Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Mbrojtja
Appearance
Neni 241
- Është e drejtë dhe detyrë e pacenueshme dhe e patjetërsueshme e shtetasve të Kosovës që të mbrojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e territorit të Kosovës.
Neni 242
- Shërbimi ushtarak është i obligueshëm.
- Shtetasi që për arsye ndërgjegjeje nuk pranon shërbimin me armë në forcat ushtarake është i detyruar të kryejë shërbimin alternativ, siç parashihet me ligj.
Neni 243
- Askush nuk ka të drejtë të njohë ose të nënshkruajë kapitulimin, e as të pranojë ose të njohë okupimin e Kosovës ose të ndonjë pjese të saj.
- Askush nuk ka të drejtë t'i pengojë shtetasit e Kosovës që të luftojnë kundër armikut që ka sulmuar vendin . Aktet e tilla janë kundërkushtetuese dhe dënohen si tradhti ndaj vendit.
- Tradhtia ndaj vendit është krim i rëndë kundër popullit dhe dënohet si vepër e rëndë penale.
Neni 244
- Pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës e mbron forca ushtarake e Kosovës.
- Realizimi i mbrojtjes së Kosovës rregullohet me ligj.
- Llojet, shtrirja dhe organizimi i mbrojtjes së integritetit dhe pacenueshmërisë së territorit të Kosovës rregullohen me ligje, të cilat i miraton Kuvendi i Kosovës me 3/5 e votave të të gjithë deputetëve.