Jump to content

Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Organet e Kosovës

Nga Wikibooks

Neni 8

Mbledhja e parë e Kuvendit të posazgjedhur të Kosovës mbahet më së voni 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.

Neni 9

Zgjedhja e Qeverisë së Kosovës do të bëhet më së voni 30 ditë pas mbledhjes së parë të Kuvendit të Kosovës.

Neni 10

Gjykata Supreme e Kosovës dhe gjykatat e instancave të tjera zhvillojnë punën në përbërjen dhe në kuadrin e kompetencave të caktuara me rregullloret e UNMIK-ut deri më ___________ .
Zgjedhja e re e kryetarit dhe e gjykatësve të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe të gjykatave të instancave të tjera do të bëhet brenda ________ .
Procedura e filluar përkitazi me lëndët që nuk kanë përfunduar vazhdon të zbatohet nga përbërja e re e zgjedhur e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe të gjykatave të instancave të tjera.

Neni 11

Prokurori Publik i Kosovës e zëvendësit e tij dhe prokurorët e zëvendësit e tyre të instancave të tjera zhvillojnë punën në përbërjen dhe me kompetencat e caktuara me rregulloret e UNMIK-ut deri më ___________ .
Zgjedhja e re e Prokurorit Publik të Kosovës e zëvendësit të tij, si edhe e prokurorëve dhe zëvendësve të tyre të instancave më të ulta, nga ana e Kuvendit të Kosovës, do të bëhet brenda ________ .
Procedura e filluar përkitazi me lëndët që nuk kanë përfunduar vazhdon të zbatohet nga prokurorët dhe zëvendësit e tyre të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Neni 12

Organet e administratës së Kosovës dhe institucionet publike me karakter administrativ vazhdojnë punën në kuadrin e kompetencës së tyre të përcaktuara me rregulloret e UNMIK-ut deri me nxerrjen e Ligjit për administratën nga Kuvendi i Kosovës.

Neni 13

Kuvendi i Kosovës do të bëjë zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri më ___________ .
Gjykata Kushtetuese e Kosovës fillon punën më së largu deri më ___________ .

Neni 14

Ombudspersoni (Avokati i Popullit) dhe zëvendësit e tij të emëruar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së do të vazhdojnë punën dhe mandatin në pajtim me Rregulloren nr. 2000/38.
Zgjedhja e Ombudspersonit (Avokatit të Popullit) të ri dhe të zëvendësve të tij nga Kuvendi i Kosovës do të bëhet deri më ___________ .