Libri i namazit/Falja e namazit

Nga Wikibooks

Falja e namazit[redakto]

Në fenë tonë, pas imanit, ibadeti më i vlefshëm e më i preferuar është namazi. Namazi është shtylla e fesë:Është kushti i dytë i islamit. Arabisht namazi quhet Salat. Salat, në esencë, domethënë lutje, rahmet dhe lutje për të të falur. Meqë të gjitha këto tre kuptime gjenden në namaz, atij i është thënë salat.

Gjëja që ka pëlqyer All-llahu më shumë dhe për të cilën ka urdhëruar veç e veç, janë pesë kohët e namazit. Urdhri më i rëndësishëm, pas imanit, që u bëri All-llahu myslimanëve, është falja e namazit.Ai është farzi i parë që është urdhëruar në fenë tonë. Edhe në Kiamet, pas imanit, pyetja e parë do të jetë për namazin. Ai që e jep llogarinë e pesë kohëve të namazit, shpëton nga të gjitha mundimet dhe sprovimet, dhe arrin shpëtimin e amshueshëm. Të shpëtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe të arrish Xhennetin, është e lidhur me faljen e drejtë të namazit. Për namaz të drejtë së pari duhet të merret abdest sipas rregullave, duhet filluar namazi pa ngathtësi e përtesë dhe çdo veprim të namazit ta bëjmë në formë të saktë e të plotë.

Vepra e mirë që e afron njeriun më tepër tek All-llahu dhe që përmbledh të gjitha ibadetet në vete, është namazi. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Namazi është shtyllë e fesë. Kush fal namaz, e forcon fenë e vet. Kush nuk fal namaz, natyrisht që e rrënon fenë e vet”. Ai që nderohet me faljen e drejtë të namazit, është ruajtur nga veprimet e këqija e të shëmtuara. Në ajetin dyzet e pesë të sures Ankebut, thuhet shprehimisht kështu: “Namazi i falur drejt e ruan njeriun nga veprimi i punëve të këqija, të shëmtuara dhe të ndaluara”.

Një namaz që njeriun nuk e largon nga të këqijat, nuk është namaz i drejtë, i vërtetë. Në dukje është namaz megjithatë, derisa të mësojmë të bëjmë namazin e drejtë, nuk duhet lënë pas dore as kjo formë e namazit. Dijetarët islamë kanë thënë: “Nëse një gjë nuk kryhet tërësisht, nuk duhet të lihet pas dore e tëra”. Zoti Mëshirëplotë, të dukshmen mund ta pranojë si të vërtetë. Atij që fal namaz të prishur, nuk duhet t’i thuhet të mos falet fare. Atij që falet kështu, në mënyrë jo të plotë, duhet t’i thuhet që të falet drejtë, se të prishurat duhen përmirësuar. Kjo çështje duhet kuptuar mirë.

Namazet duhen falur me xhemat. Të falësh me xhemat, ka shumë më tepër sevape, se të falësh vetëm (individualisht). Në namaz çdo organ duhet të tregojë përulje dhe zemra duhet të jetë e mbushur me frikë nga All-llahu. Vetëm namazi është ai që do ta shpëtojë njeriun në dynja dhe në Ahiret do ta shpëtojë nga dënimi dhe mundimet. All-llahu në fillim të sures Mu’minun premton: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, e ata janë ata që në namazet e tyre janë të përulur e të kujdesshëm”. Vlera e ibadetit në një vend ku ekziston frika e rreziku, është shumë më e madhe. Kur armiku sulmon, ajo punë e vogël e kryer nga ushtari në ato momente është shumë e vlefshme.Për këtë arsye edhe ibadeti i fëmijëve dhe i të rinjëve është më i vlefshëm, sepse i kundërvihet dëshirave të epsheve të tyre dhe dëshirës për të mos bërë ibadet.

Tre armiqtë që e mundojnë njeriun, që nuk duan ta lënë të bëjë ibadet, janë: shejtani, epshi dhe shokët e këqij. Koka e të gjitha të këqijave, është shoku i keq. Një i ri që nuk u nënshtrohet dëshirave të këqija që vijnë nga këta(shokët), nëse e fal namazin e tij, nëse nuk i lë ibadetet, është shumë i vlefshëm dhe këto ibadete kanë shumë vlerë. Për ibadetin e bërë shpërblehet me më shumë sevape se i moshuari. Për pak ibadete i jepen shumë shpërblime.

Për kë është farz namazi?

Falja e namazit është farz për çdo mysliman, mashkull e femër që është i mençur dhe në moshën madhore.

Në fenë tonë, fëmijët e vegjël që nuk janë të vetëdijshëm dhe që nuk janë ende në moshën madhore, nuk kanë përgjegjësi për faljen e namazit. Por, nënat dhe baballarët duhet t’ua mësojnë fëmijëve të tyre njohuritë fetare dhe duhet t’u krijojnë shprehi që të bëjnë ibadet. Pejgamberi ynë (salall-llahu alejhi ve selem), ka thënë: “Të gjithë jemi barinj të një kopeje dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj (për anëtarët e familjes). Atyre duhet t’ua mësoni Islamin. Nëse nuk ua mësoni, do të përgjigjeni për to”. Edhe në një hadith tjetër ka thënë: “Të gjithë fëmijët lindin (vijnë në dynja) në mënyrë të përshtatshme dhe të volitshme për përqafim të islamit. Pastaj nënat, baballarët e tyre i kthejnë të krishterë, jahudinj dhe të pafe”.

Prandaj, detyra e parë e çdo myslimani është që fëmijëve të vet t’ua mësojë islamin dhe leximin e Kur’anit, faljen e namazit, t’ua mësojë kushtet e imanit dhe të islamit. Ata të cilët duan që fëmija i tyre të jetë mysliman, nënat dhe baballarët që dëshirojnë të arrijnë rahatinë në dynja dhe në ahiret, së pari duhet ta zbatojnë vetë këtë detyrë. Të vjetrit kanë thënë: “Druri lakohet kur është i njomë”. Kur të thahet(plaket), nëse provohet të lakohet, do të thyhet.

Fëmija që nuk ka marrë njohuri islame dhe moral të mirë, u nënshtrohet shpejt atyre që janë në rrugë të keqe. Bëhet i dëmshëm për prindërit e tij, për shtetin dhe për popullin e vet.