Kushtetuta e përkohshme e Kosovës/Banka Qendrore
Appearance
Neni 233
- Kosova ka Bankën Qendrore të Kosovës.
- Banka Qendrore e Kosovës ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës, të zbatimit të pavarur të politikës monetare të Kosovës dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Kosovës.
- Banka Qendrore e Kosovës drejtohet nga një Këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori.
- Guvernatorin e Bankës Qendrore e zgjedh Kuvendi i Kosovës me propozim të Kryetarit të Kosovës për katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
- Organizimi dhe puna e Bankës Qendrore rregullohen me ligj.