Libri i namazit/Të besosh kaderin
Të besosh kaderin
[redakto]Ue bil kaderi hajrihi ue sherrihi minall-llahi teala: I besova Kaderit, përcaktimit të All-llahut xheleshanuhu, pra që hajri e sherri (e mira dhe e keqja) janë nga All-llahu xheleshanuhu. Të gjitha të mirat e të këqijat, dobitë dhe dëmet, fitimet dhe humbjet njerëzve u vijnë me caktim të All-llahut xheleshanuhu.
Kader quhet dëshmimi i ekzistimit të një gjëje nga vullneti i All-llahut xheleshanuhu. Qënja dhe jetëgjatësia e saj varet direkt nga caktimi i Tij.
All-llahu xheleshanuhu, robëve të tij u ka dhënë vullnet. Me këto vullnete-dëshira, kërkesa të tyre ato bëjnë punë dhe krijojnë mendime me vullnet të lirë. Kur një rob do të bëjë diçka, nëse edhe All-llahu xheleshanuhu dëshiron, e krijon atë punë. Nëse robi nuk e dëshiron, edhe All-llahu xheleshanuhu nuk dëshiron, atë gjë nuk e krijon.
Ata që duan ta njohin edhe më gjërë I’tikadin e Ehli sunnetit, të cilin deri këtu e shpjeguam shkurtimisht, le të lexojnë librin "Besimi dhe Islami", botim i Vakëfit Ihlas, Stamboll, 1994. Ky është një libër i dobishëm, shumë i këndshëm, i frytshëm dhe i mjaftueshëm për lumturinë në të dy botët.
All-llahu xheleshanuhu, çdokujt i ka urdhëruar t’i mbështetet Atij (Tevekkul). Mbështetja në All-llahu (xheleshanuhu), është kusht i besimit, është kuptim që del nga ajetet e Kur’anit; në suren Maide thuhet: “Po qe se keni iman, mbështetjuni All-llahut xheleshanuhu.”; në suren Imran: “Natyrisht se All-llahu Te’álá i don ata që i mbështeten All-llahut xheleshanuhu.”; në sure-i Talak: “Nëse dikush i mbështetet All-llahut xheleshanuhu, atij i mjafton All-llahu xheleshanuhu.”; në suren Zumer: “A nuk i mjafton robit të vet All-llahut xheleshanuhu.?” Me kuptime të tilla ka edhe shumë ajete të tjerë.
Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), thotë “Ma kanë treguar një pjesë të ummetit tim. I kanë mbushur kodrat, shkretëtirat. Jam habitur dhe jam gëzuar që janë kaq shumë. A u gëzove, thanë, po thashë. Nga këta vetëm shtatëdhjetë mijë hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari, thanë. Cilët janë këta pyeta? Thanë: Ata që në punët e tyre nuk janë mbështetur në magji, në hedhje falli dhe përveç All-llahut askujt nuk i janë mbështetur dhe nuk i kanë besuar”. Nga ata që dëgjuan, Ukashe radi-allahu anh, u ngrit në këmbë dhe kur tha: O Reslull-llah! Bëj dua që të bëhem prej tyre, ai u lut: “O Zot, bëje këtë prej atyre”, dhe kur një tjetër u ngrit dhe kërkoi të njejtën dua, tha: “Ukashe, veproi më shpejt se ti”.