Libri i namazit/Sunnetet e namazit
Sunnetet e namazit
[redakto]1- Në namaz t’i ngrehësh duart te veshët.
2- Të drejtosh nga kibla pëllëmbën e dorës.
3- Të lidhen duart pasi të merret tekbiri.
4- Të vësh dorën e djathtë mbi të majtën.
5- Meshkujt t’i vënë duart nën kërthizë e gratë në gjoks.
6- Të lexosh Subhaneken pas tekbirit.
7- Të lexohet Eudhubil-lahi qoftë nga imami, qoftë nga ai që falet vetëm.
8- Të lexohet Besmeleja.
9- Të thuhet tri herë Subhane rabbije-l-adhim.
10- Të thuhet tri herë Subhane rabbije-l-a’la.
11- Duke dhënë selam, të shikosh në të dy supet.
12- Imami, përveçse në namazet e xhumasë e të bajramit,ato ajet që do ti këndojë në rekatin e parë të çdo namazi, në krahasim me rekatin e dytë, të jenë më të gjatë.
13- Në ndenjen e fundit të lexosh Salavatet.
14- Të thuash Rabbena leke-l-hamd kur të ngrihesh nga rukuja.
15- Duke u ngritur nga rukuja, imami ose ai që falet vetëm, të shqiptojë Semiall-llahu limen hamideh.
16- Në sexhde, duke u mbledhur gishtat e këmbëve, majat e tyre të kthehen nga kiblja.
17- Gjunjët dhe duart duhet vënë në tokë.
18- Thembrat, gjatë qëndrimit në këmbë, të mbahen larg njëra-tjetrës rreth katër gishta, ndërsa në ruku, në qëndrim drejt kur ngrihemi nga rukuja dhe në sexhde duhet t’i mbajmë të ngjitura.
19- Pas Fatihasë të thuash “amin”, të marrish tekbir para rukusë, në ruku gishtat, duart të shtrira t’i mbash mbi kapak të gjunjëve, për sexhde të marrësh tekbir, në mes të dy sexhdeve të ulesh e duke u ulur këmbën e majtë ta shtrish në tokë dhe të djathtën ta ngulësh e të ulesh mbi të.
Në namazin e akshamit lexohen sure të shkurtra. Në namazin e sabahut, rekati i parë në krahasim me të dytin bëhet më i gjatë. Ai që i bashkohet imamit, nuk e lexon Fatihanë dhe suren, por e lexon Subhaneken, shqipton tekbiret, lexon tehijatin dhe salavatet.