Libri i namazit/Adhurimet tona dhe falja
Adhurimet tona dhe falja
[redakto]Ç'është ibadeti?
Ibadet domethënë adhurim, është pajtimi me urdhërat dhe me ndalesat e All-llahut(xheleshanuhu).Ai ka krijuar njeriun e çdo gjë tjetër në hapësirën e pafund të gjithësisëç I ka krijuar nga mosekzistimi i tyre dhe është vullneti i Zotit që bën të ekzistojnë ose të zhduken. All-llahu i mbron ata nga fatkeqsitë që duken dhe që nuk duken.All-llahu, vetëm Ai meriton të adhurohet. Ibadet është të kujdesesh e t’u përshtatesh pejgamberëve, evliave, dijetarëve që kanë arritur kënaqësinë e All-llahut Te’álá.
Detyrë për njeriun është që, të falënderojë All-llahun xheleshanuhu, që i ka dërguar atij begati të panumërta. Me falenderim kuptojmë në radhë të parë zbatimin e urdhërave si agjërim,falja(namazi), zekati dhe largimi nga ndalesat.Sipas verseteve kur’anore dhe haditheve profetike, pastaj vijnë bamirësitë dhe veprat e dobishme që duhet të bëjë besimtari. Obligimet njerëzore dhe obligimi i falënderimit të njerëzve ndaj All-llahut xheleshanuhu, të cilat duhet të kryhen dhe të besohen me zemër, me gjuhë dhe me trup, janë porositur nga All-llahu xheleshanuhu, dhe janë nxjerrë në shesh(publikuar) nga Pejgamberi i Tij i dashur. Detyrat që All-llahu xheleshanuhu, i ka treguar dhe i ka urdhëruar, përbëjnë atë që quhet Islam. Falënderimi i bëhet All-llahut xheleshanuhu, duke pasuar nga rruga e ndjekur nga Pejgamberi i Tij. Ai që nuk pajtohet me këtë rrugë, mbetet jashtë fesë islame, Falënderimi, ibadeti nga këta njerëz për All-llahu xheleshanuhu, nuk pranohet e nuk pëlqehet. Sepse ka shumë gjëra që njerëzit i kanë menduar të mira, të bukura, të cilat islamizmi E ka shpjeguar se janë të shëmtuara.
Ata që janë të mençur, për ta falënderuar e për t’i bërë ibadet All-llahut Te’álá, duhet të kënaqen me Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem).
Ai që i përshtatet Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), është mysliman i devotshëm. Obligimet e çdo besimtari sipas Islamit ndahen në dy grupe:
1. Gjërat që duhet të besohen me zemër dhe
2. Ibadetet që do të bëhen me zemër dhe me trup.
Më i lartësuari nga ibadetet që bëhen me trup, është namazi. Çdo mysliman që është mukel-lef (i ngarkuar, i detyruar), e ka farz që të falë pesë kohë namaz në ditë.