Libri i namazit/Pesë kohët e namazit
Qendresa
Pesë kohët e namazit
[redakto]Namazi është urdhër i All-llahut Te’álá. All-llahu xheleshanuhu, në Kur’an në më tepër se në njëqind vende urdhëron: “Falni namazin”. Çdo mysliman i mençur dhe ai që ka hyrë në bylyk me Kur’an dhe me hadithe urdhërohet që çdo ditë të falë namaz pesë herë.
Në ajetet shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë të Kur’anit në suren Rum është urdhëruar: “Lartësojeni All-llahun kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Për All-llahun janë falënderimet që i bëjnë gjithçka ka në qiej e në tokë, dhe ato që bëjnë në mbrëmje dhe ditën”. Në ajetin dyqind e tridhjetë e tetë të sures Bekare shprehimisht thuhet: “Vazhdoni rregullisht namazet, edhe të mesmin (të ikindisë)”. Domethënë namazet falen në vazhdimësi-pa i lëshuar. Se lartësimi dhe falënderimi në ajetet e përmendura , është njoftuar në librat e tefsirit (komentimeve). Në ajetin njëqind e katërmbëdhjetë të sures Hud thuhet: “Fale namazin në dy skajet e ditës (në kohën e drekës dhe të ikindisë), edhe në orët e afërta të natës (me ditën-në kohën e akshamit, jacisë e sabahut). S’ka dyshim se veprat e mira (sevapet e pesë kohëve namaz) i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që i pranojnë këshillat”.
Pejgamberi ynë Muhammedi alejhisselam, ka urdhëruar që “All-llahu robëve të Tij u ka bërë farz çdo ditë që të falin pesë herë namaz. Ai që merr abdest saktë dhe i fal këto pesë namaze në kohë të duhur, dhe ata që rukutë dhe sexhdet i kryejnë të plotë, All-llahu i fal dhe i mëshiron”.
Pesë kohët e namazit bëjnë katërdhjetë rekate. Nga këto, shtatëmbëdhjetë rekate janë farz, tre rekate janë vaxhib, dhe njëzet rekate janë sunnet, si vijon:
1. Namazi i sabahut(mëngjesit) është katër rekatësh. Së pari falen dy rekate sunnet e pastaj dy rekate farz. Ky sunnet është shumë i fortë.
2. Namazi i ylesë(drekës) ka dhjetë rekate. Së pari falen katër rekate të sunnetit të parmë, pastaj katër rekate farz dhe pas farzit dy rekate sunnet i mbramë.
3. Namazi i ikindisë(mbasdites) ka tetë rekate. Së pari falen katër rekate sunnet e pastaj katër rekate farz.
4. Namazi i akshamit(mbrëmjes) ka pesë rekate. Së pari falen tre rekate farz e pastaj dy rekate sunnet.
5. Namazi i jacisë(darkës) ka trembëdhjetë rekate. Së pari falen katër rekate sunnet, pastaj katër rekate farz, pastaj dy rekate sunnet i mbramë dhe pas këtyre tri rekate vitër namaz.
Sunnetet e ikindisë dhe sunnetet e parë të jacisë janë Gajri muekkede. Te këto rekate në ndenjen pas rekateve të dyta, pas Ettehijjatu lexohen lutjet All-llahumme sali dhe pastaj All-llahumme barik. Kur çohemi në këmbë në rekatin e tretë, pa e lexuar Besmelen, së pari lexohet Subhaneke. Sunneti i parë i namazit të drekës është muekked, domethënë i urdhëruar fuqimisht. Ka më shumë sevape. Në ndenjen e parë, si edhe te farzet, lexohet vetëm Ettehijjatu dhe pastaj menjëherë bëhet ngritja për rekatin e tretë. Pas ngritjes, lexohet Besmelja dhe menjëherë lexohet Fatihaja.
Pas farzit të drekës të jacisë të falësh edhe katër rekate, dhe pas farzit të akshamit edhe gjashtë rekate është mustehab. Për këto ka shumë sevape. Dhe në të dy mënyrat, dy rekatet e para, numërohen në vend të sunneteve të fundit. Këto namaze mustehab bën të falen edhe ndarazi, pas sunneteve të fundit.
Kur qëndron në rekatin e parë të namazit, rekatet e tjera fillojnë sapo të ngrihesh në këmbë dhe vazhdojnë derisa përsëri të ngrihesh në këmbë. Ndërsa rekati i fundit zgjat derisa të jepet selam. Në rekatet çift(i 2-të dhe 4-ërt) rrihet ulur pas sexhdes së dytë.
Në çdo rekat ka farze, vaxhibe, sunnete, mufside dhe mekruhe të namazit. Në faqet vijuese këto do t’i shpjegojmë sipas medhhebit Hanefi.