Jump to content

Letersia e Gergj Fishtes/2

Nga Wikibooks

Diskurset në letërsinë e Fishtës


Artet janë memece (Fraji), anda duhet kritika t’i bëjë ato të flasin. Semiologu dhe dijetari i mirënjohur Umberto Eco shkuan: “Nëse është e vërtetë se të bësh kritikë do të thotë të kuptosh dhe të na bësh edhe ne të kuptojmë se si është krijuar një tekst”. Ky mision i dyfishtë që na sugjeron Eco, shtreson dy lloje kërkimore që pretendojmë t’i analizojmë.

Me intencën e sprovës së formuluar, Diskurset në letërsinë e Fishtës, emërtohet korpusi letrar i Fishtës, domethënë tekstet letrare të fushës së artit (letërsisë), në të gjitha zhanret e krijimit letrar, nëpër të cilat kaloi dhe la gjurmë pena krijuese e autorit; me një intencë sprovuese në imanencën e teksteve letrar; tekste (krijime) këto të cilat i shqyrtojmë nga prizmi i një kërkimi poetik e letrare, që kërkon stilin e diskursit autorial, si diskurs i veçantë, personal dhe model i konstruktimit të ligjëratës letrare, artikuluar në diskurs letrar e estetik, brenda një sistemi më të zgjeruar, i cili asimilon dimensionin empirik letrare, si pjesë e produktivitetit referencial në shkrim; status ky të cilin e njeh letërsia e Gjergj Fishtës. Ky sistem, në instancën poetike, formësohet nëpërmjet ruajtjes së shenjave dhe kodeve të njohura letrare, në kuptimin e parë, që vijnë nga një proveniencë e caktuar kulturore a letrare. Pra në letërsinë e Fishtës, këto janë shprehje, kode a tema të ”huazuara” nga referencialiteti dhe që ndërtojnë simbolizmin letrar kryetipor (Northrop Fraji), duke futur në shkrim imazhe letrare, që prekin në kujtesën letrare. Këto trajta e kategori letrare, na shfaqën si pjesë e diskurseve letrare e kulturore të njohura (Linda Hacion), të cilat kurdoherë në veprat letrare të autorit, bartin variante empirike funksionale e evidente, si dhe paraqesin rol të posaçëm në konstruktimin e ligjëratës poetike, brenda universit letrar të Fishtës. Paramodelet e diskurseve (ligjërimeve) qoftë kulturore apo letrare, të evidencuara në kultura të ndryshme të shkrimit, bashkë me diskursin autorial, bashkëjetojnë në letërsinë e tij, përmes një aparature poetike të perfeksionuar me gjetje letrare të nivelit të lartë estetik. Kësisoj autori sforcon dhe përmbushu dimensionin origjinal universal dhe statusin qëllimor të letërsisë së tij, që ka për tandem shkrimin misionar. Diskurset, duke u rikualifikuar nga variantet e mëhershme letrare, nga pikëshikim poetik autorial, përveç se marrin shenjëzime të reja semantike e estetike, nga pozicioni autorit empirik, ato natyrshëm konvertohen dhe marrin konotacione, të cilat ndërlidhen me një gjendje kohore letrare dhe retorike, që është qëllim i autorit. Kodet tematike apo diskurset e “huazuara” konotojnë, edhe trajta me nuanca dihotomike, duke hibridizuar diskursin personal e autorial ligjërimet e njohura, vetëm sa sforcohet tekstin, ngase bëhet pjesë aktive e diskurseve të mëparshme (Linda Haçion). Kategoritë letrare, të përkufizuara si diskurse, të cilat formësojnë stilin e shkrimtarit Gjergj Fishta, janë shumëplanëshe, dhe si të këtilla funksionojnë në kuadër të sistemit letrar të krijimtarisë artistike të autorit përmes një vetëdije të ngritur letrare, ku dallohet delli i fuqishëm i shqiptimit të botës artistik. Në këtë studim, kemi për synim përkufizimin e disa kategorive të diskurseve, të hetuara në korpusin letrar të teksteve letrare të autorit, të fushave fundamentale të prodhimtarisë artistike (epikë, lirikë, dramatikë, satirik), në të cilat autori shkëlqeu në mënyrë krejt origjinale dhe ndërtojë modelin letrar të papërsëritshëm. Hulumtimet, qoftë edhe sprovuese, me përcjellje të disa teksteve konkrete, janë një tregues i qartë se letërsia e Fishtës, në shkallë të gjerë formësohet nëpërmjet ligjërimeve letrare të njohura në kulturën letrare dhe për tej saj, që vijnë nga modele të ndryshme kulturore e religjioze. Në këtë aspekt analizat e tipareve të veçanta dhe të përbashkëta, si dhe statusi i tyre në pozicionim autorial është qelës për të hyrë dhe kuptuar universin e diskueseve që e karakterizojnë letërsinë e Fishtës. Diskursi origjinal, i konceptuar si autorial, është specifik në gjuhë e stil. Ka status të fuqishëm dhe tingëllon fuqishëm në tekst. Ky lloj diskursi përzgjedh një gjuhë të goditur poetike dhe përdor një figuracioni të qëlluar, kryeisht oral e religjioz biblik. Në këtë rrafshe të konfirgurimit të ligjeratës letrare, autorit del mjaft spirtuoz dhe elokuent në shprehej. Ky diskurs në bashkë-artikulim me diskurset tjera që janë refernciale, të cilat shfaqen analog me tekstet të ndryshme të njohura, qoftë nga oraliteti, mitet, kultura e moçme nacionale, apo edhe nga sferat e filozofisë dhe religjiozitetit, konvertohet në diskursin e veçantë që e ka vulën e stilit fishtian të shkrimit, karakterizuar nga një dramticitet në tekst, një emocionalitet dhe shprehej e përpunuar letrare. Në veprën letrare të Fishtës shohim të sajuara disa rrjete tekstesh e diskursesh: tekste të Shkrimit Shenjtë Biblik; tekste nga literatura e përbotshme, veçanërisht ajo antike, që mbeten shënjues letrare specifike. Kjo mënyrë e shkrimtarisë, në sistemin e tërësishëm poetik, na sugjeron edhe për shumëplanësinë e diskurseve. Në fakt, kjo formë kreacioni, realizon tekstualitet dramatik; tekstet duke ruajtur inter/shenjat me diskurse të njohura, karakterizohet nga gjuha e gjallë, stili i rrjedhshëm, idetë e shpërthimet dinamike e dramatike, shprehjet e përpunuar letrare, figuracioni i transformuar gjithnjë me gjetje brilante poetike, të thithura nga frazeologjia popullore, apo kultura universale letrare.

Në sistemim letrar të krijimtarisë letrare të Fishtës, me theksime në zhanrin e epikës, të teksti ”Lahuta e Malcis”, Fishta shpërfaq fuqishëm dhe plotënisht diskursin që rezulton nga kultura e letërsia nacionale folklorike, që bënte jetë aktive në Malësi, ku autori kaloj pjesën më të madhe të jetës. Njëherit ky tekst pasurohet edhe nga mitologjia e pasur vendëse dhe e huaj. Të gjitha këto, bashkë-artikuluara, të shpërnderuara në strukturën e brendshme letrare, me një sens kreacioni specifik formësojnë epin “Lahuta e Malcis”. Ligjërata poetike ndërlidhet fuqishëm me kodet tematike e historike. Rrjedhimisht edhe me personazhet e njohura të ambientit shqiptar. Ky lloj i ligjëratës poetike, ruan karakteristikat me formulimet e frazeologjisë popullore, ritmin e melodinë e gjallë, për të formësuar një asociacion të shumëllojshëm artistik, pastaj edhe semantik të tekstit. Në tërësi, sistemi poetik, stilistik brendapërbrenda këtij konstulacioni e bën këtë vepër krijim poetik brilant. Diskursi-teksti letrar ruan inter/shenjat me shenja e diskurse popullore e orale, në shumë plane të ndërtimit dhe organizmit të lëndës letrare. Edhe në makro e mikro strukturë. Kënga për ”Tringën”, përveç se shënjon e hibridizon diskursin letrar autorial; Fishta nga diskursi epik këtu shpërthen në shënjues të treguesit lirik; statusi i këngës ka shenja të pastra lirike dhe në të njëjtën kohë, kënga shënjon lidhjet e fuqishme interletrare mes ”Lahutës…” dhe letërsisë orale, respektivisht shënjon raportin interletrar me këngën e njohur për Gjergj Elez Alinë dhe motrën e tij. Ligjërata poetike, përveç në planin e kodit tematik, ku spikatet heroina Tringa, e cila shëmbëllen dukshëm me motrën e Gjergj Elez Alinë, edhe në planin e strukturimit të idesë qendrore, ruan shenjat e intertekstit të pastër letrar. Dimensioni interaktiv është i fuqishëm dhe dinamik. Madje modeli referencial thithet edhe në planin e strukturimit të idesë letrare. Teksti trajton trimërinë shqiptare, projeksionet morale të autorit për qenien femërore, qenie kjo që vazhdonte të jetë tragjike; ashtu siç ngjet në paratekstin poetik, Tringa për të mbrojtur pragun, moralin, virgjërinë, vetëflijohet. Ky vetëflijim është ndodhi që lexuesi i ka të ditur nga varianti i njohur në këngën për Gjergj Elez Alinë. Teksti autorial duke ruajtur në esencë shenjat e fuqishme me paramodelin e këngës në fjalë; në dimensionin autorial, vetëm sforcon variantet e njohura referenciale, idenë, dialogun, sëmundjen, perceptimet, vetëflijimin e motrës. Më tej, teksti në intenca shpërthen në domosdonë e fuqizimit të këtyre tipareve, nga fakti se rezulton statusi i pavdekësisë në shkrimin letrar-estetik për heroinën. Jo vetëm mënyra e këndimit të luftës shqiptare për liri, e cila thithë poetikën e Këngëve Kreshnike, pastaj Këngëve historike, si dhe legjendave për qenie mitologjike, përshkon tekstin e ”Lahutës…”, brenda tridhjetë këngëve, por edhe ritmi e melodia aq popullore, të cilat i japin një karakteristikë të veçantë poetikës së epit. Gjitha këto, kur autori insiston fuqishëm në fuqizimin e raportit të ndërliqshëm e intencional: Atme e Fe. Afria në planin e kompozicionit, në planin stilistik, pastaj edhe në kodet tematike, me variantet e njohura letrare, e bënë ”Lahutën…” krijim kulmor epik në literaturën shqipe, të përpunuara mjeshtërisht nga dora e krijuesit me dell të fuqishëm artistik. Që të shfrytëzohet kjo materie letrare, përveç edukimit të poetit ka ndikuar në përmasa të mëdha gjendja e kombit në përgjithësi, kontestet socio-kulturore, që në tërësi i dhanë frymëzim në vullkanet krijuese autorit. Andaj tipet e diskurseve që i gjejmë brenda letërsisë së tij janë të shumëllojshme: ato janë orale, mitike, biblike, klasike, për t’u pasuruar fuqishëm përmes pikëshikimeve fiksionale. Kësofare, poetika e letërsisë fishtiane është e realizuar në shkallë të gjerë. Aty literariteti (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, përmes shenjave e simboleve që shprehin qenësinë shqiptare, qenësi që pikaset përmes Mallit, Dashunisë dhe Dhembjes Autoriale.