Libri i namazit/Hakikati i namazit

Nga Wikibooks

Hakikati i namazit[redakto]

Plotësimi me përkushtrim i të gjitha kërkesave të faljes

Dijetari Abdullah Dehlevi radi-allahu anh në librin e tij "Mekatib-i sherife" thotë:

Na është kumtuar nga Pejgamberi që kur të falësh namazin me xhemat dhe ta falësh atë me bindje, të bësh Kavme(qëndrimi në këmbë) pas rukusë dhe ndërmjet dy sexhdeve të bësh ndenje. Ka dijetarë që në një mendje se Kavme dhe ndenja ndërmjet dy sexhdeve, janë farz. Dijetari i njohur i medhhebit Hanefi, Kadihani, njofton se këto dy veprime janë vaxhib dhe se, kur harrohet njëri nga këto dy veprime, është vaxhib të bëhet Sehvi sexhde dhe ai që nuk i kryen me qëllim e fal përsëri namazin. Edhe ato që janë sunnet-i muekked, kanë thënë se janë afër vaxhibit. Ta konsiderosh të parëndësishëm sunnetin e ta braktisësh duke mos i dhënë rëndësi, është kufër. Në kiamin, rukunë, kavmen, në sexhdet e namazit dhe në kohën kur rrihet ulur, arrihen situata e cilësi të veçanta. Të gjitha ibadetet janë tubuar në namaz. Në namaz janë përfshirë leximi i Kur'anit, shqiptimi i tesbive, të thuash Subhanall-llah, t'i këndosh salavat Pejgamberit, të kërkosh të të falen gjynahet (istigfar) dhe t'i lutesh Atij duke kërkuar që vetëm All-llahu të t'i plotësojë ato që të nevojiten. Drunjtë, barërat rrinë drejt sikur të qëndrojnë në namaz. Kafshët janë si në pozitë të rukusë dhe gjërat jo të gjalla janë shtrirë në tokë, sikur rrihet ulur (në Ka'de) në namaz. Ai që fal namaz, i bën ibadetet e të gjitha këtyre. Falja e namazit është bërë farz natën e Miraxhit. Një mysliman që fal namaz duke menduar t'i përshtatet Pejgamberit të dashur të All-llahut, që është nderuar atë natë me realizimin e miraxhit, ngrihet po në ato pozita që i është afruar All-llahut Pejgamberi i bekuar. Ata që falin namaz me mirësjellje dhe kënaqësi ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij, e kuptojnë se janë ngritur në këto shkallë. All-llahu Te’álá dhe Pejgamberi i Tij, duke e mëshiruar këtë ummet, me mirëbërjen e tyre të madhe, e kanë obliguar me faljen e namazit. Për këtë arsye, e madhërojmë dhe falenderojmë Zotin(xheleshanuhu). Kënaqësia dhe rehatia që arrihen në namaz janë gjëra mahnitëse. Profesor Mazhar Xhoni Xhanan thotë: (Edhe pse nuk është e mundur ta shohësh All-llahun, kur fal namaz, arrihet një situatë sikur e sheh atë). Shumë dijetarë të mëdhenj kanë njoftuar njërëzit se kjo gjëndje arrihet. Në fillim të Islamit namazi është falur drejt Jurizalemit. Në kohën kur u urdhërua të braktiset falja drejt Bejtu-l-Mukadesit dhe të kthehemi nga kibla e Ibrahimit alejhisselam, u hidhëruan jahudinjt e Medinës. Dhe thanë: (Ç'do të bëhet me namazet që i keni falur drejt Bejtu-l-Mukadesit ?). Në ajetin 143 të sures Bekare, si përgjegje për këtë, është thënë: "All-llahu nuk ua humb besimin tuaj". Është njoftuar se namazet nuk do të mbeten pa kompensim. Namazi është njoftuar edhe në fjalinë e besimit. Nga kjo merret vesh se, të mos e falësh namazin në përputhje me sunnetin, humbet imani. Resulull-llahu (salall-llahu alejhi ve selem) ka thënë:Drita dhe shija e syrit tim është në namaz".Ky hadith domethënë:(All-llahu është i pranishëm në namaz dhe vështron. Kështu syri im qetësohet). Në një hadith tjetër është thënë: "O Bilal! Më rahato mua!", pra, (O Bilal! Më qetëso (më kënaq) duke e kënduar ezanin dhe duke e lexuar ikametin e namazit. Ai që kërkon rahati në diçka tjetër dhe jo në namaz, nuk është i pranuar. Ai që e lë namazin, punët tjera fetare i lë edhe më shumë).