Libri i namazit/Mekruhet e namazit

Nga Wikibooks

Mekruhet e namazit[redakto]

1. Të hedhësh xhaketën mbi supe, pa e veshur, e të falesh.

2. Të ngresh pantallonat ose fundin duke rënë në sexhde.

3. Të hyshë në namaz me mëngë të përveshura të këmishës, të fustanit.

4. Të bësh lëvizje të panevojshme.

5. Të falesh me tesha të punës dhe me tesha me të cilat nuk do të mundë të dalësh para të mëdhenjve.

6. Të vësh në gojë diçka që nuk të pengon në lexim. Nëse vë në goje diçka që të pengon, e prish namazin.

7. Të falësh namaz me kokë të pambuluar.

8. Të hyshë në namaz duke u munduar në mbajtjen e nevojës së madhe e të vogël.

9. Duke qenë në namaz, tek vendi i sexhdes të fshish me dorë dheun, gurin.

10. Kur je në namaz, pra i lidhur në namaz, të kërcasësh gishtat.

11. Në namaz të vësh duart kryqas.

12. Të lëvizësh kokën dhe fytyrën anash, të shikosh me sy anash.

13. Të ulesh në bisht (si qen) në teshehudde (ndenja e parë dhe e fundit në namaz).

14. Meshkujt, t'i shtrijnë krahët në namaz.

15. Të falesh përballë shpinës së atyre që flasin me zë të lartë dhe përballë fytyrës së një njeriu.

16. T'i përgjigjesh selamit të dikujtë me dorë, me kokë.

17. Të gogësish në namaz dhe jashtë namazit.

18. Të mbulosh sytë në namaz.

19. Të qëndruarit e imamit vetëm, gjysmë metri lart nga xhemati është tenzihen mekruh.

20. Edhe të qëndruarit e imamit vetëm, më poshtë, është tenzihen mekruh.

21. Kur ka vend në safin përpara, të qëndrosh në safin prapa dhe kur nuk ka vend në saf, të qëndrosh vetëm në saf prapa.

22. Të falesh me rroba në të cila ka fotografi të qenieve të gjalla .

23. Varja e fotografisë së gjallë apo të vizatuar në mur në anën e djathtë, të majtë dhe përpara atij që falë namaz, ose e punuar në beze, në letër. Edhe fotografia e kryqit është si fotografia e gjallë.

24. Të falësh namaz përballë zjarrit me flakë.

25. Të numrosh me dorë ajetet, tespihet në namaz.

26. Të falesh i mbështjellë në një rrobë fund e krye.

27. Të falesh duke mbuluar gojën dhe hundën.

28. Të pështysh nga fyti pa detyrim.

29. Të lëvizësh dorën një - dy herë.

30. Të braktisësh një nga sunnetet e namazit.

31. Të fillosh namazin kur e ke fëmijën në prehër, pa detyrim.

32. Të falesh pranë gjërave që të preokupojnë zemrën, që të ngazëllejnë, për shembull, përballë gjërave të dekoruara, pranë muzikës, lojës dhe përballë gjellës që e dëshiron shumë.

33. Të mbështetesh në mur a në shtyllë, pa nevojë të arsyeshme, kur fal farzin.

34. Të ngresh duart te veshët duke u përkulur në ruku dhe duke ngritur nga rukuja.

35. Të plotësosh leximin kur përkulesh në ruku.

36. Të vësh kokën dhe ta ngresh para imamit në sexhde dhe ruku.

37. Të falësh namaz në vendet që mund të jenë të papastërta.

38. Të falësh namaz përballë varrit.

39. Të mos ulesh konform dispozitave të synetit në teshehudde.

40. Në rekatin e dytë të këndosh tre ajete më gjatë se në rekatin e parë

Gjërat që janë mekruh jashtë namazit

1. Të kthehesh para ose prapa kibles në nevojtore dhe në çdo vend duke e prishur abdestin dhe duke u pastruar (pas kryerjes së nevojës së madhe e të vogël).

2. Të prishesh abdest drejtuar Diellit e Hënës.

3. Është mekruh për të madhin që mban fëmijët e vegjël nga kibla për të kryer nevojën. Gjërat që janë haram për të mëdhenjtë, tua kërkojnë që t'i bëjnë të vegjlit , për shtyrësit janë haram.

4. Të shtrish njërën këmbë a të dyja drejt kiblës, me përjashtim kur detyrohesh.

5. T'i shtrish këmbët nga mus-afi ose nga librat fetarë. Nëse janë të vendosur lart, nuk është mekruh.