Jump to content

Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Kontrolli i Lartë

Nga Wikibooks

Neni 234

Kontrolli i Lartë i Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Kosovës e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi i Kosovës me propozim të Kryetarit të Kosovës për katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 235

Kontrolli i Lartë i Kosovës:
- kontrollon veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridik shtetërorë;
- kontrollon përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit të Kosovës, të komunave dhe të qytetit të Prishtinës;
- kontrollon veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilat Kosova ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga organet shtetërore të Kosovës.

Neni 236

Kontrolli i Lartë i Kosovës i paraqet Kuvendit:
- raportin për zbatimin e buxhetit të Kosovës;
- mendimin për raportin e Qeverisë për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi;
- raportin vjetor të veprimtarisë së tij.