kesh. Mikun e vjetër mos e harro.
-Fjalitë njëkryegjymtyrëshe pavetore Në fjalitë pavetore gjymtyra kryesore është një folje që nuk e ka kuptimin e vetës dhe shpreh veprim a
gjendje pavarësisht nga vepruesi. P.sh.: Nga lindja vetëtinte. Atëherë udhëtohej me kalë. Fjalitë pavetore me gjymtyrë kryesore të shprehur me folje. P.sh. Po ngrinte. Po perëndonte. Kështu na ndodhi atë verë në stan. Ka nejrëz me vullnet të fortë. S’ka nevojë, s’ka kohë, s’ka gjë, s’ka vend.
Foljet në formën joveprore: Në verë gdhihet shpejt. Brenda ishte errur. Në fresk punohet mirë.
Matanë grykës luftohej. Nuk mësohet vetëm ditën e provimit. Ishte vapë dhe nuk flihej dot.
Fjalitë pavetore me gjymtyrë kryesore të shprehur me një grup fjalësh Fjali pavetore gjymtyra kryesore e të cilave ka në përbërje foljen jam, bëj, vij të shoqëruar me një
emër, ndajfolje apo togfjalësh. P.sh.: është herët, është vonë, bën vapë, bën ftohtë, më vjen keq, më vjen turp, më vjen për të qeshur etj.
Fjali pavetore gjymtyra kryesore e të cilave shpreh kuptim modal të domosdoshmërisë e të mundësisë.
P.sh.: Në atë rrugë duhej ecur me kujdes. Nga lindja kishte filluar të zbardhte. Fjalitë njëkryegjymtyrëshe me gjymtyrë kryesore emrin
Këto fjali pohojnë praninë, qenien e sendit a të dukurisë të emërtuar nga kryegjymtyra e fjalisë.
Kryegjymtyra shprehet me emër në rasën emërore të pashquar ose me togfjalësh. P.sh.: Heshtje. Verë e thatë. Qershor i vitit 1995.
Kallëzuesia shprehet me anë të intonacionit. Natë gushti (është natë gushti). Gjymtyra emërore mund të jetë e pazgjeruar dhe e zgjeruar me fjalë të tjera. Fjalitë përshkruese ose të qenies, psh.: Mëngjes i kthjellët. Mbrëmje dhjetori. Festë e madhe
popullore. Fjalitë emërore treguese, psh.: Ja shkolla. Ja oborri.
Fjalitë emërore emërtuese, psh.: Biblioteka e rrethit. Durrës. Shëtitorja“Adem Jashari“.
Fjalitë e paplota
Fjalitë e paplota kanë ndërtim gramatikor të paplotë për shkak të mungesës së gjymtyrëve, kryesore
ose të dyta, të cilat, edhe pa u shprehur, bëhen të qarta nga konteksti ose situata. P.sh. Këtu. E kam marrë. Nga Tirana. Këto fjali nuk janë kuptimisht të paplota.
Fjalitë e paplota janë tri llojesh: Fjali të paplota kontekstuale; fjali të paplota kontekstuale, fjali të
paplota situative; fjali eliptike.
- Fjali të paplota kontekstuale: Ku po e shpie? - Në shtëpi. - Fjali të paplota situative: Dy kafe - tha djaloshi posa hymë në klub! Babai-thirrëm ne.
- Fjali eliptike: Peshku në det, tigani në zjarr. Mendja e shëndoshë për ditë të zeza. Gjella me kripë, kripa me masë. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme
Në gjuhën shqipe përdoren dendur edhe disa fjali që nuk përmbajnë as gjymtyrët kryesore, as
gjymtyrë të dyta. Këto luajnë rolin e një fjalie, janë njësi kumtuese, gramatikore, e me intonacion të përfunduar. Këto quhen fjali të pagjymtyrëzueshme. P.sh. të pëlqen muzika? - Po. Shët - pëshpëriti nëna.
Sipas kuptimit dhe funksionit në ligjërim, dallohen këto grupe: fjali të pagjymtyrizueshme pohuese,
mohuese, pyetëse, nxitëse, emocionuese dhe të përshëndetjes.
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme të pohimit. Këto fjali mund të jenë ose përgjigje pohuese të një pyetjeje,
ose shprehin miratim të folësit për diçka të thënë më parë. P.sh.: E njeh? - Posi jo! T’ia sqarojmë punën në një letër? - Pse jo!
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme të mohimit. Këto fjali mund të jenë ose përgjigje mohuese të një
pyetjeje, ose shprehin mosmiratim të folësit për diçka të thënë më parë. P.sh.: Nuk foli për datën e nisje? - Jo, - tha fëmija. A u vonove, mor bir? - Jo, jo. - u përgjigj ai.
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme pyetëse. Këto fjali nxisin një përgjigje, kërkojnë nga bashkëbiseduesi
miratim ose jot ë një pohimi a mohimi, shprehin dyshim, habi, mosbesim, kundërshtim. P.sh. Nuk e takove? -Jo. -Jo? Vij nga larg. - Ashtu? S’duket njeri. - Vërtet?
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme nxitëse. Këto fjali shprehin thirrje drejtuar bashkëbiseduesve për të
kryer ose për të mos kryer një veprim. P.sh. Ssst! - ia bëri plaku. - hajt! Ngrehu tani! A të të tregoj diçka? - Pa hë?
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme emocionuese. Këto fjali shprehin qëndrimin emocionuese të folësit
ndaj një thirrjeje, një sjleljeje a ndaj situates ekzistuese në përgjithësi.P.sh. Iku! Bobo! Phu! Korba! Vaj medet!
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme të përshëndetjes.Këto fjali shprehin një përshëndetje, një urim,
falënderim, lutje. P.sh. Mirëmëngjes! Mirupafshim! Tungjatjeta! Lamtumirë! Faleminderit! etj.