Jump to content

Libri i namazit/Namazet e Bajramit

Nga Wikibooks

Namazet e bajramit

[redakto]

Dita e parë e muajit hënor(arab) Sheval është dita e parë e Fitër (ramazan) bajramit, kurse dita e dhjetë e muajit hënor Dhilhixhxhe është dita e parë e Kurban bajramit(bajrami i vogël). Këto dy ditë, është vaxhib për meshkujt që gjysmë ore pasi të lindë dielli të falin dy rekate të namazit të bajramit.

Kushtet e namazeve të bajramit janë si kushtet e namazit të xhumasë. Por këtu hytbeja është sunnet dhe lexohet pas namazit.

Në bajramin e madh(ramazanit) është mustehab që para namazit të hash ëmbëlsirë (hurmë, karamele), të marrësh gusul, të përdorësh misvakun, të veshësh rrobat më të mira, të japësh fitrin dhe rrugës të këndosh ngadalë tekbir.

Në bajramin e vogël (kurbanit)është mustehab që para namazit të mos hash gjë, pas namazit të hash së pari mish kurbani, duke shkuar në namaz të këndosh tekbir me zë e ai që është i penguar (me arsye), pa zë.

Namazet e bajramit janë dyrekatësh. Falen me xhemat dhe nuk mund të falen vetëm.

Si falet namazi i bajramit

1. Së pari bëhet nijeti: "E bëra nijet në emër të All-llahut të fal namazin e Fitër-bajramit, u ktheva nga kiblja, iu drejtova imamit" dhe marrim tekbir pas imamit. Pastaj këndohet Subhaneke.

2. Pas Subhanekes, marrim tri tekbire duke i ngritur duart te veshët. Në dy tekbiret e para duart i mbajmë të lëshuara anash e në të tretin lidhen nën kërthizë. Imami së pari lexon Fatihanë, pastaj një sure dhe bashkërisht përkulemi në ruku.

3. Në rekatin e dytë, imami së pari lexon Fatihanë dhe një sure. Pastaj duke marrë tre tekbire radhazi, duart ngrihen te veshët duke i lëshuar anash pas çdo tekbiri. Në tekbirin e katërt, pa i ngritur duart te veshët, përkulemi në ruku. Pastaj biem në sexhde dhe kryhet si farzi i xhumasë.

Tekbiri Teshrik

Nga namazi i sabahut, natën e kurban bajramit e deri në namazin e ikindisë të ditës së katërt të bajramit, për haxhinjtë e për ata që nuk kanë shkuar në haxh, për secilin mashkull e femër, në qoftë se të falet me xhemat, apo vetëm, pas namazeve farz, sa po të japë selam është vaxhib të lexojë një herë tekbirin teshrik.

Pas namazit të xhenazes nuk lexohet. Pasi të dalësh nga xhamia dhe pasi të flasësh nuk duhet të lexohet.

Nëse imami e harron tekbirin, xhemati nuk e braktis. Meshkujt mund ta këndojnë me zë të lartë. Gratë e këndojnë ngadalë.

Tekbiri teshrik është:

"ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VALL-LLAHU EKBER. ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHILHAMD".