Libri i namazit/Namazi i teravisë

Nga Wikibooks

Namazi i teravisë[redakto]

Namazi i teravive, për meshkujt e për femra është sunnet. Falet çdo natë të muajit të Ramazanit. Falja e tij me xhemat është sunneti kifaje (sunnet i përbashkët). Falet pas sunnetit të dytë të jacisë dhe para vitrit. Mund të falet edhe pas vitrit. Për shembull, ai që ka arritur një pjesë të teravive dhe e fal vitrin me imam, rekatet e teravive që nuk i ka arritur, i fal pas vitrit.

Ai që nuk e fal namazin teravi nuk mund ta bëjë kaza. Nëse bëhet kaza, quhen nafile dhe jo teravih.

Namazi i teravisë ka njëzet rekate.

Si falen teravitë?

Vitër namazi falet vetëm në muajin e Ramazanit falet me imam. Namazi i teravive është e pëlqyer të falet duke dhënë selam pas dy rekatesh apo pas katër rekatesh.

Namazi teravisë zakonisht falet me xhemat në xhami, por edhe në vende të tjera. Mund të falet edhe vetëm në shtëpi, por nuk e ka sevapin e të falurit me xhemat dhe në xhami. Nëse falet në shtëpi me një apo me disa persona xhemat, ka njëzet e shtatë herë më shumë sevap sesa të falet vetëm. Ata që nuk e kanë falur jacinë me xhemat, teravitë nuk mund t'i falin me xhemat. Një person që nuk e ka falur jacinë me xhemat, fal më parë farzet e jacisë vetëm e më pas mund të falë teravitë me xhematin.

Mund të falet me një nijet kur i fillojmë teravitë me tekbirin e parë fillestar, por ta bësh nijet në çdo tekbir fillestar është më mirë. Nijeti bëhet kështu: "E bëra nijet në emër të All-llahut, të fal namazin e teravive, u ktheva nga kibla, iu drejtova imamit".