Libri i namazit/Kushtet e imanit
Appearance
KUSHTET E IMANIT
Kushtet e imanit janë gjashtë.
- Të Besosh All-Llahun E Madhëruar
- Të Besosh Ëngjëjt(Melaiqet)
- Të Besosh Librat
- Të Besosh Pejgamberët
- Të Besosh Ahiretin
- Të Besosh Kaderin
Këto janë shpjeguar tek Amentubil-lahu. Resullull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem), ka njoftuar se iman do të thotë të besosh në gjashtë gjërat e qarta. Për këtë arsye çdo mysliman duhet t’i mësojë fëmijës së tij, së pari përmendësh dhe më pas kuptimin, domethënien e tij të plotë:
Amentu bil-lahi ue Melaiketihi ue Kutubihi ue Resulihi uel-jeumil-ahiri ve bilkaderi, hajrihi ve sherr-rrihi min All-llahi teala uel ba’thu ba’del-mevti hakkun. Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.