Jump to content

Libri i namazit/Tridhjetë e tri farzet

Nga Wikibooks

Tridhjetë e tri farzet

[redakto]

Kushtet e imanit: gjashtë (6)

Kushtet e Islamit: pesë (5)

Farzet e namazit: Dymbëdhjetë (12)

Farzet e abdestit: Katër (4)

Farzet e gusullit: Tri (3)

Farzet e tejemunit: tri (3)

Kushtet e imanit-besimit (6)

1. Të besosh ekzistencën dhe njësinë e All-llahut.

2. Të besosh engjëjt.

3. Të besosh librat që i ka zbritur Zoti.

4. Të besosh pejgamberët e Zotit.

5. Të besosh ditën e Ahiretit.

6. Të besosh kaderin, se e mira dhe e keqja janë nga Zoti.

Kushtet e Islamit (5)

7. Të shqiptosh Kelime-i shahadetin.

8. Të falësh namazin, pesë herë në ditë.

9. Të japësh zekatin e pasurisë.

10. Të agjërosh muajin e Ramazanit.

11. Të shkosh në haxh, brenda mundësive një herë në jetë.

Farzet e namazit (12)

a) Farzet e jashtme (para namazit) janë gjashtë. Këto quhen kushte.

12. Të jenë të pastër trupi , petku dhe vendi ku do të falesh.

13. Të marrësh abdest ose të lahesh, kur nuk i bën dot këto,lypset të marrësh tejemum.

14. Të vishesh(mbulohesh) sipas rregullave islame.

15. Të kthehesh nga kibla.

16. Ta falësh namazin në kohën e duhur.

17. Ta bësh nijet (të vendosësh) për t'u falur.

b) Farzet e brendshme janë gjashtë. Këto quhen rukne.

18. Tekbiri fillestar - iftitah tekbiri.

19. Qëndrimi në këmbë - kiam.

20. Leximi i Kur'anit - kiraet.

21. Përkulja e trupit - ruku.

22. Vënia e fytyrës në tokë - sexhde.

23. Qëndrimi ulur në mbarim të namazit - kade-i ahire.

Farzet e abdestit (4)

24. Të lash fytyrën.

25. Të lash duart e krahët deri mbi bërryl.

26. T'i japësh mes-h kokës (me pëllëmbën të lagur).

27. T'ë lash këmbët deri përmbi nyje.

Frazet e guslit (3)

28. Të shpërlash gojën dhe fytin me ujë (gargara).

29. Të shpërlash hundën me ujë (istinshak).

30. Të lash tërë trupin.

Farzet e tejemumit (3)

31. Të bëhet nijet për tejemum.

32. Ta prekësh dheun me pëllëmbë dhe t'i fërkosh për fytyrë.

33. Përsëri ta prekësh dheun me pëllëmbë dhe t'i fërkosh duart deri mbi bërryl.