Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Harmonizimi i dispozitave të UNMIK-ut me Kushtetutën e Përkohshme të Kosovës

Nga Wikibooks

Neni 15

Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë deri më ___________ :
1. Ligjin mbi zgjedhjen dhe revokimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të kuvendeve komunale dhe të Qytetit të Prishtinës;
2. Ligjin mbi Qeverinë e Kosovës;
3. Ligjin mbi organet e administratës së Kosovës;
4. Ligjin mbi gjykatat;
5. Ligjin mbi prokuroritë publike;
6. Ligjin mbi Ombudspersonin e Kosovës;
7. Ligjin mbi procedurën para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës;
8. Ligjin mbi Bankën Qendrore të Kosovës;
dhe ligjet e tjera relevante.

Neni 16

Ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji mbeten pa fuqi këto akte të UNMIK-ut:
1. Rregullorja mbi Kompetencat e Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/1999/1);
2. Rregullorja mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë (UNMIK/REG/1999/24);
3. Rregullorja mbi Amendamentin e UNMIK-ut Nr. 1999/1 për Admninistratën e Opërkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/1999/25);
4. Rregullorja mbi Strukturën e Përbashkët të Përkohshme Administrative të Kosovës (UNMIK/REG/2000/1);

Neni 17

Deri më ___________ duhet të harmonizohen me Kushtetutën e Përkohshme të Kosovës të gjitha Rregulloret e tjera të UNMIK-ut.

Neni 18

Ky Ligj hyn në fuqi njëkohësisht me shpalljen (nxjerrjen) e Kushtetutës së Përkohshme të Kosovës nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.