Jump to content

Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Prokuroria Publike

Nga Wikibooks

Neni 181

Prokuroria publike është organ i pavarur shtetëror.
Prokuroria publike ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën.
Prokuroria publike kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj.
Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar.
Prokuroria publike i ushtron funksionet e saj në bazë dhe në suaza të Kushtetutës dhe ligjit.

Neni 182

Prokurorin publik të Kosovës dhe zëvendësit e tij i emëron Kuvendi i Kosovës me propozimin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa prokurorët publik të tjerë me propozimin e Prokurorit Publik të Kosovës, pas konsultimit me Komisionin për Emërime të Kuvendit të Kosovës.
Prokurori publik emërohet për tetë vjetë me të drejtë riemërimi.

Neni 183

Funksioni i prokurorit publik është i papajtueshëm me funksionet në organet tjera shtetërore, me anëtarësinë në parti politike si dhe me funksione e veprimtari të tjera të caktuara me ligj.

Neni 184

Prokurori publik gëzon imunitet.
Për imunitetin e tij vendos Kuvendi.
Formimi, organizimi, kompetencat dhe çështje të tjera lidhur me Prokurorinë ublike rregullohen me ligj.