Jump to content

Libri i namazit/Iskati i namazit

Nga Wikibooks

Iskati i namazit

[redakto]

Iskati dhe devri për të vdekurin

Në librat “Nuru-l-izah”, “Tahvati”, “Halebi” dhe në “Durrrrul-l-muhtâr” shkruan se në fund të kazasë së namazeve, dhe në librat “Multeka”, “Durr-rru-l-munteha”, “Vikaje” e në “Durer” shkruan se në fund të agjërimit duhet bërë iskat dhe devër për të vdekurin që ka lënë testament. Për shëmbull, Tahtavi thotë: “Ka nass (shpjegim i prerë, i mbështetur në ajete të Kur’anit) për të bërë iskat për agjërimet e paagjëruara me dhënjen e fidjes. Meqenëse namazi është më i rëndësishëm se agjërimi;për namazet që personi,edhe pse ka dashur, nuk ka mundur ti bëjë kaza,për një arsye të pranuar nga ligjet e sheriatit ,si psh.e ka kapur sëmundja e vdekjes,mendimi unanim i dijetarëve është që të bëhet istkati për namazet e lëna. Ai që thotë se nuk ka iskat të namazit, është injorant. Sepse i kundërvihet mendimit të përbashkët të medhhebeve. Në hadithi sherif është urdhëruar: “Një person nuk mund të agjërojë dhe të falë namaz në vend të personit tjetër. Por për agjërimin dhe namazin e tij ushqen - e ngop fukaranë”. Dëgjojmë të ketë disa persona të cilët nuk i kuptojnë epërsitë e dijetarëve të Ehli-sunnetit dhe që mendojnë se edhe imamët e medhhebeve tona flasin ëndërr si ata;këta pretendojnë gjëra si:Në Islamizëm iskat dhe devër nuk ka. Iskati i përngjet shlyerjes së mëkateve të të krishterëve”. Me fjalë të këtilla, ata vënë veten në një situatë të palakmueshme. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Umeti im, nuk bashkohet me devijim - shmangie”. Natyrisht, ky hadith tregon se janë të vërteta gjërat që kanë kumtuar muxhtehidët me mendim unanim. Ai që nuk i beson këtyre, nuk i ka besuar këtij hadithi. Ibni Abidini, duke e shpjeguar vitër-namazin thotë: “Ai që nuk i beson ato që janë të domosdoshme në fe, domethënë edhe shpalljes së njohurive me ixhma të injorantëve, bëhet qafir”. Ixhma, domethënë mendim unanim i dijetarëve. Si mund të krahasohet iskati me shlyerjen e mëkateve? Priftërinjët, duke thënë se mëkatet shlyhen (nxirren),i shfrytëzojnë njerëzit duke u marrë vlera monetare apo sende të ndryshme me vlerë. Mirëpo, në islam, hoxhallarët nuk mund të bëjnë iskat. Iskatin mund ta bëjë vetëm i autorizuari (veli) i të vdekurit dhe paratë u jepen fukarenjve e jo hoxhallarëve.

Sot gati në çdo vend, punët e iskatit dhe të devrit nuk kryhen sipas proçedurës që porosit Islami. Ata që thonë se në islamizëm nuk ka iskat, në vend që të flasin kështu, më mirë do të ishte të thonin se iskati dhe devri që bëhen sot, nuk është në përputhje me Islamin. Edhe ne do t’i përkrahnim ata. Në këtë mënyrë do ta shpëtonin veten nga rënia në një gabim të palakmueshëm, dhe do t’i bënin shërbim Islamit. Se si mund të kryhet istikati dhe devri sipas fesë sonë do të shpjegohet më poshtë. Ibni Abidini në fund të namazeve kaza thotë që:

Ai njeri që me ndonjë yzër (arsye) i ka lënë namazet që i kanë mbetur për kaza, nëse nuk i ka falur ato edhe atëherë kur ka qenë në gjendje t’i falë me mimikë, është vaxhib të lërë testament që, kur të vdesë, kefareti (shpagimi) i tyre të bëhet me iskat. Nëse nuk ka patur fuqi për t’i bërë kaza, nuk është e nevojshme të lërë testament. Edhe i sëmuri dhe udhëtari që në ramazan nuk agjëron, nëse vdes pa gjetur kohë për t’i bërë kaza, nuk ka nevojë të lërë testament (për shpagimin e tyre). All-llahu Te’álá, arsyet e këtyre i pranon. Iskati i kefareteve të të sëmurit, pas vdekjes bëhet nga i autorizuari i tij. Para se të vdesë, nuk bëhet. Nuk lejohet që njeriu i gjallë të bëjë iskat për vetveten. Në “Xhilau-l-kulub” thuhet se: “Ai që ka hak (borxh) të All-llahut është vaxhib që testamentin ta thotë në prani të dy dëshmitarëve, ose atë që ka shkruar, t’ua lexojë atyre. Është mustehab që edhe ai që nuk ka hak (borxh), të lërë testament”.

I autorizuari i të vdekurit që ka lënë testament për iskat kefareti, domethënë që e ka lënë me testament vendet për të shpenzuar trashëgimin, ose ai që është trashëgimtar, për çdo namaz dhe për vitër-namazin e për agjërimin njëditor që është dashur të bëjë kaza, nga një e treta e trashëgimit, jep fidje në sasi të një fitri, domethënë, gjysmë sa’-ji (pesëqind e njëzet dërhemë, ose njëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë gramë grurë për fukarenjtë (ose ua jep përfaqsuesve të fukarenjëve).

Nëse nuk ka lënë testament për iskat kefareti, sipas Hanefiut, i autorizuari nuk ka nevojë të bëjë Shlyerje iskati. Sipas medhhebit Shafi, edhe pse nuk ka lënë testament, i autorizuari duhet të bëjë iskat. Edhe sipas medhhebit Hanefi, borxhin ndaj njeriut, edhe pse nuk ka testament, i autorizuari duhet të paguajë nga pasuria që ka lënë i vdekuri. Madje, ata që kanë për të marrë, sapo të zotërojnë trashëgimin, mund ta marrin pa gjyq. Nëse e ka lënë testament që me pasuri të paguhen fidjet e agjërimeve që kanë mbetur për kaza, është vaxhib për të realizuar këtë. Sepse Islami e urdhëron këtë. Nëse nuk ka lënë testament, të japësh fidjen e namazit nuk është vaxhib, është xhaiz (e lejuar). Në këto dy të fundit, nëse nuk pranohen, në mos asgjë tjetër, bile sevape të sadakasë arrihen, ato ndihmojnë për pastrimin e gjynaheve të tij. Kështu ka thënë imami Muhammedi. Në “Mexhmau-l-enhur” thuhet: “Personi që i është nënshtruar epshit të vet dhe shejtanit e nuk i ka falur namazet, dhe që nga fundi i jetës është penduar për këtë (dhe ka filluar të falet e të bëjë kaza), edhe pse është thënë se nuk lejohet të lërë testament që të bëhet iskati për namazet që nuk ka mundur t’i bëjë kaza, në Mustasfa shkruhet se një gjë e tillë është e lejuar”.

Në “Xhilau-l-kalûb” thuhet: “Borxhet ndaj njeriut, borxhet që duan paguar, amaneti, grabitja, vjedhja, padrejtësia në shitblerje janë borxhe trupore, dhe sharja, tallja, përgojimi, shpifja e të ngjajshme janë borxhe shpirtërore”.

Nëse mjafton për të bërë iskat një e treta e pasurisë së të vdekurit që ka lënë testament, i autorizuari këtë pasuri duhet që ta japë fidje. Nëse nuk mjafton, në Fethu-l-kadir shkruan se lejohet që trashëgimtari të falë më tepër se një të tretën e mallit. Nëse lë testament për të kryer haxhin që është farz, si këto, nëse trashëgimtari ose dikush tjetër i japin dhuratë paratë për haxh, kjo nuk lejohet. Pa e lënë testament para se të vdesë, nëse trashëgimtari i tij me para të veta jep iskat dhe nëse shkon në haxh, borxhi i të vdekurit konsiderohet i paguar. Edhe pse ka të atillë që thonë se këto nuk lejohen me para të tjetërkujt, përveç të trashëgimtarit, autorët e librave, “Durru-l-muhtar”, “Merakl-felâh” dhe “Xhilau-l-kulub”, kanë thënë që lejohet.

Iskati në vend të grurit mund të jepet duke u llogaritur në miell ose në një sa’-ji hurma e rrush. (Sepse, meqë janë më të vlefshme se gruri, këto për fukaranë janë më të çmueshme). Në vend të të gjitha këtyre mund të jepen flori e argjent, që janë të çmueshëm. (Në para prej letre iskati nuk bëhet). Nuk është e nevojshme të japësh fidje për sexhde-i tilavet.

Si bëhet iskati dhe devri?

Paraja e fidjes, nëse e kalon një të tretën e trashëgimisë, pa lejuar trashëgimtarët, i autorizuari nuk mund të shpenzojë më shumë se një të tretën. Në librin Kinje, thuhet se, nëse i vdekuri që le testament të jepet një e treta e pasurisë së tij për namazet e tërë jetës së tij,por ka edhe borxh, edhe pse ai që ka për të marrë jep leje që të kryhet testamenti, nuk është e lejuar që të zbatohet testamenti. Sepse, Islami urdhëron që së pari të paguhet borxhi. Me gjithë pëlqimin e atij që ka për të marrë, pagimi i borxhit nuk mund të lihet për më vonë.

Në qoftë se nuk dihet sa vjeç ka qënë personi që ka lënë testamentin që të bëhet istikati për të gjitha namazet, kur një e treta e pasurisë së lënë nuk arrin për istikatin e namazeve, ky testament është xhaiz(i pranuar). Nëse një e treta e trashëgimisë mjafton dhe tepron për iskat, ky testament nuk është xhaiz, është batëll (bosh, i prishur). Sepse, kur një e treta e pasurisë nuk arrinë për iskat, për shkak se është i njohur (i qartë) numri i namazeve që do të bëhen iskat me një të tretën e pasurisë, testamenti i tij për këto namaze është i vërtetë (i drejtë). Testamenti që është për namazet që mbeten mbas, është vetëm fjalë, domethënë, fjalë boshe. Kur një e treta është shumë, për shkak se nuk është e qartë mosha e tij, e për këtë arsye edhe numri i namazeve nuk duhet, testamenti bëhet batëll (i prishur, i zhvlerësuar).

Nëse i vdekuri që lë testament për iskat të namazit, nuk ka pasuri fare, ose nëse një e treta nuk mjafton për testamentin, ose kur nuk ka lënë fare testament, i autorizuari, po qe se do të bëjë iskat me pasurinë e vet, bën Devër. Por, i autorizuari nuk është i detyruar të bëjë devër. I autorizuari, për të bërë devër, për iskat njëmujor apo për një vit, merr hua flori që i nevojitet, byzylyk, unazë, ose argjent, apo vlerë në para. Në rast se i vdekuri është mashkull, llogaritet nga mosha dymbëdhjetëvjeçare, po të jetë femër, nga mosha nëntëvjeçare i llogaritet sa vjet ka borxh. Për gjashtë namaze të një dite duhet të jepen dhjetë kilogramë grurë, për një vit diellor treqindmijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë kilogramë.Për iskatin njëvjetësh të namazit duhen pesëdhjetë e pesë ose për rezervë gjashtëdhjetë florinj. I autorizuari i të vdekurit, nëse merr hua pesë florinj duhet t’i gjejë për shëmbull katër fukarenj që nuk janë të dhënë pas dynjasë, por që e njohin dhe e duan fenë e tyre. (Këta duhet të jenë fukarenjë deri në atë masë, saqë të mund të marrin sadaka, domethënë që nuk do t’u takojë të japin vitra. Nëse nuk janë fukarenj, iskati nuk pranohet). I autorizuari i të vdekurit, domethënë i atij që e ka lënë testament, ose një nga trashëgimtarët, po ai që e ka përfaqësuar njërin prej tyre, kur thotë: (Këta pesë florinj t’i dhashë ty për iskat namazi të të ndjerit zotëri, si kundërvlerë- zëvendësim), pesë florinjtë ia jep fukarasë së parë duke e bërë nijet për sadaka. Pastaj, fukaraja duke thënë: i mora, i pranova. T’i dhurojë këto, këto ia dhuron trashëgimtarit ose përfaqësuesit të trashëgimtarit dhe trashëgimtari i pranon. Pastaj përsëri ia jep këtij apo fukarasë së dytë dhe si dhuratë i pranon mbrapa nga ai. Kështu, duke ia dhënë katër herë të njëjtit fukara ose katër fukarave nga një herë dhe duke i marrë, bëhet një devër. Në një devër, bëhet iskati kefaret i namazit njëzet florinjsh. Nëse i vdekuri është mashkull gjashtëdhjetë vjeç, për namaz dyzet e tetë vjetësh duhen dhënë 48x60=2880 florinjë. Dhe për këtë arsye, 2880 : 20=144 herë bën devër. Nëse janë dhjetë florinj, bën 72 devre; nëse florinj janë 20, bën 36 devre. Nëse numri i fukarenjve është dhjetë edhe numri i florinjve dhjetë, për iskatin e namazit dyzet e tetë vjetësh, bën njëzet e nëntë devre. Sepse kjo është kështu:

Vitet që nuk ka falur namaz x numri i florinjve për një vit = numri i fukarasë x numri i floririt që bën devër x numri I devrit. Në shembullin tonë përafërsisht del kështu: 48 x 60 = 4 x 5 x 144 = 4 x 10 x 72 = 4 x 20 x 36 = 10 x 10 x 29.

Shihet se për ta gjetur numrin e devrit në iskat të namazit shumëzohet viti i borxhit të namazit të të vdekurit me numrin e floririt njëvjetësh. Gjithashtu, me numrin e florinjve që bëhen devër, shumëzohet edhe numri i fukarenjve. Shuma e parë pjesëtohet me shumën e dytë. Pjesa e dalë është numri i devrit. Vlerat në para të letrës, të grurit dhe të floririt për çdo vit përafërsisht ndryshojnë në të njëjtën masë. Domethënë vlera e floririt dhe e grurit gjithmonë bashkërisht pakësohet ose shtohet. Nga ky aspekt, edhe numri i floririt për një vit, domethënë edhe gjashtëdhjetë florinj që i patëm lart, gati-gati janë të njejtë. Për këtë arsye, në llogarinë e iskatit, në çdo kohë, si rezervë pranohet se:

Iskati i namazit për një vit është pesë florinj.

Iskati i agjërimit të ramazanit për një vit është një flori.

Sasia e floririt që do të bëhet devër dhe numri i devrit nxirren prej këtu.

Pasi të kryhet iskati i namazit, për iskatin e agjërimeve që nuk janë agjëruar e që duhen bërë kaza, pesë florinj katër fukarenjve, tri herë u bëhen devër. Sepse, iskati i agjërimit për një vit, domethënë, për tridhjetë ditë, bën pesëdhjetë e dy kilogramë e gjysmë grurë, ose 5,25 gramë flori, domethënë, 0,73 lira floriri. Shihet se te Hanefiu një flori e bën iskat shlyerjen e agjërimit për një vit dhe për dyzet e tetë vjet duhen dhënë dyzet e tetë florinj. Kur e bën një devër për katër fukarenj me pesë florinj, domethënë se janë dhënë njëzet florinj. Pasi të bëhet iskati i agjërimeve që duhen bërë kaza, bëhet devër për zekat, pastaj për kurban.

Për Shpagimin e një betimi duhen ushqyer dhjetë fukarenj dhe për Shpagimin të një dite agjërimi që duhet bërë Shpagimin, e cila është një ditë e prishur pa arsye (pa yzër), një ditë duhen ushqyer gjashtëdhjetë fukarenj dhe një fukaraje në një ditë nuk i jepet më tepër se gjysmë sa’je grurë. Domethënë Shpagimin për disa betime, në një ditë dhjetë fukarenjve nuk u jepet. Prandaj, për Shpagimin e betimit dhe të agjërimit, në një ditë nuk bëhet një devër. Nëse ka testament betimi, për një betim në një ditë çdonjërit nga fukarenjtë i jepen nga dy kilogramë grurë ose miell, ose në këtë vlerë çfarëdo malli flori apo argjend. Këto një fukaraje bën t’ia japësh edhe përnjëherë për dhjetë ditë. Ose një fukaraje i jep para të letrës dhe duhet t’i thuash: “Ty të autorizojë, me këto para çdo ditë, dy herë, në mëngjes e në mbrëmje, dhjetë ditë ke për t’u ushqyer!” Po të ndodhë që me këto para dhjetë ditë nuk i përdor për ushqim, por i shpenzon për kafe e gazeta, nuk lejohet. Më së mirë është të bësh pazarllëk me një gjellëbërës, t’ia japësh gjellëbërësit paratë për dhjetë ditë dhe fukaraja çdo ditë në mëngjes e në mbrëmje, dy herë, pra dhjetë ditë, të ushqehet tek ky gjellëbërës. Agjërimit të prishur, pasi të jetë bërë nijet, për shpagimin të një dite, gjashtëdhjetë fukarenjve duhet t’u jepet nga një gjysmë sá grurë një ditë ose një fukareje gjashtëdhjetë ditë, ose në këtë vlerë të japësh tjetër mall, ose çdo ditë duhet ta ngopësh dy herë.

Iskati i zekatit që nuk është lënë testament, nuk ka nevojë të bëhet. Është dhënë fetva (shpjegim) se për iskat të zekatit, trashëgimtari mund të bëjë devër vetë.

Kur bën devër, i autorizuari, sa herë që ua jep florinjtë fukaranjve duhet ta bëjë nijet për iskat namazi ose agjërimi. Edhe fukaraja kur e kthen prapë, duhet të thotë se po e jap dhuratë dhe i autorizuari duhet të thotë i pranova. Nëse i autorizuari nuk është në gjendje të bëjë devër, autorizon dikë për t’i bërë iskatet e të vdekurit. Iskatet, devrin e bën një i autorizuar.

Në librin “Vasijjetname” të Imam Birgevit dhe në komentimin që bën Kadizade Ahmed Efendi thuhet se është kusht që fukarenjtë-të cilëve u jepet, të mos posedojnë mall aq sa të arrijnë nisabin (sasi malli që të detyron të japësh zekat). Nëse fukaraja është nga të afërmit e të vdekurit, kjo lejohet. Kur ia jep fukarasë duhet të thuhet: Ta dhashë këtë ty për iskat të kaq namazeve. Dhe fukarai duhet të thotë: I pranova, dhe sapo t’i marrë florinjtë duhet ta dijë se janë të tijët. Nëse nuk di, së pari duhet ta mësosh. Edhe ky fukara, pranon që me dëshirë të vet t’ia japë fukarasë tjetër duke thënë: “Për iskat të kaq namazeve, si kundërvlerë ta dhashë ty këtë”. Edhe ai fukaraja i merr me dorë dhe duhet të thotë: I pranova. Nëse e merr si amanet, si dhuratë, devri nuk pranohet. Dhe ky fukara i dytë, pasi të thotë: I morra, i pranova, ia jep fukarasë së tretë duke thënë: “Në këtë mënyrë ty t’i dhashë”. Kështu duhen bërë devër borxhet e namazit, agjërimit, zekatit, kurbanit, sadakai - fitrit dhe borxhet ndaj njeriut. Në borxh ndaj njeriut hynë edhe shitblerja jo e drejtë. Nuk lejohet të bëhet devër për shlyerjen e betimit dhe të agjërimit.

Më pastaj, fukaraja tek i cili do të mbesin florinjt, me kënaqësi dhe me dëshirë duhet të pranojë dhe t’ia dhurojë ata të autorizuarit.

I autorizuari i merr dhe i thotë: I pranova. Nëse ai nuk i dhuron, është malli i tij, dhe nuk i merret me zor. I autorizuari këtyre fukarenjve u jep një sasi floriri, ose para letre, ose nga gjësendet e të vdekurit, dhe sevapin e kësaj sadakaje ia dhuron shpirtit të të vdekurit. Fukaraja që ka borxh dhe fëmija pa hyrë në moshë madhore, nuk duhet të marrin pjesë në kryerjen e devrit. Sepse me florinjët që i bien në dorë është farz të paguajë borxhin e vet. Pa e kryer këtë farz, nuk lejohet që florinjtë t’ia jap fukarasë që e ka pranë për shpagim të të vdekurit. Sado që devri pranohet, vetë nuk fiton fare sevape, madje hyn në gjynah.

I vdekuri që nuk ka mall (pasuri), nëse lë testament që t’i bëhet devër, i autorizuari nuk e ka detyrim (vaxhib) të bëjë devër. Është vaxhib që të lërë testament, kur i tërë malli nuk e arrin një të tretën e trashigimisë për bërjen e istikatit të të vdekurit. Kështu, pa pasur nevoj për devër, bëhet iskati. Edhe pse një e treta e arrin iskatin, nëse e lë testament që një pjesë e mallit nga një e treta të bëhet devër, hyn në gjynah. Ibin Abidin në vëllimin e pestë, në faqen 273 thotë “Ai që i ka fëmijët të vegjël ose është i varfër, i sëmurë që ka fëmijë të rritur, por nevojtar është trashëgimi, është më mirë që mallin t’ua lërë fëmijëve të tij të mirë e të mos lërë testament për bamirësi që janë nafile”. Edhe Bezzazije, duke shpjeguar dhuratën thotë: “Malli duhet harxhuar për hajrat - bamirësi dhe të mos i lihet trashëgim fëmijës së keq-të pavyeshëm. Sepse t’ia lësh do të thotë që t’i ndihmosh gjynahun. Edhe fëmijës së keq - të pa dobishëm, nuk duhet t’i jepen para më tepër se për të jetuar.

Ku ka shumë borxhe, namaz, agjërim, zekat, kurban dhe betim dhe për këto të lihet testament që nga një e treta e mallit një pjesë e paktë të bëhet devër dhe me pjesën e mbetur të këndohet Kur’an, hatme-i tehlil dhe mevlud nuk është xhaiz (nuk lejohet). Ai që jep dhe ai që merr para për ti kënduar këto, hynë në gjynah. Të japish dhe të marrish para për t’i mësuar (dikujt) Kur’anin Kerimin lejohet. Për të kënduar nuk lejohet.

Namazet, agjërimet që i ka borxh i vdekuri, nuk lejohet t’ia bëjë kaza ndonjë nga trashigimtarët ose ndonjë tjetër. Por, të falësh nafile namaz, të agjërosh nafile dhe sevapet e këtyre t’ia dhurosh shpirtit të vdekurit, kjo lejohet dhe është mirë.

Të bësh kaza haxhin e të vdekurit që e ka borxh e që për këtë ka lënë testament lejohet. Domethënë kjo të vdekurin e liron nga borxhi. Sepse haxhi është ibadet që bëhet edhe me trup edhe me pasuri. Haxhi nafile në vend të tjetërkujtë bëhet gjithmonë. Ndërsa, haxhi farz, bëhet nga ana e të autorizuarit vetëm në vend të atij që nuk do të mund të shkoj në haxh deri në vdekje.

Në “Mexhmau-l-enhur” dhe në “Durr-rru-l-munteka” thuhet: ”Iskati i të vdekurit duhet bërë para varrimit”. Në veprën “Kuhistani” shkruhet se lejohet edhe pas varrimit.

Nga istikati i namazit, agjërimit, zekatit, kurbanit për të vdekurin, një fukaraje mund t’i jepet më tepër se nisabi. Madje, të gjithë florinjtë mund t’i jepen një fukaraje.

Nuk lejohet të jepet fidja e namazeve që nuk i ka falur i sëmuri për vdekje. Lejohet të jepet fidja e atij që nuk ka mundur të agjërojë, për shkak se ka qenë i sëmurë aq shumë, saqë të mos mund të agjërojë. I sëmuri duhet t’i falë namazet edhe duke bërë shenja me kokë. I sëmuri që me shenja (me mimikë) të këtillë nuk mund të falë namaze më tepër se një ditë, namazet që nuk ka mundur t’i kryejë, i falen. Nëse bëhet mirë,shërohet, nuk ka nevojë t’i bëjë kaza këto. Ndërsa agjërimet që nuk ka mundur t’i kryejë, sapo të shërohet, duhet t’i kryejë. Në qoftë se vdes pa u përmirësuar këto agjërime i falen.