Jump to content

Libri i namazit/Si falen namazet kaza

Nga Wikibooks

Si falen namazet kaza

[redakto]

Për të shpëtuar nga dënimi i madh duhen falur sa më parë namazet kaza duke bërë edhe tevbe(pendesë për vonesën). Për këtë arsye, edhe sunnetet duhen falur me nijetin e kazasë. Ata që nuk falin namaz nga përtacia, ata që kanë borxh kazaje me vite, kur të fillojnë namazin, derisa të falin sunnetin, duhet të falin duke e bërë nijet ta bëjnë kaza namazin e parë që u ka mbetur atëherë pa falur. Sipas katër medhhebeve, duhen falur edhe sunnetet e tyre duke bërë nijet për të bërë kaza. Sipas medhhebit Hanefi ta lësh namazin për kaza pa arsye është më i madhi nga gjynahet e mëdha. Ky gjynah shumë i madh shtohet edhe për një shkallë, sa herë të kalojë bosh aq kohë e lirë sa do të mund të falej një namaz. Është farz që në kohë të lirë namazin ta bësh kaza menjëherë, për të shpëtuar nga ky gjynah i tmerrshëm që ka llogari të pakufizuar. Kur i fal katër rekatet e para të sunnetit të namazit të drekës, bën nijet farzin e drekës që të ka mbetur që më parë për kaza; duke i falur sunnetet e mbrame të mbetur për kaza, duke falur sunetin e ikindisë. Kur e fal sunnetin e akshamit, falet kaza duke bërë nijet farzin tre rekatësh të akshamit. Kur fal sunnetin e parë të jacisë, duhet falur kaza duke bërë nijet farzin e jacisë dhe duke falur sunnetin e mbramë të saj, duhet bërë nijet për vitrin e parë të mbetur për kaza. Kështu çdo ditë paguhet kazaja për një ditë të shkuar. Edhe në vend të namazit teravi, duhet falur kaza duke bërë nijet për kaza. Sa vjetësh kaza namaze të ketë, po aq vjet duhet vazhduar kësodore. Kur të kryhen kazatë, prapë duhen filluar për t'i falur sunnetet. Nëse ke kohë, në çdo rast veçmas duke falur kaza dhe sa më parë duhen kryer borxhet e kazasë. Gjynahu i kazave të pafalura, me kalimin e çdo dite, shtohet nga një shkallë.