Jump to content

Libri i namazit/Shpjegime të disa termave islame

Nga Wikibooks

Shpjegime Të Disa Termave Islame

[redakto]

Ahiret: bota tjetër, jeta pas vdekjes.

Ajet: fjali a togfjalësha të Kur’anit, verset i Kur’anit.

As-habe: Shok i Muhammedit alejhisselam.

Auret: organet e trupit të njeriut që duhen mbuluar, si pjesë të turpshme. Pjesët e trupit që nuk duhet të shihen.

Dert: brengë, hall, problem.

Dua: çdo lutje që i drejtohet All-llahut.

Dynja: bota e sotme, jeta në këtë botë.

Dhikr: të përmendurit e emrit të All-llahut ose ndonjë shprehje tjetër devotshmërie me të cilën lartësohet Zoti.

Eda: falja e namazit në kohën e duhur.

Ehli Bejt: farefisi i afërm i Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem)

Es-habi kiram: Myslimanët e nderuar që e kanë parë fytyrën e bekuar dhe dëgjuan fjalët e ëmbla të Pejgamberit Muhammed (salall-llahu alejhi ve selem).

Fasik: njeri i prishur, që bën e vepron punë të palejuara.

Fetva: përgjigje dhe vendime juridike islame të mbështetura në Kur’an dhe hadith, që i jep personi i autorizuar.

Fikh: shkencat juridike islame.

Gjynah: mëkat, faj, gabim, keq.

Hadith: gjithçka që Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë, ka porositur, ka punuar dhe ka pëlqyer (kur diçka kanë punuar të tjerët).

Hakikat: njëmendësi, e vërtetë, realitet.

Hajr: punë, veprim i mirë, mirësi, dobi.

Hak: i vërtetë, (i) drejtë, detyrim, borxh.

Hytbe: fjalim, këshillë, ligjëratë islame, që e mban imami në namazin e xhumasë dhe në namazin e bajrameve duke folur nga minberi.

Ibadet: lutje, përkushtim, nënshtrim dëshirës së All-llahut. Çdo vepër islame që kryhet në emër të All-llahut është ibadet. Pra, ibadet është sendërtimi i urdhëresave dhe ndalesave të All-llahut.

Imam: përdoret me dy kuptime: 1. Personi që udhëheq faljen e namazit me xhemat; 2. Titull nderi për dijetarët islamë, sidomos për themeluesit e shkollave burimore juridike islame, p.sh., Imam Ebu Hanife, Imam Shafiu, Imam Maliku, Imam Hambeliu etj.

Iman: besimi në All-llahun xheleshanuhu.

Kaza: plotësim (kryerje) i të gjitha detyrimeve islame (farzeve) pas kohës së caktuar, kur nuk janë kryer në kohën e tyre.

Keramet: shfaqja e gjërave të jashtëzakonshme nga njerëzit e zgjedhur (evliatë) e All-llahut(mrekulli të evlijave)

Kible: të kthyerit e myslimanit nga Qabeja (në Mekë) me rastin e faljes së namazit. Të kthyerit nga kibla bëhet edhe me rastin e therjes së kurbanit, por edhe të tjera. Edhe të vdekurit, kur të varroset, i kthehet e djathta nga kibla. Kibla tek ne është në drejtim jug-lindje.

Kijam: qëndrimi në këmbë gjatë faljes së çdo rekati të namazit, ku duhen kënduar pjesë nga Kur’ani.

Kiamet: Dita e shkatërrimit të kësaj bote-fundi i kësaj bote.

Kiraet: leximi dhe këndimi i Kur’anit në namaz e në raste të tjera.

Kusur: faj, e metë.

Medhheb: shkollë juridike a apologjike islame, drejtim.

Mes-h: përshkimi (fshirja) e kokës me dorë të lagur me rastin e marrjes abdest.

Mufessir: dijetarë që merret me komentimin e Kur’anit.

Munafik: dyfytyrësh, hipokrit, që haptas thotë diçka, kurse fshehurazi punon të kundërtën; që shfaqet sikur është besimtar, e në të vërtetë nuk është besimtar,por ngatërrestar. Munafikët janë kategoria më e urrejtur tek All-llahu.

Murted: ai që e lë fenë islame, pasi e ka pranuar atë; tradhtar.

Mushrik: që beson në shumë zota, që i bën shok All-llahut.

Nafile: namaz jo i detyrueshëm; që falet vullnetarisht (edhe për këtë namaz vlejnë të njëjtat rregulla si për namazin e detyrueshëm).

Namaz: është detyrë për çdo mysliman. Brenda 24 orëve falen pesë namaze. Namazi përbëhet prej dy e më shumë rekatesh. Fjala namaz, ka burimin persian, dhe është sinonim i fjalës arabe salat.

Nijet: të vendosësh (për të falur namaz, por edhe për punë të tjera).

Nimet: dhunti, begati (e caktuar nga All-llahu)mirësi. Pejgamber: lajmëtar i fesë; ai që kumton Shpalljen e All-llahut xheleshanuhu. Fjalë me burim persian. I përgjigjet fjalës arabe nebij dhe resul.

Qabe: quhet edhe Bejtull-llah. Tempulli i shenjtë i myslimanëve nga i cili drejtohen myslimanët gjatë faljes së namazit.

Qafir: pabesimtar, ai që largohet nga feja islame.

Qefaret: kompensim, formë shpagimi për ndonjë gabim, mëkat.

Kufër: mosbesim, largim nga feja islame.

Rekat: pjesë përbërëse e namazit. Përbëhet prej qëndrimit në këmbë (kiam), rukusë dhe sexhdes.

Resulull-llah: I dërguari i All-llahut xheleshanuhu (H.Muhammed alejhisselam)

Ruku: pjesë përbërëse e rekatit që bëhet duke përkulur pjesën e sipërme të trupit në formë horizontale (koka të jetë në një nivel me shpinën), ndërsa duart vendosen mbi gjunjë.

Sadaka: çdo lloj pasurie që u jepet vullnetarisht të varfërve ose dikujt tjetër, lëmoshë.

Sadakatul-fitër: sadakë specifike, që jepet në Ramazan.

Saf: rend i xhematit kur falen pas imamit.

Salavat: lutje (dua) e posaçme në gjuhën arabe, me të cilën personi i lutet All-llahut xheleshanuhu, për Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem).

Selam: përshëndetje islame, shpëtim, paqe.

Sexhde: pjesë përbërëse e rekatit. Kryhet pas rukusë në atë mënyrë që falësi lëshohet në tokë me ballë, me hundë, me duar dhe me gjunjë. Namazi nuk është i vlefshëm pa bërë sexhden.

Sehvi sexhde: sexhde korrigjuese (përmirësuese). Kjo sexhde bëhet nëse është bërë ndonjë gabim (lëshim) jo i rëndë gjatë namazit.

Sunnet: traditë, zakon. Në terminologjinë islame është puna, veprimi i Muhammedit alejhisselam, ose pëlqimi i tij.

Sure: kaptinë e Kur’anit.

Shehid: luftëtar që vritet për liri të fesë e të atdheut; i mbyturi pa faj.

Sheriat: ligji, norma ligjore islame e bazuar në Kur’an dhe në hadith.

Sherr: dëm, keq, keqbërje.

Tabiin: gjenerata që ka arritur të mbajë mend e të shoqërohet me shokët e Muhammedit alejhisselam.

Taharet: pastrimi i organit pas kryerjes së nevojës së madhe e të vogël.

Tahmid: të shprehurit e sintagmës “el-hamdulil-lah” - “Falënderimi i qoftë All-llahut”.

Takva: i devotshëm, që i frikësohet All-llahut xheleshanuhu. Takva quhet personi që i kryen të gjitha detyrimet fetare-islame.

Tavaf: sjellja rreth Qabesë (gjatë kohës së haxhit) sipas rregullave islame.

Tekbir: të shprehurit e sintagmës “All-llahu ekber” - All-llahu është më i madhi.

Teshehhud: qëndrimi (ndenjja) në gjunjë (ulur) në fund të dy rekateve të namazit dhe leximi i tekstit të caktuar në gjuhën arabe “Et-tehijjatu...”.

Tefsir: shkenca që merret me komentimin e Kur’anit.

Teube: të penduarit, pendimi për veprat e gabuara të bëra dhe për moskryerjen e detyrimeve të tjera islame.

Ummet: anëtarët e bashkësisë islame, myslimanët.

Yzër: e metë trupore, pengesë, për shkak të së cilës personi ka arsye që të mos kryejë një detyrim islam, ose ka lehtësime për mënyrën e kryerjes së tij.

Xhemat: grup njerëzish që falen pas imamit.

Xhenaze: i vdekur, namaz me lutje për të vdekurin, që kryhet zakonisht para varrimit.

Xhihad: luftë, përpjekje në rrugë të Zotit.

Xhunup: gjendja pas marrëdhënieve seksuale, pas ejakulimit ose pas polucionit (ejakulim në ëndërr), derisa të pastrohet sipas normave të caktuara islame (shih gusull); i papastër. Sipas normave islame larja pas kësaj gjendjeje është e detyrueshme (farz).

Zekat: detyrim islam, që jepet për pasurinë e cila ka arritur shkallën e caktuar (nisabin). Zekati është një nga pesë shtyllat e Islamit.