Jump to content

Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Ndryshimi i kushtetutës

Nga Wikibooks

Neni 260

Kushtetuta e Kosovës ndryshohet dhe plotësohet me amandamente kushtetuese ose me ligj kushtetues.

Neni 261

Propozimin për t'i hyrë ndryshimit ose plotësimit të Kushtetutës mund ta bëjnë së paku 50.000 zgjedhës, së paku 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës.
Për propozimin për t'i hyrë ndryshimit të Kushtetutës vendos Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Neni 262

Projektin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi i Kosovës dhe e nxjerr në diskutim publik.
Kuvendi, pas zbatimit të diskutimit publik, përcakton propozimin e aktit mbi ndryshimin e Kushtetutës dhe vendos për të.
Ndryshimi i Kushtetutës quhet i miratuar në Kuvend nëse për të kanë votuar së paku 2/3 të të gjithë deputetëve.
Në qoftë se akti për ndryshimin e Kushtetutës nuk miratohet, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për çështje të njëjtë nuk mund të përsëritet para se të kalojë një vit nga dita kur është refuzuar propozimi për ndryshimin e saj.
Në qoftë se Kuvendi nuk e miraton propozimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me atë çështje edhe pasi të kalojë një vit nga dita kur është refuzuar propozimi i aktit për ndryshimin e saj, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës vëhet në referendum.

Neni 263

Akti për ndryshimin e Kushtetutës quhet i miratuar, nëse në referendum për të janë deklaruar më tepër se gjysma e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve.
Në qoftë se akti për ndryshimin e Kushtetutës nuk miratohet me referendum, propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për çështjen e njëjtë nuk mund të parashtrohet përsëri para se të kalojë një vit nga dita kur akti i tillë nuk është miratuar.
Aktin e miratuar për ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi i Kosovës.