Jump to content

Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Gjendja e luftës

Nga Wikibooks

Neni 253

Gjendje lufte konsiderohet rreziku i drejtpërdrejtë i sulmit mbi Kosovën, nëse është sulmuar Kosova apo nëse i është shpallur lufta.
Gjendjen e luftës e shpall Kuvendi me 3/5 e votave të të gjithë deputetëve, sipas propozimit të Kryetarit të Kosovës, të Qeverisë së Kosovës apo të më së paku 30 deputetëve.
Në qoftë se Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për gjendje lufte e nxjerr Kryetari i Kosovës dhe këtë vendim ia prezenton Kuvendit që ta verifikojë, kur për këtë të krijohen kushtet që ai të mblidhet.