Jump to content

Libri i namazit/Lutja pas namazit

Nga Wikibooks

Ljdi

Lutja pas namazit

[redakto]

El hamdulil-lahi Rabbil âlemin. Essalâtu vesselâmu alâ resûlinâ Muhamedin ve Alihî exhmeîn. O Zot! Pranoje namazin që fala! Ma lehtëso vdekjen time. Mundësoma që në frymën e fundit të shqiptoj Kelime-i teuhidin. Fali dhe mëshiroji të vdekurit e mi. All-llahummagfir verham ve ente hajru-r-râhimîn. Teveffenî muslimen ve ehliknî bissâlihîn. All-llahummagfir-lî ve li validejje ve li ustadhije ve lilmu'minî ve-l-mu'minât jevme jekûmu-l-hisâb. O Zot! Më ruaj mua nga sherri i shejtanit dhe nga sherri i dushmanit(armikut të fesë) Shtëpisë sonë jepi të mira, dhe furnizim prej hallalli e të hajrit! Muslimanët nderoji me shpëtim! All-llahumme inneke afuvvun kerîmun tuhibbu-l-afve fa'fu annî. O Zot! Të sëmurëve tanë jepu shërim, e atyre nga ne që janë me halle, zgjidhi ato! All-llahumme innî es'elukessihhate vel-âfijete ve-l-emanete ve husne-l-hulki verridâe bilkaderi bi rahmetike ja errhamerr-rrâhimin. O Zot! babait tim, nënës sime dhe fëmijëve të mi, farefisit e miqve të mi dhe të gjithë vëllezërve të mi të fesë jepu jetë të hajrit e edukatë të mirë, mendje të shëndoshë e shëndet, drejtoji në rrugë të drejtë e të pagabuar! Amin! Velhamdulil-lahi rabbi-l-âlemin. All-llahumme sal-li ala... All-llahumme bârik ala... All-llahumme Rabbenâ âtina... Velhamdulil-lâhi Rabbi-l-âlemîn. Estagfirull-llah, estagfirull-llah, estagfirull-llah, estagfirull-llahe-l-âdhîm elkerîmel-ledhî lâ ilâhe il-la huve-l-hajje ul kajjûme ve etûbu ilejh.

SHPJEGIM: Kushtet për të qenë lutja e pranuar:

1. Të jesh mysliman.

2. Të jesh në I'tikadin e Ehli sunnetit. Për këtë arsye duhet përqafuar njëri nga katër medhhebet.

3. T'i kryesh farzet. Namazet e mbetura kaza të falen sa më parë duke bërë kaza netëve apo në vend të sunnetëve.

Namazet sunnet dhe nafile dhe lutjet e atij që i kanë mbetur për farz nuk pranohen si namaze kaza. Domethënë, edhe nëse është i vërtetë nuk i jepet sevap. Shejtani për t'i mashtruar myslimanët, farzet i paraqet të parëndësishme dhe i tërheq myslimanët që t'i kryejnë sunnetet dhe nafilet. Namazi duhet falur kur i fillon koha dhe duke e ditur se i ka ardhur koha.

4. Duhet të largohesh nga ndalesat, punët e këqija. Lutja e atij që ha nga hallalli është e pranuar.

Në një hadith të Pejgamberit tonë thuhet: "Për të qenë lutja e pranuar, nevojiten dy gjëra: E para, lutja duhet bërë me ihlas(sinqeritet). E dyta,të ngrënët e të pirët duhet të jenë prej hallallit. Në dhomën e besimtarit, nëse ka një fije prej haramit, lutja e bërë në këtë dhomë, nuk pranohet fare". Ihlas, domethënë, të mos mendosh asgjë përveç All-llahut dhe kur kërkon diçka, të kërkosh vetëm nga All-llahu. Për këtë arsye duhet besuar dhe i duhet nënshtruar sheriatit ashtu siç na kanë mësuar dijetarët e Ehli sunnetit, sidomos të mos kesh hak (borxh) të një robi-njeriu tjetër dhe t'i falësh pesë kohët e namazit.