Libri i namazit/Që ta kemi gjithnjë imanin dhe që të mos na humbasë

Nga Wikibooks

Që ta kemi gjithnjë imanin dhe që të mos na humbasë[redakto]

1. Duhet besuar e fshehta (gajbi).

2. Duhet besuar se të panjohurën do ta dijë vetëm All-llahu.

3. Harami duhet ditur haram dhe si i tillë duhet besuar.

4. Hallalli duhet ditur hallall dhe si i tillë duhet besuar.

5. Nuk duhet të jesh i sigurt nga ndëshkimi i All-llahut, veçse gjithmonë duhet të frikësohesh.

6. Nuk duhet humbur shpresa tek All-llahu.

Duhet mohuar gjërat që do të të bëjë murted dhe duhet të bëjë teube. Murtedi, që vdes pa bërë teube, do të ndëshkohet përjetësisht në zjarr të Xhehennemit. Për këtë arsye duhet të friksohemi shumë nga kufri. Duhet folur pak. Në hadith është thënë: "Gjithnjë flisni mirë, dobishëm. Ose heshtni!". Duhet të jesh serioz e jo shakaxhi. Nuk duhen bërë gjërat që nuk janë të përshtatshme për mendje, që nuk janë njerëzore. Për ta ruajtur veten nga kufri, duhet ti lutemi shumë All-llahu.